Pjesa e tete.

70 9 36
                                    

Stov, Vermont / Shtator.

Ne shtepi, nuk pati njeri tere mbasditen kur u ktheva nga shkolla. Kisha qendruar tere dites ne medyshje te shkoja apo ne spital, por zgjodha te pervidhesha aty gjate nates; mund ta shikoja Beken ne mbremje, atehere edhe nuk do te kishte njeri dhe s'do te me vinin re. Edhe Bekes do i behej qejfi, se nese e takoja tani, rrezik ndodhte ndonje situate e tensionuar midis meje dhe mamase. Perpara se te dilja, kete here mora jo vetem parate per te qerasur Sharloten me ndonje gje, por edhe biçikleten per te arritur nje çast e me pare ne "Strofullen e fshehte". Mora rrugen e pyllit, per t'i rene me shkurt.

E ndalova biçikleten pak me larg, duke e lidhur pas nje peme. Pastaj, nxitova hapat drejt laboratorit te Sharlotes, duke i rrotulluar syte ngado se mos e pikasja ndokund'. Tek ecja me kepucet qe me shtypnin gjethet e rena te pemeve te pyllit, ndalova. Pak me larg, ajo me kufjet ne vesh dhe celularin ne njeren dore, po rrotullohej me ngadale prane liqenit. Me ngadale, per te mos bere zhurme e per te mos i terhequr vemendjen, u fsheha pas nje trungu peme dhe nisa ta shikoja fshehtas.

Menyra se si fijet e flokeve te kuq, qe sot i kishte mbledhur ne nje topuz te çrregullt maje kokes, i perplaseshin ne fytyre teksa rrotullohej. Kishte mbyllur syte dhe dukej sikur po shijonte muziken qe transmetohej ne kufjet e saj. Ndieja zemren ne kraharor qe me rrihte rrezikshem, tek vereja menyren se si atletet e saj te bardha qe me çorapet e gjata ngjyre ylberi, puthnin token me hapa te kujdesshem dhe te matur si nje balerine e vertete. Vereja menyren se si me ngadale, lakonte cepat e buzeve dhe buzeqeshte. E me pas, e gjeja duke mermeritur nen ze kengen.

S'e kisha mendjen, as vete s'e kuptova perse u trullosa pas kercimit te saj qe me dukej kaq i mahnitshem dhe i bukur, derisa kur leviza, u perplasa lehte me trungun e pemes ku isha fshehur. Sharlota shkeputi me vrull kufjet prej vesheve dhe ktheu koken. Pa perqark me syte e zmadhuar, sikur po kerkonte ta ndjente rrezikun, pastaj kur u kthye dhe me pa mua, qe nuk isha munduar as te fshihesha, nxorri celularin, ndaloi siç dukej, kengen dhe mu afrua me hapin e saj aq te zakonshem dhe te kujdesshem.

-Keshtu pra, Helena Hills, ke nisur te me spiunosh nga pas trungjeve te pemeve? Te gjeta dy here mat duke me spiunuar. -me tha. Une qesha lehte e zene ne siklet, por asaj s'i levizi cepi i buzes. Po me ndiqte me syte shkelqyes ngjyre bari, sikur po mundohej ta kuptonte çfare po mendoja. Por une as vete s'e dija çfare po mendoja. Ne koke, me ishte krijuar nje top i madh lemshi.

-Cfare kenge po degjoje? -zgjodha ta pyesja, qe t'i shpetoja pyetjes se saj dhe veshtrimit perndjekes, aq xixellues nen ato rreze te flakta te diellit te perendimit.

-Ah, -ia beri. Nxorri serish celularin, pashe se si shtypi diçka dhe pastaj, duke ngritur kufjet, me zgjati njeren ane te tyre, teksa tjetren e futi ne veshin e saj. -Merre. Degjoje.

Me pak ndrotje, e terhoqa dhe e vendosa ne veshin tim. Sharlota levizi ngadale dhe e ndjeva se si me ishte afruar. Me bisht te syrit, pashe se si nje distance fare e vogel ndante lekuren e faqes sime te prekte sajen. Zemra nisi te me pomponte çrregullisht ne kraharor. Kur Sharlota hapi kengen, mu largua ndjesia e meparshme dhe u perpiva nga notat e muzikes. Me hyne fjalet drejt e ne vesh:

-I think we're alone now,
there doesn't seem to be anyone around.
I think we're alone now,
The beating of our heart is the only sound.

-'I think we're alone now', Tiffany, -tha Sharlota. Zeri i saj u bashkua me muziken.

-S'e kam degjuar asnjehere, -peshperita. Ktheva koken nga ajo. Ishte fare afer. Ia shihja profilin e fytyres. Hunda e vogel, me pak majuce perpara. Syrin e majte, me ate ngjyren e mahnitshme te limonit jeshil dhe buzet e plota.

-Mos u bej budallaqe, eshte e 1987. -qeshi dhe ktheu veshtrimin nga mua. Padashur a me dashje, syte e mi pershkruan perposhte hundes se saj dhe ndaluan ne buzet e plota. Veshtrimin e saj e gjeta te perqendrohej ne fytyren time.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now