Pjesa e peste.

91 8 36
                                    

Stov, Vermont / Tetor.

Oficeri qe me shoqeroi deri ne zyren e drejtorise, ku siç hamendesoja, do te ishte edhe Rafolf Rivera, ishte pothuajse gazmor. Me pyeti se nga njeshi e deri tek dhjeta, sa e merzitshme ishte shkolla dhe kur iu pergjigja dhjete, ai ma priti menjehere mos te nxitohesha, sepse per punen do te rritej nga njeshi tek njezeta. Ishte biseda e vetme qe pata shkembyer me te, sepse kur desha te perfitoja nga miresia e tij dhe ta pyesja perse po na merrnin ne pyetje te gjitheve, arritem mu perpara deres se drejtorise. Pikerisht aty, edhe ai u be serioz dhe e uli braven me ngadale.

Kur hyra brenda, degjova mermeritjen e oficerit qe kerkoi te largohej dhe pasi nuk i erdhi asnje pergjigje, ai doli jashte. Dera u mbyll pas shpatullave te mia. Radolfi ishte kthyer ne anen e kundert, me shpine nga mua. Mund ta imagjinoja qe ia kishte ngulur veshtrimin pyllit te Vermontit, atyre majave te pemeve qe benin gare me majat e maleve, kush e kush e arrinte me prane kupen e pakapshme te qiellit. Pastaj, degjova gervimen e rrotave te kolltukut pas pllakave dhe ai u kthye.

-Mirese te gjej, Remington Kuper.

-"Nuk e beri ai! -ulerita. Desha te vrapoja drejt tij, por duart e babit me mberthyer pas kraheve dhe nuk munda te beja as edhe nje hap. -Nuk e beri ai! Mos e arresto!

Ai ktheu syte e vegjel ngjyre guri dhe me veshtroi. Pastaj, tundi koken me mospelqim dhe degjova zhurmen kercitese te mbylljes se prangave. Nuk e kuptova ku e gjeta tere ate force per tu shpetuar duarve te forta te tim eti, por u gjenda duke bllokuar deren. Veshtrova drejt e ne sy kete burre me uniforme, qe nuk shfaqte asgje: as meshire dhe as mbeshtetje emocionale. U mbeshteta pas deres, duke e mbyllur plotesisht.

-Leshoje ate. -thashe neper dhembe. Kur vetullat e shefit u rrudhen, perserita me nje ze me te qarte. -Leshoje.

-Vajze, mos na e bej me te veshtire punen. -psheretiu. Mandej, zgjati doren te me hiqte prej rruges.

Ishte dora e tij qe e pengoi kete here, prekjen e padeshirueshme. Pashe se si dora e shefit u perplas fuqishem pas murit dhe pavaresisht prangave te vena ne parakrahet e duarve, Oktaviusi nisi ta gjuante me kembe i acaruar. Syte i ishin ndezur zjarr. U desh nderhyrja e policeve te tjere dhe tim eti qe te ndalonin shqelmat qe hidhte ai. Une s'po e gjeja dot me veten se ku gjendesha dhe kush ishte djali qe kisha perballe: im vella apo vrasesi i sime meje. "

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now