Pjesa e njezet e nje.

56 11 10
                                    

Stov, Vermont / Tetor

Kur u ngrita une prej gjumit, prej ziles bezdisese te celularit qe njoftonte rrugen drejt shkolles dhe mesimin e zakonshem, Oktaviusi nuk ishte zgjuar akoma. Trembesha se mos mes tij dhe babit ndodhte ndonje gje, por sikur u çlirova kur nuk e pashe ne dhome. Duhej te kishte dale heret ne mengjes ose gjate nates, ashtu siç bente gjithmone. E thirra Tobiasin akoma pa u veshur dhe ai hapi deren e dhomes sime. Mbatha me te shpejte xhinset dhe i thashe:

-Qendro ne shtepi sot. Do te te pelqente te rrije me Oktaviusin, besoj.

-Vertet? -ma priti i emocionuar. Madje, mu afrua dhe me perqafoi fort. -Shume faleminderit, moter.

I perkedhela floket dhe u perkula te terhiqja çanten e shkolles. Edhe mua do te me kishte pelqyer shume te qendroja ne shtepi me Oktaviusin, por kisha frike se me tere keto gjera qe po ndodhnin, do te ishte dyshuese qe une te mungoja. Sapo do te dilja prej dhomes, kur Tobi thirri papritur:

-Moter, me dhe nje pune dje, harrove? -Rrudha ballin. Ai shtoi. -Kaseten.

-Po, po, harrova. Ma jep pak.

Tobiasi nxitoi per ne dhomen e tij dhe nderkohe u ula ne shtrat. Po prisja vellain te vinte dhe mendja po me luante ne menyra te ndryshme. Tani qe e kisha marre vesh çfare e lidhte Helenen me Sharloten, nje kasete me dukej kaq e dyshimte dhe e pakuptueshme. Ardhja e Tobit ne dhome vetem sa nisi te me shpjetonte rrahjet e zemres. Ne dore, mbante kaseten dhe ma zgjati mua. Terhoqa komone e sirtarit, mora kufjet dhe e afrova kaseten prane vetes. Tobi u ul prane meje.

Ndeza kaseten. Ne fillim, mendova sa nuk do te funksiononte meqe kishte nje te gervishtur ne njeren ane, por ajo leshoi nje gervime te lehte sikur sapo te ishte hapur dera. Pastaj, u perqendrova dhe arrita te degjoja tingujt e nje kenge. Mbajta vesh. Nuk e dija çfare kenge ishte, por vija bast se ishte e vjeter. Ashtu siç tha Tobiasi, fjala alone permendej me shpesh. U duk se zgjati disa minuta, mbase me pelqeu dhe prandaj, nuk e ndalova. Sapo do te ulja kufjet, kur vellai me ndaloi.

-Vazhdo degjoje, Rem'.

Nuk e pyeta perse, por vazhdova te mbaja kufjet ne vesh. Zgjati pak, perpara se te degjoja nje terheqje te lehte, si zhurme karrigeje qe terhiqej. Ne fund, degjova nje ze mashkulli te fliste:

-Tjeter?

-Kaq. Kjo ishte e gjitha. -Ishte zeri i Helenes, e njoha. Trupin ma pershkruan dridherima kur e degjova. Se si ishte te degjoje zerin e nje vajze te vdekur.

-Po me thua se une te ndihmova te regjistrosh nje kenge ne kasete?Vetem nje?

-Po, -Qe pohimi qe i beri ajo.

-Ne rregul, Helena Hills. E pranoj qe me ke impresionuar. -Doja ta njihja kush ishte, por nuk e njihja dot. Zerin e kishte te mprehte dhe fliste shpejt.

Kaloi nje çast heshtjeje. Nuk i hoqa kufjet. E dija qe biseda nuk kishte perfunduar. Nese mbaja vesh me mire, degjoja edhe frymemarrjen e renduar te dy personave, nje prej tyre te Helenes. Pastaj, mashkulli foli perseri:

-Je e bukur, Helena, e di? -Degjova nje perplasje me trupin e saj. Hapa fort syte. -Shoket e mi lene koken per ty. -Mund te ishte Diego. Ai me kishte ardhur ne shtepi dhe kishte mohuar qe kishte vrare Helenen, tere frikë.

-Duhet te iki, Daniel. -Syte mu zmadhuan. Ishte Danieli. Nuk kisha folur ndonjehere me te, por i kisha degjuar thashethemet qe thonin.

-Kemi kohe, Helena. Eshte mesi i dites.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now