Pjesa e gjashtembedhjete.

71 12 42
                                    

Stov, Vemont / Shtator.

Me tu ngjitur siper drejt spitalit, me thirren. Ne fillim, mu duk si zeri i Sharlotes. Pastaj, mori trajtat e zerit te Emes. Ne fund, kuptova se nuk ishte asnje nga ato te dyja. Zerit iu bashkangjit figura e mamit. E kisha injoruar gjate gjithe javes, isha perpjekur ta shmang'ja sa me shume ate dhe babin, madje as ata nuk me kishin kerkuar e nuk me kishin folur. Dukej sikur te dy ne palet ishim hije, qe pervidheshin nga rrezet e diellit ne naten e vone, nga spitali ku ishte shtrire Beka, drejt shtepise ku ndanim me muret sekretet tona me te erreta. Dhe ishte dridheruese te dije se si prindi, papritur, nuk interesohej me per ty.

-Mami, -mermerita. Ajo mu afrua. Qendroi disa hapa distance nga mua. A thua kishte frike se do e diagonostoja edhe ate me nje semundje, njesoj siç bera me Beken?

-Cfare do ketu? -me pyeti thate. Ku ishte nena ime? Mamaja, qe me pyeste gjithmone se si kisha kaluar ne shkolle?

-Une... per Beken. Doja ta takoja.

-Oh, doje ta takoje pas kaq shume ditesh pa e bere? -duartrokiti. Vemendja e njerezve qe po kalonin aty afer, u terhoq. -Helena, vajze, bej kete qe do te te them tani. Largohu.

-E kam takuar, mami. E kam takuar Beken edhe me pare. -Trupi me dridhej. Danieli. Tani, edhe mami. -Eshte motra ime. Eshte gjaku im... dhe nuk dua ta shoh ne kete gjendje... dhe edhe sikur te ma kerkosh nje milion here, deri ne pafundesi, nuk do te rresht se takuari ate.

Ajo nuk po fliste. Dhe mendova se e kuptoi. Sepse une isha akoma vajza e saj. Isha Helena, qe mami donte. Helena, qe kisha paraqitur tek ajo. Helena e famshme. Helena moskokeçarese. Helena mendjemadhe. Kjo ishte si me njihte mami. Por nuk ishte kjo ajo qe i kisha paraqitur une. Une isha vajza budallaqe per te, vajza e ngathet... por ndihesha mire me veten. Ndihesha mire ne nje menyre qe nuk isha ndjere asnjehere. Dhe per aq kohe sa me pelqente kjo, me pelqente menyra se si kisha transformuar veten, mendimi i mamit ishte e çuditshme si si nuk po me bente me pershtypje.

-Helena. -tha. Por nuk ma permendi emrin e inatosur. As nuk me bertiti. As nuk ma tha me tonin e rrepte. -Do te dish diçka? Ti nuk ke qene asnjehere vajza qe une doja te kisha. Je naive. E mefshte. -Krahet mu mbushen me mornica. Ishte mamaja ime. Ishte mamaja ime dhe nuk mund te thoshte kete. -Nuk ke ditur asnjehere te mbrosh veten tende, jo me te tjeret. Madje, ti ishe nje gabim per mua, Helena. E di kur te linda? Kur isha vetem njezet. Ishe e paplanifikuar.

Zemra nisi te me therte. Rridhte gjak. U perpoqa te mbahesha krenare. As syte nuk po i pulisja. E kisha ditur gjithmone qe mami me kishte lindur kur kishte qene fare e re, madje donte qe te isha ndryshe, qe te mos isha kaq e thjeshte, por te mbaja natyren e saj me qendrimin krenar dhe arrogant. Por une nuk isha femija qe donte ajo. Nuk isha vajza "e famshme".

-Ti, Helena, ke lenduar shume njerez. Qe foshnje. Me ke lenduar mua, sepse me hoqen prinderit, me shtyten tej prinderit e mi prej teje. -Nuk e dija qe i perkiste faji femijes per budallalleqet qe bente nena. -Ti vrave Beken. E dije gjithmone dhe nuk e the. Nuk e ke dashur asnjehere. Ti ke lenduar shume njerez, Helena. Do e besh gjithmone.

Nuk iu pergjigja. Edhe mua me kishin lenduar. Edhe une isha nje viktime. Sikur gjithe njerezit te me kishin lenduar, perseri e dija se nuk do te mundesha t'ua ktheja. Por ishte diçka tek fjalet e kesaj gruaje qe me qendronte perballe, qe nuk mund te quhej me as nena ime, qe une e gjeja kaq te vertete dhe te dhembshur. Kisha lenduar, po. Mamane time. Beken. Babin. Mbase, edhe veten. U tremba kur mendova se mund te kisha lenduar edhe Sharloten.

-Do e besh gjithmone, -me drejtoi gishtin tregues. -Prandaj, nuk mund te te dua. Nuk mund te te dua si vajzen time. Dhe nuk... nuk je e denje per gjithe kete: te jetosh dhe te qeshesh, e te bredhesh ashtu siç bredh ti kur motra jote eshte ne spital! Je e destinuar te... -ndaloi. Beri nje frymemarrje te thelle. -Te vdesesh.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now