Kapitulli 13

2.9K 204 169
                                    

Shfryu e bezdisur,jo te merrej me ate nuk do e bente.Jo kur ne mendje i shetiste nata se bashku,dhe ajo e dinte qe ai e kishte planifikuar me qellim ate nate,ndoshta ato lote ishin fallso.Prandaj qendronte me kurriz nga ajo,per te detyruar veten te nxirrte ato lote krokodili.Gjithcka kishte qene nje loje e tij dhe si gjithmone ajo kishte rene pre e fatit te saj te keq.

'E vetes' doli me shume si nje pershperime,por ai arriti t'a degjonte.Tashme nuk ishte ajo qe qendronte e habitur,ishte ai i cili ktheu koken me vetulla te vrenjtura dhe duart vendosur neper xhepa,serioz,por fjalet shprehnin tjeter gje.

'Je e imja'ajo leshoi sirtarin i cili u perplas rende duke bere qe te leshonte nje pershperime.E kishte kapur papritur,cuditur,e tmerruar nga ajo pergjigje.Ai nuk mund t'a kishte me te vertete,ai po e tepronte me hipotezat e pavlera dhe imagjinare te tij.

'Une jam e imja,para se te jem e dikujt tjeter.Apo te terhoqi kaq shume kjo njolle gjaku qe dhurove ne fytyre,saqe me deklarove tenden?'tension.Tensioni pushtoi te gjithe ajrin e dhomes,madje dhe brenda atyre te dyve.Syte e Lorenzos veshtronin  sikur ishte i gatshem t'i  dhuronte dhe nje vule ne faqen tjeter te paprekur.Perplaste kemben mijera here ne toke dhe po mundohej te ruante qetesine.Ne sfond u shfaqen disa trokitje duarsh,e menjehere ai ktheu bashke me te koken per tu shfaqur me silueten e Laures perpara.Ishte e gezuar,dukej nga buzeqeshja ne fytyre.

'Enzo,me fal,Don ,je i hatashem!Piktor!' vuri ne dukje menyren si ia kishte plagosur ate shenje Gabrielles ne fytyre.Lorenzo degjoi,dhe ne nje ane,mezi priste pergjigjen e Gabrielles,gjithmone impresionohej prej saj,e tani priste.Por ajo po vonohej,ajo po shmangej,ajo po e zhgenjente...

'Po pra,sic ka pikturuar mire vaginen tende' Lorenzo uli menjehere koken per te fshehur buzeqeshjen i kenaqur,i mrekulluar prej pergjigjes se saj.Nuk deshironte t'ia bente qejfin duke i treguar nenqeshjen ne fytyren e tij,mjaftonte te dinte qe ishte e tija...

⌛⏳

U zgjua e perhumbur dhe vertet ndihej sikur e kishin infektuar me shiringe,por ishte thjesht ajo qe ishte nen efektin e gjumit.

Nuk kishte fjetur ne shtratin e Lorenzos,fale Zotit,por u fut ne nje dhome te panjohur,e cila ishte vertete e kendshme dhe e lezetshme.E terhoqi,bashke me aromen e cilter.Nuk ishte aspak si dhomat e tjera,te mbytura me mobiljet e zeza apo piktura te pakuptimta te Luigj-ave te shumte.Ishte dhome e celet,e lulezuar.Ishte nje dhome femre,dukej.Ndoshta e Lorenzos.Ai ishte nje e tille,talent i pazbuluar pas shijeve te dhomes.Kishte dy dhoma ndoshta,ate e mban per te mos zbuluar sekretin se eshte dhe gay.

Vazhdoi te ecte e perhumbur pasi u ngrit nga shtrati ,efekti i pergjumur nuk i ishte larguar akoma.

Derisa u tronditur duke marre veten,i gjithe trupi i saj u perkul drejt nje drejtimi dhe nje terheqje prej belit e shpernguli te gjithen pak metra larg  nga aty ku ishte.

U ndesh me nje djalosh,dukej i pashem dhe kishte veshur nje smoking te pershtatshem per trupin e tij.E vetmja gje i beri asaj pershtypje ishte shikimi i zjarrte,ne menyre negative,plot urrejtje,sikur perveloheshin nga inati.As Lorenzos nuk ia kishte vene re ne kete menyre.

'Shiko,zonjushe,nuk kam asgje me ty,thjesht dua te te jap dy letra qe me dorezoi njeri prej rojeve te rezidences suaj' dhe ate c'ka tha,ia tha i bezdisur.Nuk i pelqente ai djale edhe pse simpatik.

'Aha,silli'tashme syte e tij ishin shenderruar ne te embel,e nuk kishte harruar pas nuances e habise.S'e kuptoi si ndryshoi aq menjehere,nuk e di ne tha ndonje gje qe i kishte bere pershtypje apo e kishte prekur,po s'eshte se po i interesonte ne kete gjendje qe ishte.

'Rojen e vrame'ishte Gabriella tashme qe e shmangu me shikimin e saj te ftohte.Ata talleshin,ata luanin me jeten e njerezve.A thua roja do e ndihmonte ate te arratisej,nuk e dinin ne kishte familje dhe a e prisnin ne darke ne shtepi,por inati vepronte para mendjes,dhe atehere kur ata mundoheshin te arsyetonin,ishte vone.

'Me jep letrat'ishte e para here qe ajo po merzitej jashte shtepise se saj.Vetem ne ate shtepi kishte dhimbje,merz.As nuk e kishte idene se do te ktheheshin prape edhe pse nuk ndodhej atje.

Hapi njeren leter me pakujdesi.E shkaterroi fleten mbeshtjellese te zarfit dhe brenda saj ndodhej nje tjeter flete.Flete?Duhet te ishte shkruajtur dicka.

Syte iu erresuan,bebee syrin kerkonin shpetim nga ajo pamje,nga ai shkrim,nga ajo cfare permbante.

Ciao,vogelushja ime.Si mu largove ne ate menyre?

Si qendron dot pa prekjet e mia? Do jesh prane meje serish.E imja serish.Ti je e imja,thjesht De Luca po me merr pak kohe nga ty.
Te dua,vogelushja ime, me ka marre malli te te prek perseri.

'Keni dicka zonjushe?'ngriti syte per t'u ndeshur me imazhin e djaloshit perpara.Mallkonte veten qe ishte zgjuar nga gjumi.

Nuk kishte nevoje te tregonte kush e kishte sjelle ate leter,shkrimi i simbolizonte te gjitha,ai shkrim dihej qe do te percillte vetem kercenime,ironi,trishtim brenda tyre.Nuk kishte nevoje te lexonte ato shkronja te pavlefshme,ndihej.Ndihej fuqia e zeze qe mbarte ajo leter,shperndahej ne ajer ne menyre qe t'a thithte me hunden e saj e te ndjente se ai ndodhej aty ne leter,aty afer,si nje fantazem qe kishte pushtuar tashme territorin e mendjes se saj.Tashme nuk do e mbronte me asnje dhunues,nje ashtuquajtur Dr n.Jo Lorenzo, e as pseudonimi dolcezza.Nuk do e mbronte nje arrogante femer qe e urrente. As truprojat e kesaj rezidence.As vete ajo nuk mund ta mbronte veten.Thjesht nuk duhet te shqetesohej,ajo nuk e kishte me trupin e saj,nuk e zoteronte me as mendjen e meparshme,cmund t'i merr me? Skishte pse te kishte frike.Ishte ne rregull,le t'a perdorte serish, pune e madhe.Ajo tashme s'kishte me frike, funksioni i saj si femer kishte mbaruar.

The Mafia Kidnapped Me (Shqip)Where stories live. Discover now