Kapitulli 16

2.8K 196 116
                                    

'Ne oren nente.Balloja'degjohej i pasigurte ne fjalet qe fliste.Ndodheshin ne tavolinen e ngrenjes te ulur cdonjeri ne karriket perkatese te tyre,sot ishin shtuar edhe tre pjestare te tjere ne tavoline.

Po veshtronte pjaten perpara,tashme nuk ndihej e uritur,kishte te tere diten qe nuk deshironte ushqim ,keshtu qe rrinte veshtronte pjaten perpara e degjonte bisedat aristokrate mes tij dhe halles.
Anastastia e veshtronte si nje rrezik ne kete shtepi,por vazhdonte te shikonte pjaten perpara pa i kushtuar vemendjen asaj.

'Sa eshte ora?'pyeti me veshtiresi,sikur kishte shekuj qe nuk kishte folur,i ishte mpire goja.

'Ke dhe dy ore jete'pershperiti Anastasia teksa perplasi pirunin per te arritur te fuste sallaten brenda ne sfurkat e pirunit.

'Kush te pyeti ty?'pershperiti teksa u ngrit nga tavolina,e Lorenzo ne foljen "do te vdes" ngriti shikimin lart e po veshtronte me imtesi duke mbajtur pirunin ne doren e djathte,e te majten e kishte mbeshtetur mbi tavoline.

U largua pak metra me larg e po drejtohej per ne katin e dyte,kur veshi i kapi nje fraze.

'Kot nuk e kam marre me vete Anastasian Enzo!Dasma do te behet' ndaloi.Ai do te martohej.Nje dhimbje e kaploi ne kraharor dhe perpak humbi ekuilibrin,ishte gati te rrezohej dhe nje ze nderhyri.

'Gabriella!'ishte zeri i shqetesuar i tij,nuk ndihej ironi ne ate ze te shfaqur,shqetesim,po.Interesim.Ndoshta meshire,meshire sesi nje vajze do te vdiste sot,do ta vriste me duart e tij.

Lorenzo vrapoi pas saj,por ajo po e shihte me nervozisem dhe filloi te ngjiste shkallet me te shpejte,kthente koken here pas here e degjonte ate te therriste shpesh here emrin e saj,apo qe i thoshte te zbriste poshte.Kyci veten ne nje dhome,e kur e veshtroi ishte zyra e tij.

'Gabriella hape deren!'po godiste me tere fuqi deren gati ne te shembur,e ajo vazhdoi te ecte neper zyre,po shihte pertej dritareve te zyres sesi dielli ishte zhdukur pas reve te perhumbura.Po veshtronte gjithashtu kopshin e gjelbert,shatervanin madheshtor qe qendronte rreze nje sere trendafilash te zinj.Deshironte te shkonte e te mbushja tufen e tyre e te vdiste bashke me to ne krahe,por po qendronte e mbyllur.Nuk kishte problem nese dilte nga dritaret besonte,do te lodhej se godituri deren e do te pushonte.Do te kthehej para ores nente.

Hapi njeren prej dritareve qe ishin teper te medha,pa zhurme, dhe rreshqiti njeren kembe ne borduren e skulptuar te bardhe,duke u mbajtur me duar ne dritare,nxorri edhe kemben tjeter.Duke veshtruar poshte kuptoi se nuk ishte nje distance shume e larget,gjithashtu ishte bar aty poshte,nuk do vritej po te hidhej.

Keshtu beri.Leshoi veten lirisht ne ajer edhe kujtoi se do te ishte e njejta eksperience si ne endrra,ku ndjen nje rrenqethje kur bie nga lartesite.Por kjo ishte ndryshe,kjo ishte Boom.U mundua te leshonte nje psheretime te vogel,mos ta degjonte e gjithe vila,por doli deshtim.Leshoi nje ulerime te larte dhe u ngrit me te shpejte me veshtiresi dhe vrapoi drejt trendafilave.Teksa po ecte me kujdes,per te mos rene ne sy,zemra e saj ndaloi kur zeri i tij e pengoi.Ktheu koken dhe e pa ne dritaren prej ku ishte hedhur.

'Mos guxo t'i prekesh ato trendafila.Fatkeqesisht per ty,do te shkojme ne ballo qe tani.Ngjitu lart!'bertiste teksa ajo formoja mimika me fytyre,e nderkohe ai rrotullonte syte.Duke u ngjitur lart nuk vereu asnje te shtepise,deshironte ti takonte per here te fundit por nuk ishte e shkruar.

Akoma si besohej se nje mashkull si Lorenzo,do te martohej dhe pikersht me nje femer si Anastasia.Nuk i vinte mire,duhet ta pranonteDonte qe ti vinte mire,por nuk e dinte se cfare kishte ne kundershtim me veten e saj qe nuk ia lejonte.Nuk donte qe te ndodhte nje dasme mes tij dhe saj.Thjesht fiksim,po, eshte thjesht fiksim.

Ndeshi Lorenzon ne mes te rruges dhe me shpejtesi i kapi krahun e po kthehej serish aty ku kishte shkelur pak me pare.Po e terhiqte pas vetes deri ne oborr,derisa nje makine e zeze ,kaq e bukur,u shfaq perpara dhe Lorenzo ia beri me shenje qe te futej ne ate makine.

'Sa xhentellmen qe je'ironizoi ajo pasi e vereu qe nuk do e hapte deren e makines ne shenje respekti.Ndodheshin ne vendet mbrapta te makines,sa me larg njeri-tjetrit,saqe ishte mbeshtetur ne xhamin e makines.Po nderthurte gishtat me njeri tjetrin ne menyre te pakuptimte.Kete gje e vereu dhe ai,saqe iu duk e bezdishme,besoj,e foli.

'Mos e bej ate gje'ktheu koken serish nga dritarja dhe po shtrengonte nofullat pa arsye.Ajo vazhdoi te bente te njejten gje por me shpejtesi dhe vereu ate qe perplaste rendshem kepucet ne parketin vogelush te makines.U ndje i bezdisur,ajo e kuptoi keshtu qe e la.Ne ate moment u qetesua,ndaloi se perplasuri kembet dhe kaloi gishtat neper floke mijera here.

'Do martohesh?'nuk deshironte qe te dilte i tille,por zeri i saj doli ne menyre te hidhur,pa lejen e saj.Kjo gje e terhoqi vemendjen e tij dhe e perqendroi shikimin ne te saj.Sapo deshironte te fliste,shoferi e nderpreu duke e lajmeruar se kishin mberritur ne destinacion.

Shpresonte kaq shume mos te ndeshte ate.

The Mafia Kidnapped Me (Shqip)Where stories live. Discover now