Pjesa e trembedhjete.

64 9 34
                                    

Stov, Vermont / Tetor.

Hapa deren. Uinstoni nderpreu mesimin, qe ishte duke shpjeguar. Syte e te gjithe nxenesve te klases B u kthyen nga mua. Nisa te shikoja per Sharloten. Pas fytyres se dy binjakeve, Majkellit dhe Mores, ajo dukej sikur po perpiqej te mbulohej nga mua. Diegon, Emen e Danielin nuk ma zune syte gjekund': sigurisht nuk ishin aq budallenj sa mua, saqe kur linin oren, te riktheheshin serish. Mbylla me ngadale deren pas shpatullave dhe nisa te ecja drejt Sharlotes. Hapat nuk mu nderprene as nga zeri i Uinstonit, qe me bertiti te ndaloja.

-Ngrihu. -ndalova mu perballe banges se saj. E çuditur, ngriti veshtrimin drejt meje. -Ngrihu, Sharlote. Kemi nevoje te flasim.

-Rem', -me nguli syte, sikur donte te me thoshte diçka. Dhe e dija çfare: te zhdukeshin e te flisnim me vone.

-Tani. -perfundova, duke e zene per dore.

Ajo nuk levizi vendit. U detyrova ta ngrija me zor prej karriges. Veshtrimet e tjereve qe po na perndiqnin, nuk me benin asnje pershtypje. Sharlota me kishte fshehur ate qe nuk ma merrte mendja asnjehere. Ne grupin tone, qe te vegjel ishim betuar se nuk do te fshihnim asgje dhe mendimi se Sharlota fshihte tere kete, mua me terrorizonte mendimet dhe me shkundte tere themelet e asaj shoqerie qe kishim ngritur. Sapo u gjendem perballe, me behej te ngrija doren e te shpertheja nje shpulle, por ishte serish Uinstoni ai qe me ndaloi:

-Remington. Ulu. Nuk toleroj askend qe edhe le oren time, edhe kerkon te nxjerre te tjeret.

-Profesor, -u ktheva nga ai. Syte e tij pis te zinj me veshtruan. -Ka gjera me te rendesishme se ora jote, ne rregull? Eshte Helena Hills. Ka vdekur vajza e kryebashkiakut.

-Nuk eshte puna jote vdekja e saj. Nuk je police.

Nuk i thashe asgje, terhoqa edhe Sharloten dhe dola jashte. Uinstoni me thirri serish, por nuk i ktheva pergjigje. Perplasa fort deren dhe duke leshuar doren e saj, u largova ca prej klases. E acaruar, u mbeshteta pas dollapit te çantave dhe nuk fola nje çast. Mendimet po me beheshin lemsh me njera-tjetren. Sharlota nuk po me afrohej, qendronte menjane e pasigurt se çfare duhej te kisha. U ktheva vrullshem nga ajo dhe me koken mbeshtetur pas dollapit, hyra drejt e ne teme:

-E ke bere ti. -Ajo rrudhi vetullat. -Shperndarjen e Bekes, qe ishte me leuçemi. E ke bere ti.

Ajo ngeli keq. Eshte nje moment, kur njeriu nuk e di. Nuk e di se si eshte te akuzohesh, se si eshte te te rrezojne. Eshte nje moment, kur ti dyshon ndaj njerezve qe te kane rrethuar gjate gjithe kohes, dyshon sepse sheh anen qe nuk e ke pare asnjehere ne karakterin e tyre. Askush nuk di asgje per tjetrin, eshte nje fakt derrmues. Dhe kur mendon se di, se di mjaftueshem, nuk di asgje. Ti mezi njeh veten. Te kerkosh te njohesh te tjeret skute me skute e cep me cep, eshte diçka qe nuk e pranon dot ti dhe te tjeret.

-Ajo nuk me donte. -tha. Por Helena i donte te gjithe. Helena Hills me donte edhe mua, mbase jo ne te njejten menyre si Sharloten, por as nuk me urrente. -Ishte egoiste. Frikacake.

-Ti ishe frikacake, Sharlota! -i bertita. Ajo hapi fort syte e ggjelbert si te maces. -Ti ishe frikacake, sepse kishe frike tu tregoje njerezve kush ishe ne te vertete! Kush je ne te vertete! Ke frike, sepse nuk do te paragjykohesh, sepse nuk do te te shohin si dike ndryshe me diçka ndryshe! Ti ke frike, ti je frikacakja ne kete mes, jo Helena!

-Ti nuk e di se si eshte te jesh ndryshe!

-E di! -i ulerita. Mbase po bertisja teper. Mbase drejtori do te me degjonte e do te vinte perpara se ta therriste Uinstoni. -E di, ne rregull? Une jam vajza, qe dhunohet nga babai i saj! Jam motra e vellait, qe ka vrare nenen e tij! Mos me flit mua per perbuzjen e te tjereve! Per paragjykimet! Sepse une i kam hasur gjithmone ato, Sharlota, ne rregull? Kurse ajo qe ti mendon se quhet paragjykim, qe mendon se do te quhet paragjykim, eshte bere tani, rutine per te gjithe!

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now