Pjesa 2.

511 55 116
                                    

Ishte 10 shtatori i vitit 1861. Nje puhize e lehte kishte pushtuar gjithe Rusine. Nje vese e lehte shiu kishte lagur rruget e dobeta qe kerkonin ngrohtesine tek njerezit qe i shkelnin , te topat qe bucisnin , te shpatat qe kercisnin. Ato pushke qe gjemonin merrnin qetesine e gjithe vendit se bashku me jetet e njerzve. Njerez te fajshem e te pafajshem qe vriteshin. Femije te gjore qe vraponin per te gjetur prinderit e tyre. Nena qe trembura qe vraponin per te shpetuar femijet e tyre, familjet e tyre. Buzeqeshje qe shuheshin ne fraksione sekonde , lote qe shperthenin me nje te pulitur sysh , jete njerezish qe merreshin me nje te shkrepur.

Gjethet luftonin se bashku me ta . U ngjiteshin e u shoqeroheshin per te vazhduar ate beteje te pergjakshme qe kishte 3-dite qe vazhdonte . Nga njera ane qendronin forcat qe donin te mbronin trojet e tyre  , te mbronin interesat e tyre politike e territoriale dhe nga ana tjeter qendronin forcat  qe benin gjithcka per pushtet , per te marre ato  territore duke i paguar me gjakun e tyre.

Pas pushtimit te Gjermanise ,forcat Vorosk u nisen drejt Rusise. Qendronin sypatrembur edhe pas vdekjeve te shumta , edhe pas asaj beteje te rendomte qe po zhvillohej jo vetem me ushtaret , por edhe me njerezit qe kalonin neper rruge. I vrisnin si te ishin ca zogj pule per hicgje , thjesht sepse ashtu e mendonin ata.
Nese ngrije syte do te haseshe me nje katastrofe te vertete. Ndertesa te djegura , flake te nxehta qe percellonin zemrat e te gjitheve , tym qe verbonte shpresen per te jetuar, zhurma te tmerrshme qe te groposnin ne qindra metra thellesi, trupa te pajete , te pergjakur qe dergjeshin ne token e njome.

Aroni... Ai qe pas cdo vrasjeje ndiente nje therje ne zemer . Nuk vriste njerez te pafajshem, madje i shpetonte ata fshehurazi te atit . I mbyllte ne fortesa ku mund te ishin te sigurt duke kaluar plot rreziqe per vete . Gjemonte shpaten me ushtaret vetem per vetembrojtje. Zemra e tij e brishte nuk e lejonte te merrte jete te pafajshme, jete engjejsh.

Nje gjemim i fundit... Nje e kercitur topi per here te fundit.. Dhe nje e bertitur, nje ushetime nga zeri i Adam Vorosk, te atit te Aron-it.

"Fitore!" - nje e bertitur qe u shoqerua me ulerima te tjera te gezuara nga ushtaret e tij dhe te trishta nga frymemarrja e fundit e ushtareve rusë.

Leshuan armet , shpatat e hipen ne kuajt e tyre . Ata kuaj te bardhe qe prisnin te ktheheshin me padronet e tyre ne vendlindje , ne Turqi.

Aroni. U ul i rraskapitur ne toke. Ndihej i rraskapitur shpirterisht , sepse dhe Rusia ishte ne kthetrat e babait te tij. Ndihej i ligeshtuar shpirterisht , sepse gjithe ata njerez u zhduken nga faqja e dheut , mbaruan se marri fryme .

Ushtaret hipen kuajt , ngriten flamujt te lyer me gjakun e kundershtateve dhe me himnin e tyre u nisen drejt Turqise.

Aroni qendronte i ulur ne erën e ftohte te Rusise.Qendronte i ulur ne token e njomur nga gjaku i njerzve . Dy-tre metra me tej shikonte ca trupa qe ende jepnin shpirt. Agonia qe po i torturonte shpirtrat e tyre , e bente te ndihej edhe me keq .




Ndihej keq. Ndoshta per faktin se te gjithe e meritojne te jetojne. Ishte Aroni ai qe vuante per egoizmin e te atit. Ishte ai qe ndiente nje boshllek ne shpirt pas cdo vrasjeje.

"Eja bir!"- foli Adnani.Nje burre rreth te 50 . Thinjat ne koke , rrudhat ne ball tregonin vuajtjet e tij.  Ishte sherbetori i tij , por nuk e njihte si te tille. Ishte shume i afert me te dhe e mbeshteste gjithmone. Respekti dhe dashuria per te ishin te pashtershme.

U ngrit ne kembe . Ndihej i brengosur dhe ndiente nje shtrengim te skajshem ne stomak. Cte ishte vallë?

Shaloi pelën e tij dhe filloi te ecte ngadale. Rreth e rrotull shikonte njerez , ose me sakte trupa. Midis gjithe turmes , syte i zune dicka .

Nje qoshe e vjeter muri, qe ishte gati në të rënë, mbarte dicka. Nuk mund ta dallonte plotesisht per shkak te tymit e bores , keshtu qe u drejtua drejt saj . Kurioziteti ose ndoshta dicka tjeter e shtyu te shkonte atje. E ku ta dinte ai se cdo te gjente atje ?

Syte u hasen me dicka. Ne menyre instiktive, i nxitur nga kureshtja zbriti nga kali dhe shkoi me prane.

Nje vashëz bjonde qëndronte e shtrire ne borën e ftohte. Kaçurrelat e arta i kishin mbuluar nje pjesëz te fytyres , madje dhe syte e mbyllur. Nje fytyre paksa te imet qe tashme ishte bere e bardhe njesh me boren e ftohte , buzet e plota kuqelonin duke bere nje kontrast drastik me gjithe vendin qe ishte pushtuar nga zymtesia. Syte i puthiti me buzet e saj . Ndiente dicka ta terhiqte drejt tyre. E cuditshme ! Si kishte aftesine nje person qe sapo e kishte pare t'i falte ate lloj qetesie ? Ate lloj paqeje me veten ?

Nje pah bore kishte rene mbi floket, fytyren e trupin e saj. Ishte me te vertete e bukur.

Pas nje copeze here qe kishte qendruar duke e ekploruar me syte e tij , u perkul dhe i pa pulsin... Jetonte. Do te ishte mizori nese nje qenie e mrekullueshme si ajo nuk do te merrte fryme.

Pa u menduar dy here , e mori me ngadale , si te ishte nje objekt qelqi e do te thyhej nga pakujdesia , nga duart e tij te ashpra e te njollosura dhe e vendos mbi kale.

Do e conte ne shtepi , sepse... Sepse ajo duhet te jetonte...

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now