Pjesa e njezet e peste.

58 10 22
                                    

Stov, Vermont / Tetor.

Pavaresisht se Radolfi nuk me pyeti me, as nuk me thirri me tej, fjala mori dhene menjehere pas ores se pushimit. Nuk shkembeva nje fjale te vetme me Oliverin, pastaj nuk ma zune syte se nuk isha ne asnje klase me te. Dita tjeter filloi me shi. Ishte e diel, por nuk shkelqente as edhe nje cope rrezeje dielli. Ishte nje dite me lageshti qe ne fillim te mengjesit. E kalova tere paraditen ne shtepi, ku pa ditur çfare te beja, kujt t'i shkruaja, e kalova gjithe diten duke u marre me shenimet e biologjise. Nuk dija asgje per Sharloten, nese kishte dale prej paraburgimit apo nese e kishte kaluar naten aty. Mendova disa here t'i telefonoja Danielit, por pas asaj qe kisha marre vesh se çfare i kishte bere Helenes, pata frike t'i nisja qofte nje mesazh.

Ne oren dy te drekes, kur po haja hamburgerat qe kisha blere ne ndalesen e 'McDonald's'-it, bashke me Oktaviusin dhe Tobiasin, -ky i fundit qe po na tregonte nje barcalete pa kuptim -me erdhi nje mesazh ne celular. E nxorra me shpresen se do te ishte Sharlota ose Oliveri, por syte me pane nje mesazh nga drejtori ne grupin e klases. Na lajmeronte se ne oren 18:30 te dites se sotme, do te mbahej varrimi i Helenes. Mu duk e papershtatshme, sepse ata akoma nuk kishin bere nje varrim per Beken e gjore.

-Do te behet varrimi i saj sot, -thashe. Oktaviusi dhe Tobiasi ndaluan se foluri dhe ngriten syte drejt meje. -Nga mbremja.

-Nuk e ke te detyrueshme te shkosh, Rem'... besoj se e di. -foli i pari, Oktaviusi. Ai, si gjithmone, e kishte vene re menyren se si qendroja e mbledhur nga nje frike e shqetesim i pashpjegueshem.

-Jo, duhet te shkoj, -kembengula. -Do te jete e dyshimte nese nuk shkoj. Dhe... dua ta bej kete per Helenen. Te gjitheve do u kishte pelqyer qe njerezit tu vinin ne diten e tyre me te rendesisshme.

Oktaviusi nuk me nguti me tej. Mund te mos me pelqente Helena per shume gjera, por mua me vinte keq per te, sepse nuk kishte vajze e keqe. Me vinte keq, sepse sa me shume shkoja, kuptoja se kishte perballuar shume. Se kishte pasur nje jete te veshtire. Oliveri kishte pasur te drejte kur me pati thene se nuk isha e vetmja qe kisha nje jete te veshtire. Helena Hills kishte nje moter te semure me leuçemi, kishte nje te dashur si Sharlota, nje marredhenie aspak te gjate. Kuptova se ajo nuk ishte sjelle aspak si viktime perpara syve te Oliverit. Asaj thjesht, i kishte dhembur gjithçka. Dhe zemra e njeriut nuk eshte e destinuar te mbaje perbrenda gjithçka.

-Po shkoj te gjej ndonje rrobe te pershtatshme. -u justifikova me kete fakt, se e verteta ishte qe nuk me hahej aspak. Me dukej sikur edhe nje kafshate tjeter, do te m'i sillte zorret ne fyt.

U ngrita dhe nxitova hapat drejt dhomes. E mbylla deren me ngadale dhe hapa dollapin. Kisha rroba te zeza, madje shume, por nje pjese imja nuk donte te shkonte ne ate varrim. Me dukej dridheruese. Dhe e veshtire. Si mund te behej nje varrim, kur akoma nuk ishte kapur vrasesi? Mbase Pauli mendonte se ishte Sharlota, se e kishte vrare ajo. Dhe mbase, prandaj e kishin bere kete varrim, sepse ajo ishte nen arrest. Ky mendim me çmendi krejt. Nisa te hidhja rrobat neper shtrat, ne pamundesi per te gjetur diçka te pershtatshme.

Kishin kaluar dhjete minuta qe rrotullohesha me kot rrotull dhomes, kur u hap dera. Ktheva koken dhe Oktaviusi hyri brenda. Kishin ndodhur aq shume gjera, sa akoma me dukej e çuditshme ta kisha tim vella aty, pas kaq shume viteve. E lodhur, u shemba ne shtrat. Ai u ul prane meje dhe mandej, u shtri me ngadale dhe ia nguli syte tavanit. U shtriva menjehere pas tij, me veshtrimin edhe une ngulur pas tavanit. Ishte Oktaviusi qe foli:

-Shume e trazuar keto dite ti, Rem'.

-Jo, jam mire. -e mohova. Por te dy e dinim qe ishte e vertete.

-Ka lidhje me ate vajzen qe ka vdekur, apo jo? -Ai i kuptonte te gjitha. Kjo ishte arsyeja perse e doja shume Oktaviusin.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now