Pjesa e nentembedhjete.

60 11 12
                                    

Stov, Vermont / Tetor.

Me te hapur deren e shtepise, gjithe çfare degjova ishte nje heshtje. Nuk ishte frikesuese, perkundrazi erresira qe bashkohej me qetesine qe ishte sunduar rrotull, sikur te qetesonte zemren e marre. Me ngadale, hyra brenda dhe mbylla deren pas vetes. Zgjata doren dhe hapa driten e korridorit. Ndriçimi i saj shkelqeu ne te katerta muret dhe shkelqeu ne te gjithe shtepine. Nisa te ecja me hapa te shurdhet drejt kuzhines. Erresira aty, papritur u be dridheruese. Dukej sikur dikush me therriste vazhdimisht, sikur disa hapa ecnin pas meje. Mbajta frymen kur hyra brenda. Cela driten.

Mu tek pllakat e dyshemese, per pak sa nuk shtypa doren e tim eti. E tmerruar, ula syte drejt tij. Dukej fare i parrezikshem ashtu ne gjume, siç ishte. Nuk kishte asnje shenje ne koke a ne fytyre, qe te bente te mendoje se ishte goditur. Ishte rrezuar kavanozi i qelqit, qe mbante biskotat me çokollate qe une e Tobiasi hanim zakonisht per mengjes. Por pavaresisht copave te qelqit qe ishin perhapur ne dysheme, nuk dukej asgje tjeter e dyshimte. Nisa te hyja me thelle brenda ne kuzhine, duke parakaluar trupin e shtrire sa gjate e gjere te tim eti. Ne te majte, dritarja e madhe e kuzhines ishte thyer. Dukej sikur ishte thyer me nje gur a me ndonje mjet te forte, por nuk kishte krijuar ndonje dem te madh.

U solla rrotull edhe nje cope here, pastaj afrova doren drejt xhamit te thyer te dritares. Mu duk sikur mu dridherua trupi kur ndjeva te preren e lehte ne mollezat e gishtave, qe pjesa e thyer me dhuroi. Pashe gjakun qe rreshqiti me ngadale midis hapesires se gishtave. Mbase Tobiasi ia kishte mbathur nga dritarja, kur kishte degjuar babin te vinte. Mendime te rrezikshme, te rrufueshme si vetetima perpara bubullimes, me pershkruan mendjen. Vazhdoja te shikoja gjakun qe rreshqiste, nuk doja ta ndaloja. Nga midis gishtave, zbriti deri ne parakrah, sikur sapo te kisha prere venat. Me beri te lakoja nje buzeqeshje fare te lehte ky mendim.

-Moter, -degjova te me therriste zeri i holle, i dobet i Tobiasit.

U ktheva menjehere. Ai gjendej pak me larg meje, prane trupit te babit. Nga drita e meket e kuzhines, arrita te dalloja se si syri i djathte i ishte nxire. Zemra me rrahu fort. U afrova me vrap drejt tij dhe e mbeshtolla ne nje perqafim te forte. Me shtrengoi, sikur kishte frike te qendronte edhe njehere tjeter vetem. U shkeputa me ngadale prej tij dhe duke i perkedhelur floket, e pyeta:

-Te ka lenduar ai? Cfare ndodhi? Ke gje, Tobi?

-Oi, moter, mos u shqeteso per mua. -tundi koken ne shenje mohimi dhe mandej, buzeqeshi sikur te ishte budalla. -Jam shume mire. S'e shikon sa ne forme jam?

-S'je ne forme ti, jo. Shiko pak sa je vrare, -i preka lehte syrin e nxire me gisht. Harrova qe gjaku im u ngjesh padashur ne fytyren e tij.

-Mjaft bere keshtu edhe ti! -me tha gjasme, indiferent. -Shiko veten. Edhe pse jo ne shtepi, prape je vrare. -me terhoqi doren dhe me veshtroi me inat, sikur donte te me qortonte. -Une jam shume mire, moter. Edhe ti do te jesh.

E veshtrova pa e kuptuar. Ai u ngerdhesh. As nuk e kisha mendjen, kur pashe dike te hynte nga dera e kuzhines. Silueta e tij, u bashkua me hijen qe u pasqyrua ne pllakat e kuzhines. Dhe e njoha. Prej hijes dhe prej ecjes. Ngrita veshtrimin. I ngula drejt tij. Buzeqeshte. Kishte te njejten buzeqeshje si dikur: te paster, te çilter dhe aq te lehte, qe dukej sikur ia zbukuronte fytyren me shume seç ia shkarraviste. Por floket i kishte te çrregullt, aq te shpupuritur si nuk i kishte pasur kurre. Syte e tij buzeqeshnin.

Perplasa duart ne goje, pa mundur te thoja nje fjale. Mu afrua dhe qendroi mu perballe meje, sikur po priste perqafimin tim. Por mua nuk me levizte asnje gjymtyre, sikur kisha ngrire papritur. Mbylla syte dhe i hapa serish, per tu bindur se nuk ishte iluzioni im. Ai ishte aty. Oktaviusi kishte ardhur, si prej hiçit. E perqafova menjehere. U perplasa fort pas kraharorit te tij. E shtrengova aq fort sa munda, aq shume sa e kisha edhe mallin e ketyre viteve pa e takuar. Dhe kuptova se ishte ndjenja me e bukur ta perqafoja edhe njehere pas kaq shume viteve, pas kaq shume diteve pa ia ndjere rrahjet e zemres, pa ia prekur doren e paster e te forte.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now