Kapitulli 5

3.3K 225 226
                                    

'Cfare s'mund te bej?' qete ,pa asnje shqetesim zeri i tij tronditi te tre personat qe ndodheshin momentalisht ne kuzhine.Rrembeu dhe vemendjen e Gabrielles,por ajo pa futur hundet,qendroi jashte pyetjes se tij.Vazhdoi te ushqente veten,me sakte 'te ngopej' sic e kishte cilesuar pak minuta me pare ai.

'Me duhet te flas me ty Lorenzo,eshte e rendesishme' kesaj rradhe Adriana ngriti zerin,pa i interesuar nese vajza degjonte qe po zienin gjakerat.

'Nese eshte per ate te perdalen e ndyre,me mire lere fare' nje perplasje luge dritheroi mishin e personave aty dhe Lorenzo e kuptoi qe ishte Gabriella,por as nuk e ktheu shikimin tek ajo.Nuk e kishte vene re qe ajo qendronte tashme perballe tij,prane Adrianes,me shikimin qe cante ne trupin e tij nje vrime te madhe nga pervelimi.

'S'mund te ofendohem nga nje injorant i cili termin e Cosa Nostres e merr si nje justifikim per te rrembyer e vrare ke t'i doje bytha' iu kthye menjehere,jo prej faktit qe e kishte ofenduar me fjale te renda,por per arsye se ajo e dinte mire qe ai thelle ne mendje kujtonte se ajo ne rezidencen e saj,gjendej ne parajse.Sikur rrembimi prej andej ishte nje mallkim,kur ne te vertete,ajo e gjente si nje shpetim,largim prej dhimbjeve.Ndihej me e sigurt ne kete vend sesa ne ambientin ku duhet t'a quante shtepi.

'Ti bush...'

'Lorenzo!Per questo dio!(Per kete zot!)' Adriana nderhyri menjehere kur anash duarve te tij qendronte arma te ciles ia kishte vrare asaj zemren mijera here,te shihnte djaloshin te cilin ajo kishte rritur te kthehej ne nje monster te tille.Te vriste femra pa iu dredhur qerpiku e t'i torturonte sikur vete nuk kishte lindur nga nje e tille.

'Non fermarmi!(Mos me ndalo!)' i prishte pune qe ajo femer kishte mbeshtetjen e Adrianes nga askundi.Adriana kurre s'kishte guxuar t'i kthente fjalen apo te diskutonte perreth nje vajze,a se c'ka i punonte atyre deri ne kete moment.Nuk i pelqente cfare ndikimi manipulues kishte ne njerezit e forteses se tij,e kishte vene re dhe ne syte e Lucas.Ajo po mundohej t'i kthente njerezit e tij besnike ne njerez te dyshimte.

'Lei è innocente, non farlo. Te ne pentirai. So che sei frustrato ma lei non hai sensi di colpa. Per favore, Lorenzo, non farlo. (Ajo eshte e pafajshme,mos e bej kete.Do pendohesh.E di qe je i nevrikosur por ajo nuk ka aspak faj.Te lutem,Lorenzo,mos e bej kete)' i dhimbte te shihte Adrianen,mamane e tij te dyte ne ate gjendje vuajtjeje vetem per fajin e nje femre te gjakut Moretti,felliqesirave qe ai i cilesonte,e tashme qe vajza e Alessandros i kishte rene ne duar,nuk do kishte aspak meshire sic nuk kishin pasur per zemren e tij te vyshkur.

'Deshe buke?Shko ha,mbushu!' i frustruar iu kthye rendshem Gabrielles duke e injoruar situaten e meparshme,a thua se dhe Gabriella do e linte me kaq.

'S'do mbushem!As nuk do ngopem.Pederast italian,dhe ti si nje nga te tjeret je vene gabimisht ne krye'

'E kerkove vete' dora e tij e rende u peshua ne te njejtin krahe ku i ishin formuar shenjat e shtrengimit te Lucas. Nese ankohej me shtrengimin e Lucas, tashme pendohej. Si nje qen e terhiqte Lorenzo mbrapa vetes edhe ne momentet kur ajo ngadalesonte hapin. E vrare serish, Adriana qendronte duke veshtruar si e trajtonte nje tjeter vajze te shkrete ne duart e tij. Dhimbte te shihte djalin me gazmor te shtepise, te kthehej ne nje kafshe te tille. Kafshe i cilesonte ai te tjeret, por nuk ia kishte idene se si ishte kthyer vete.

Nje mpiksje e tere e trurit, bashke me trupin pesoi shkendija ne te gjithe qenien e saj. Sikur kishte humbur ndjenjat, por akoma qendronte sy-hapur. Ishte e perhumbur ne momentin kur sapo kishte hapur syte e gjakosur nga perplasja qe ai i kishte shkaktuar ne dollapin e tij. Sapo e kishte terhequr ne dhomen e tij, e kishte hedhur trupin e saj si nje plehre drejt dollapit te drunjte.

U habit qe ajo nuk leshoi asnje psheretime dhimbjeve, edhe pse e dinte qe ajo perplasje domosdo cdokujt do i kishte dhembur vertete. Per pune minutash nje qetesi vrastare kishte pushtuar dhomen, heshtje e bezdisshme. Gabriella akoma qendronte me syte gjysme te hapur, se dinte nese i digjte me shume fakti s'po merrte dot veten, apo fakti qe iu rikthyen kujtimet e fresketa te para disa javeve.

Prekjen e tij e ndjeu serish ne lekuren e saj dhe kesaj rradhe, e ndjeu me te afert, me te eger se ne krahe. E kishte shtrenguar ne nofull e sigurisht qe ajo ishte nje pjese delikate, per te cilen Lorenzo as qe interesohej se mund t'ia shtrydhte papritmas po nuk pati kujdes. Po ku e kishte njohur ndonjehere kujdesin ai, mashkulli qe buzeqeshjen e tij e kishte varrosur aq thelle saqe i vetmi lakim buzesh qe mund te leshonte tani ishte ai ironiku. Dhe ate e leshonte te mos ngjasonte aq i thare, aq i vdekur si nje person. Mjafton nje goditje shpirtit te tij t'a kthenin ne kete njeri te ndyre qe sot qendronte i dehur nga gjaku dhe torturat. Madje, ndihej i ulur kur perballe tij qendronte ajo akoma gjalle. Nje femer e rendomte e gjakut Moretti, qendronte akoma gjalle. Sidomos e bija e tij, e nje bishe te pameshirshme, e cilesonte ai, por kishte harruar te veshtronte nje here ne kaq shume vite veten e  tij ne pasqyre, e te reflektonte se dhe ai, ishte kthyer si ata...

The Mafia Kidnapped Me (Shqip)Where stories live. Discover now