Pjesa e njezet e tete.

56 10 26
                                    

Stov, Vermont / Tetor.

Me te hyre brenda muajit te dyte te vjeshtes, zgjodha te ndryshoja te gjithe ate qe me karakterizonte qenien. Bekes i kishin rene tashme, floket e bukur kaçurrele ne ngjyre ari, ishte dobesuar aq shume, por njesoj si mua, buzeqeshnim sikur te mos e dinim realitetin derrmues. Mami e babi vazhdonin te qendronin te ngrysur, atmosfera ne shtepi ishte aq e zymte sa une pjesën me te madhe te kohes e kaloja jashte me Oliverin. Dhe pikerisht koha qe kaloja me te, ishte pjesa me e bukur e dites. Mesimet ishin bere te lodhshme, por fatmiresisht qe ngarkesa e detyrave me kishte mbajtur larg edhe ne klasen B, aty ku ishte Sharlota.

Mengjesin e se dieles u ngrita me nje energji pozitive. Per te mos e thyer ate, nuk u ktheva ne spital. Me kishte lindur nje ide e bukur ne koke sa mezi prisja ta vija ne veprim. Thuajse po vrapoja rrugeve te qytetit, derisa arrita perballe deres prej xhami te pastiçerise 'Oret e mesnates'. Stampova nje buzeqeshje para se te hyja. Mbase per te paren here, doja ta beja gjithçka ndryshe. Mbase nuk mund t'ia nisja nga fillimi, mbase te gjithe ne nuk mundeshim, por mund t'ia nisnim prej asaj pike, te cilen ne e mendonim fund. Dhe ishte interesante, sepse... çfare nese fundi ishte nje fillim?

-Kenaqesi te te shoh, Helena. -me tha Nensi, me ate miresine e embel qe e karakterizonte gjithmone. -Cfare do te marresh kete here? Kane dale disa embelsira te reja, nese do hidhu nje sy. Meqe je kliente e perditshme, do te t'i jap me gjysem çmimi. Mami im te ka qejf. -Une do te doja ta pyesja kush nga ato te dyja, por kisha frike se do te dukej fyese ne veshet e saj.

-Nensi... nese ke pak kohe, dua te flas diçka me ty. -i  thashe. Isha serioze, mbase po e mbaja shume mire ate pamje, sepse ajo e zhduki menjehere buzeqeshjen mes cepave te buzeve.

-Po, patjeter. Cfare te duash. Deshiron te ulemi? -beri te dilte nga banaku, por ngrita doren si te doja ta ndaloja.

Mora fryme thelle dhe papritur, u ndjeva e pasigurt ne duhej t'ia thoja vertet. Mbase nuk do te pranonte. Mbase kjo nuk ishte gjeja e duhur: te kerkoja nje fillim te ri. Prandaj, njeriu eshte i çuditshem. E pret diçka me padurim, me gjithe shpirt dhe kur vjen ai çast, thjesht nuk eshte i sigurt nese fati duhej ta kishte munduar me teper apo duhej te kishte ndodhur e gjitha kjo me heret. Kalova doren neper floke, pastaj mbeshteta te dyja duart ne banakun e drunjte dhe me ne fund, fola:

-Po mendoja... nese te duhej nje ndihmese... per te te ndihmuar me tavolinat, me porosite... dua te them... nese... nese mund te punoj ketu. -Ajo mu duk me shume sikur s'e kishte pritur, ose sikur nuk donte, ose sikur kishte ngelur keq, nuk e kuptova. -Nese deshiron gjithmone. Nese nuk do, s'ka problem...

-Jo, s'eshte ajo, Helena. -me ndaloi fjaline. Tundi lehte koken e shtoi. -Por... jemi pak ne gjendje te veshtire... mamaja ime... nuk shkoi diçka mire me punen e saj dhe... kompania u mbyll... dhe... me vjen keq ta them, Helena, por nuk besoj se do te jemi ne gjendje te te paguajme...

-Oh, mos e vrit mendjen per kete! Nuk po kerkoj para. -qesha lehte. Cfare kerkonte fundja vajza e kryebashkiakut: diçka ndryshe, jo parate qe i kishte gjithmone. -Po kerkoj thjesht... te bej diçka ndryshe. Nje fillim te ri, Nensi.

-Eshte shume e sjellshme kjo nga ana jote, por nuk mundem... me duket... me duket sikur do te te jem gjithmone borxhlie dhe...

-Te lutem, -i shtrengova doren, por e terhoqa menjehere sikur kisha frike se nje prekje do te me sillte ndjenja edhe per ato. E pranoja; edhe Nensi ishte e embel, me floke te geshtenjte e te shkurter dhe me dy kaq ne ngjyre te hapur, saqe ngjanin si te portokallte. Por nuk mund ta doja ate ne ate menyre qe doja edhe Sharloten. -Dua vetem... diçka ndryshe. Dhe... te punoj diku, sidomos aty ku me pelqen me shume, eshte vertet me ndryshe se gjithçka.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now