Kapitulli 18

2.9K 201 148
                                    

Po e veshtronte ate me lote ne sy,mundohej ti mbante per vete,por e ndjente sesi leshoheshin ne faqe dhe lundronin per ne udhen e pllakave te siperfaqes se tokes ku po qendronte.Ndersa ai,po e shihte me koken e kthyer ne drejtimin e saj.Ndihej i bezdisur,mos ndoshta prej saj?

Ndodhej dhe e fejuara e tij aty prane tij.Jo,nuk donte t'a thoshte ate fjale,sado ta mohonte po e gerryente perbrenda kur e perseriste ne mendjen e saj ate fjale.Nuk donte ta perseriste,por mendja e saj sikur kontrollohej vete,e lendonte ajo fjale,e beri te vraponte si nje frikacake e pashoqe drejt nje drejtimi te paditur.

Askush si kishte syte mbi te,e ndersa ajo nga gjithe ai tundim i madh per te qare,u arratis nga ta dergonin  kembet.Nuk mund te qendronte ne te njejtin ambient me te,me shume po largohej prej nxehtesise se Lorenzos,se vete frikes nga Stefano.Po i zihej fryma,cdo gje kthehej serish ne mendje.Po ngarkohej kaq shume,e fejuar,Stefano,vrasje,Lorenzo.Donte te shperthente.

E kur u nisi te vraponte,po ndihej e lire,deri ne momentin kur ndaloi se vrapuari.Ishte po ajo ndjenje si neper endrra,ku deshironte te vraponte por nuk mundej.Dicka e pengoi.Dicka depertoi bashke me djegie perbrenda.Ishte ndryshe,jo sic e kishte imagjinuar ajo.Filloi te kolliste nje lende me shije,ishte gjak,ktheu koken me veshtiresi drejt tij,e deshperuar per te veshtruar dhe fytyren e tij per here te fundit.Te rrembyesit te saj.

-----------

U zgjua nga pershperima te shumta,por te largeta.Gjithashtu nje ulerime i shpoi veshet,e arriti te dallojte vetem tre fjale.Largohuni,semure,e shqetesoni.Ngjasonte me zerin e tij.

Nuk mund te ndeshte zerin e tij,ajo supozohej te kishte vdekur,nuk duhet te degjonte zera.

Nje ze po afrohej me shume dhe ngjasonte me te Laures,ndjeu dicka te lagesht ne lekuren e saj,saktesisht ne balle,uje.Nje cope me uje.Piklat e ujit shperndaheshin vecmas se cepin e ballit dhe rreshqisnin aty.

'Pse duhet te plagoseshe!? Nuk e ke idene se cfare lemshi u be...Te pakten nuk me degjon keshtu qe do te shprehem'ndjeu te nderronte copen.'Pra,Enzo po rrinte si i perhumbur kur ktheu koken drejt teje dhe vrapoi si i terbuar.Sikur te ishte dashuruar marrezisht me ty.Te them te drejten,te isha mashkull do te kisha rene ne dashuri me ty'deshironte te buzeqeshte.'Ndersa ajo bolja e zhgerryer,besoj se e di per ke e kam fjalen.Te ashtuquajtren te fejuar.'filloi ti rrihte zemra shume me fort,pra ishte e vendosur qe ai do te martohej.'Ajo te ofendoi,e mua gjithashtu.E di si me erdhi? Ta godisja me ate tenxhere qe kisha ne duar.Enzo te ka ndjenjur tere naten siper kokes.Te betohem nese do te hapje syte tani,do te pajtohesha me ty dhe do te vendosnim nje komplot kunder Anastasias.'

Ndihej mire tashme me pranine e saj,kjo plagosje i solli nje mike te re e i largoi tutje nje armike.Por,i shtoi nje tjeter.
Nuk mund te mendonte asgje tjeter pervecse ai kishte ndenjur tere naten prane saj.Nuk ishte lodhur,apo bezdisur?
Deshironte te hapte syte por nuk mundte.Djegia qe pesoi ne ate ballo,vazhdonte te qendronte po ne trup e ta pervelonte.

E ndjeu te hiqte copen e lagesht dhe degjoi zhurma hapash qe filluan te beheshin me te larget por me pas,degjoi te kercitura ne toke qe afroheshin akoma me shume.Nje perplasje dere.

Ishte dikush,nga aroma e kendshme e parfumit e dalloi kush mund te ishte.E ndjeu qe u ul prane saj,kishte nje mburoje te madhe qe shperndante molekula nxehtesie sa here afrohej.

Nuk e priste,po ndjente mijera shnderrime brenda trupit,por s'mund ta percaktonte se cfare perjetoi ne ate moment.Ndjeu buzet e tij te nxehta te prekin supin e saj dhe nje puthje me lekuren e saj,duke bere qe te perjetonte nje dridhje brenda ne trup,pasi jashte thjesht prekeshin trupat e tyre.

'Mi dolcezza.Pse duhet te ishe pikerisht vajza e atij maskarai?Shoh endrra me ty,e nuk shikoj endrra dosido dreqin.Shoh endrra duke te pasur ty,timen.Ti je e imja,por jo plotesisht.Endrra kaq reale.Se ke idene sa deshiroj te te puth,e kjo do te ishte mundesia me e mire,por dua qe ti ta ndjesh.Dua dhe ti te perjetosh ndjesine qe do te perjetoj une.Fundja,kurre s'kam dashur te te prek ne ate lloj menyre pa deshiren tende.Tani sdi te mendoj ne eshte vetem deshire seksuale..a dicka me shume..Jo,harroje!Jo,s'te harrosh,keto ben mire mos t'i kesh degjuar kurre.Ti si ke degjuar normalisht,s'di si do te te shihja ne sy po te te kisha deshmuar deshirat e mia seksuale kur ti te ishe me vetdije.Oh,Zot.Se kuptoj veten kur jam prane teje'donte te hapte syte,te fliste,ti thoshte se ajo  mund te ndjente dhe nje puthje te dhene ne sup,mund ta ndjente nje puthje ne buze,do e ndiente kaq shume.

'Thjesht...Te lutem sherohu,po digjem per te te pare ty te sheruar.Nuk dua asgje tjeter prej teje,'ndjeu lekuren e duarve te tij,duar te nxehta,te ashpra ne kontrast me butesine e duave te saj,i shtrengoi fort dhe serish leshoi buzet e tij ne doren e saj te majte.Ishte e nxehte,e ai e flakeroi me shume.Ndezi nje zjarr kaq madheshtor perbrenda,po digjej kaq shume perbrenda.Po i rrihte zemra kaq fort kur ai preku doren e saj,jo dosido,e preku me buzet e tij,leshoi te tere nxehtesine e buzeve te tij tek ajo.'As te bej seks me ty,vetem sherohu'

Por,ndjeu nje ftohtesi.Ftohtesi,kur nuk po ndjente po ate nxehtesi ngjitur mbi buzet e saj,ftohtesi kur ajo mburoje u zhduk,nuk ndodhej me,as ato molekula zjarri.Ai ishte larguar.Kaq shpejt.Duke e lene ate ne dyshime,te perhumbur.

Por,ai ndjente per te,ai e tha vete.Nuk ishte e sigurt nese kjo ishte e vertete,nese ajo kishte vdekur dhe po e imagjinonte kete gje,apo kishte shpetuar dhe ajo nxehtesi ndodhej perbrenda saj e nuk po shuhej?

The Mafia Kidnapped Me (Shqip)Where stories live. Discover now