Pjesa e tridhjete e dy.

63 11 60
                                    

Tridhjete minuta perpara vrasjes.

Ishim ulur te dy prane njeri-tjetrit. Dielli kishte zbritur ca. Ora shenonte pese. Ne liqen, vallezonin disa zambake te bardhe uji, qe shkelqenin lehte nga rrezet e diellit. Oktaviusi me kishte folur per familjen e tij, per mamane, per babain dhe per motren e vellain. Kishte nje familje te madhe. E degjova me kureshtje. Gabova, kur mendova se nuk ishte i mire. Ai me hoqi plotesisht mendjen nga gjithçka. Me beri te ndihesha me mire. Kisha nisur te levizja me nje shkop te holle nje vije uji ne liqen. Ai thjesht, e ndiqte me sy.

-Ti nuk me ke folur fare per veten, -tha. 

-Nuk kam asgje interesante. -mblodha supet. Perpara te tjereve, jeta ime dukej fare e zbrazet. Cfare t'i thoja atij: qe pelqeja vajzat, apo qe me kishte perdhunuar nje djale?

-Me thuaj çfaredo. Me trego per familjen tende. Babin, mamin, motren ose vellain...

-Motra ime vdiq para tre ditesh, -i buzeqesha hidhur. Mu duk sikur Beka u pasqyrua ne ujin e liqenit. Me bertiti qe nuk kishte vdekur, ishte thjesht larguar nga kjo bote e shpifur. -Dhe... babi im merr droge. Mamaja ime nuk me do me. Dhe une jam vetem. Kjo eshte jeta ime, -bera shenjen e thonjezave e shtova, -interesante.

Ai nuk foli. Me mori shkopin dhe vazhdoi ta levizte lehte ne shtresen ujore te liqenit. Sa shume do te doja qe te hyja aty brenda tani, te hyja thelle brenda tij dhe te mbytesha! Mbase ashtu, do te ishte me mire. Mbase vertet ekzistonte nje jete tjeter pas vdekjes. Mbase aty jetonte edhe Beka, mbase aty e gjeja edhe ate. Tani, po me dukej e zbrazet gjithçka. Ishte shume qe une ta perballoja.

-Me vjen shume keq, -tha. Meshire. E urreja kur njerezit ndjenin gjithmone kete. Pse duhej te thoje se te vinte keq? Ishte normale te te vinte keq. Pse duhej ta thoje dhe jo thjesht, ta mendoje?

-Edhe mua me vjen keq. -ironizova, por ai u duk sikur nuk e kuptoi kete.

Terhoqa nje shkop tjeter te holle dhe vazhdova ta levizja ne shtresen ujore te liqenit. Dielli shkelqente. Nga gjethet e pemeve qe ishin afruar aq prane njera-tjetres, ai leshonte nje fashe drite dhe pasyqrohej me ngjyren e ylberit ne liqen. Zogjte ciceronin embel dhe nje çukitje qukapiku degjohej, por ishte larg. Doja te kthehesha edhe njehere tek Sharlota. Doja te me bente edhe njehere ajo te ndihesha mire. Nuk doja te qendroja me kete te panjohur, qe me fliste per jeten e tij dhe me pas, thoshte se i vinte keq per timen.

-Ke menduar ndonjehere qe mund te ishte ndonje gje me mire, nese kishe bere diçka ndryshe? -me pyeti papritur.

-Nuk e di, -e zhyta shkopin me thelle ne ujin e liqenit. -Nuk e di nese mund ta shkruash vete fatin tend. E kemi te gjithe te percaktuar qe prej fillimit, besoj.

-Mbase disa gjera i percaktojme veten. Mbase fati eshte i shkruajtur me dy alternativa. Ne zgjedhim njeren prej tyre.

E dija qe mbase, Oktaviusi kishte te drejte. Nuk ishte gjithçka e shkruajtur. Mbase une zgjodha vete te njihja me teper Sharloten, mbase une vete zgjodha serish ta lendoja ate. Mbase une vete i zgjodha te gjitha dhe mbase, kjo me bente dyfish me shume fajtore seç mund te me bente fati. U zgjata paksa dhe me shkopin e holle, afrova nje prej zambakeve te bardhe qe lundronin siper liqenit drejt vetes. E mora ne dore dhe kalova gishtat mbi te.

-Te pelqen ajo? -vazhdoi ai, duke ma bere me shenje nga zambaku. Duhej t'i kishte munguar shume te bente bisede aty ku kishte qene, ne Barton.

-Te pakten, nuk flet. -iu pergjigja. Kisha nevoje te qendroja me dike, qe nuk do te fliste. Me dike, qe vetem do te qendronte me mua, por ne heshtje. Me dike, ashtu siç kishte qene Oliveri e Beka per mua.

-Po me fyen.

-Mbase po e bej. -nuk iu bashkova shakase se tij. Une isha serioze. Mbase po e beja. Kisha kaluar gjysmen e jetes sime duke degjuar çfare thonin te tjeret per mua. Tani, as nuk me interesonte çfare mendonin ata per mua.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now