Pjesa e njezet e kater.

50 11 18
                                    

Stov, Vermont / Shtator.

Eshte diçka, qe njerezit e quajne lumturi. Mendoj se nuk e kane ne kuptimin se jane te lumtur, besoj se anohen me shume ne faktin se dikush apo diçka i ben ata te lumtur dhe te pashprese, te gjithe kapemi qe ajo te jete me ne pergjithmone. Kemi frike te shkeputemi, sepse mendojme se pas nje 'pergjithmone', eshte nje grope aq e thelle dhe e madhe, saqe nese rrezohemi, askush nuk do te na shikoje dhe ne do te mbetemi aty deri ne perjetesi. Une u kapa pas Oliverit. U kapa pas fijes se shpreses, qe ai me dorezoi pa asnje ngurrim. Dhe e terhoqa, e terhoqa ate fije shprese me shume kujdes se mos e shkepusja.

Te shtunen, u ngrita heret. E kisha lene bashke me Oliverin qe te shkonim ne Fermen e Riketsonit. Me premtoi se do te me mesonte te kaleroja. Babai i tij ishte nga fshati, aty rrotull Stovit dhe gjate pushimeve verore, ai me tha se meqe gjysherit jetonin ne fshat, shkonte shpesh dhe gjyshi e kishte mesuar te kaleronte. Nuk me kishte zene gjumi nga padurimi per mengjesin. Zilja e celularit me tringelloi qe ne oren pese te mengjesit, ashtu siç e pata lene me Oliverin. Do te niseshim heret ne Fermen e Riketsonit, keshtu nuk na zinte as vapa. Te kaleroje kur dielli dilte ne horizont, ishte shume e veshtire, te pakten keshtu thoshte Oliveri.

Fatmiresisht, mami dhe babi ishin ne gjume, se dera e dhomes se tyre ishte e mbyllur dhe nuk me ndjene kur u largova. U ktheva nje vrap tek 'Oret e mesnates', perpara se te kaperceja drejt kryqezimit qe ndante pastiçerine me shkollen -vendi ku do te takohesha me Oliverin. Porosita mengjesin e preferuar te Bekes dhe per here te pare, e mora rrugen drejt spitalit me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre. Ose isha ngritur une me tere kete energji pozitive, ose Oliveri ishte burimi i kesaj energjie.

Ne spital, Beken e gjeta duke fjetur dhe dukej aq e paqte ne ate djep endrrash, sa nuk ma beri zemra ta ngrija. Ia lashe mengjesin ne komo, i kerkova nje infermiereje jashte ne korridor, nje cope leter e nje stilolaps dhe i shkruajta "Nga Helena. Motra jote te do shume." dhe ia lashe mbi pakon e mengjesit te saj te preferuar. Pastaj, zbrita me vrap poshte dhe u arratisa me nje vrap prej te çmenduri njesoj si nje i burgosur qe arratiset, drejt kryqezimit te 'Oret e mesnates' dhe nderteses se shkolles.

-Me ne fund, Helena Hills u kujtua te vinte. -degjova zerin e Oliverit, teksa sillesha rrotull per ta gjetur mes kater rrugeve, qe perbenin kryqezim me semafore. Mu afrua. -Nuk te dija kaq gjumashe.

-Nuk jam, -i buzeqesha. Kisha vetem dy dite qe shoqerohesha me Oliverin, -por ato dy here ishin kater, bashkuar paraditen qe kalonim ne shkolle gjate oreve te mesimit dhe mbasditen e vone, qe e kalonim shetitje rrugeve te qytetit -por e gjeja kaq te perkryer Oliverin sa nuk kisha gjetur asnje mashkull tjeter. -I çova motres sime mengjesin. U perpoqa te nxitoja.

-Perse nuk me thirre? -vrenjti vetullat si nje femije, qe nuk i pelqente embelsira qe mamaja i blinte. -Do te doja ta pershendesja Beken.

-Nuk do e pershendesje dot, gjithsesi. Po flinte, -mblodha supet.

Qeshi lehte dhe ma beri me shenje drejt makines. Oliveri ishte i vetmi djale ne shkollen tone, qe e kishte marre patenten e plote. Makina e tij, ne nje ngjyre te kendshme ngjyre qielli, ishte e rehatshme. Sapo do te hapja deren e pasagjerit, kur ai nxitoi te me shtynte pas dhe te ma hapte vete. Beri nje perulje te vogel, sikur donte te me thoshte te hyja. I rashe lehte me berryl dhe u ula ne sediljen e pasagjerit. Ai mbylli deren. Mbertheva rripin e sigurimit dhe e prita te ulej ne sediljen perkrah.

E ndjeva pranine e tij qe u ul, mbertheu rripin e sigurimit dhe u sigurua qe e kisha lidhur edhe une, perpara se te fuste çelesin brenda ne 'zgavren' e makines dhe te hynte ne rruge. E ngiste makinen me kujdes dhe me normat e caktuara te shpejtesise. Nuk e ndezi radion, prandaj ne makine kishte rene nje heshtje e tille qe ne nje rast tjeter, do te me kishte futur friken, por kete here ishte kaq e embel dhe e paqte, saqe u ndjeva tjeter njeri. Mbeshteta berrylin pas dritares se hapur.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now