Pjesa 33.

181 29 43
                                    

Kishte plasur nje beteje e pergjakshme ku secili luftonte per jete a vdekje. Secili luftonte sikur kjo lufte te ishte pergjegjese per fatin e tyre , per te nesermen. Kishte ndodhur ajo qe ai kishte provokuar, vetem se ne nje menyre me masive, me mortore..

FLASHBACKS

"Jo, nuk dua "

Zemra e saj u be cope e cike. Ndjeu lotet ti dilnin nga syte , t'i lagnin faqet e t'i percellonin zemren.

"I dashur... Cpo thua ?! " - arriti te belbezonte keto fjale mes loteve , nderkohe qe gjithe te tjeret kishin ngrire dhe po shikonin ata.

"Shiko Felisia. Une nuk mund te martohem me ty ."

"Por ne duhemi."

"Une nuk te dua Felisia. Ngulite ne koke kete. Ta kam thene qindra here."

"Atehere perse vendose te martohesh me mua ? Ka ndodhur dicka apo jo ? "

"Kontrata eshte arsyeja e gjithckaje - foli kesaj here pa iu dridhur qerpiku. E kapi ne supe dhe e veshtroi thelle ne sy . Shpresonte te ndikonte ne zemren e saj dhe , gjithcka te perfundonte ne paqe , pa lufte , - Shiko Felisia. Zemra ime i perket dikujt tjeter. Une nuk ndiej asgje per ty. Pranoje kete gje dhe jetoje jeten. Je nje femer e bukur , e re, e pasur. Jam i sigurt se do te gjesh dike tjeter . Kurre nuk kam dashur te te lendoj..."

"Perse nuk ke dashur te me lendosh ? Sepse me do... Une e di qe ti me do , por nuk e pranon " - sado qe ai perpiqej t'i mbushte mendjen , ajo serisht vazhdonte me te sajen. Kjo vajze ishte e fiksuar.

"Felisia ! Qepe ! Nuk te dua . Zemra ime i perket princeshes se Rusise , Anastasia Ponomarev Fiksoje mire kete emer , sepse ajo eshte femra qe une dua dhe jo ti."- Te gjithe mbeten te shtangur , e me shume babai i tij .Forcoi grushtin dhe po pergatitej per cdo gje nga casti ne cast. Lufta mund te shperthente ne cdo sekonde dhe gjithcka per faj te djalit te tij , romancisti i djegur i shekullit.
Nderkohe qe emri i saj doli nga buzet e tij , Felisia ndjeu zemren ti pervelohej , ti behej shkrumb e hi. E urrente ate femer, e urrente te zevendesohej. Ajo nuk duhet ta kishte falur Aronin. Ata duhet te kishin vdekur te gjithe , te digjeshin ne flaket e ferrit.

"Anastasia ?! Ajo eshte femra qe u kthye per tu hakmarre" - arriti te permbahej . Cfaredo qe Aroni te bente , ai ishte dashuria e jetes se saj. Ajo bente gjithcka per te.

"Ajo eshte femra qe u kthyer per te vjedhur zemren time , per t'i dhene fund zbrazetise shpirterore qe une ndieja , ajo qendroi per te shpetuar kete pallat , kete familje mua duke hedhur poshte dashurine e saj . Kjo eshte Anastasia "

"Ti e do ate ? "- lotet vazhdonin t'i pikonin , te buronin nga zemra e saj. Ai fiksim po ia merrte shpirtin , po i digjte zemren.

"Po Felisia. Perpiqu te me kuptosh. Do te jem gjithmone prane teje , si nje mik "

"Nuk e dua miqesine tende , Aron. Dua dashurine tende. "

"Jepi fund kesaj lufte Felisia. Jepi fund kesaj kontrate. Jeto e lumtur dhe me ler te jetoj i lumtur.Kuptoje se lumturia jone eshte nese ndahemi , nese jetojme jeten ashtu si na vjen"- mes loteve te shumte , zemres qe i rrihte si e cmendur , kokes qe i vlonte nga mendimet per te mos e bere ate gje , tundi koken ne shenje pohimi dhe u zhyt ne krahet e tij , per t'i dhene nje perqafim. Ai u ndje i cliruar, sepse nuk donte lufte, nuk donte te thyente zemren e saj , sepse ne fund te fundit ajo vuante nga dashuria per te.

Te gjithe te tjeret kishin mbetur te shushatur teksa i shikonin, madje dhe vete ushtaret kishin levizur paksa nga pozicioni i tyre i ngurte.

Ai ia ktheu perqafimin , nje perqafim i sinqerte qe simbolizonte paqen dhe, sapo u be gati te falenderonte ate , ndjeu nje dhimbje therese fare prane kraharorit.

Ishte ajo... Felisia... Sapo ai kishte humbur serish ne mendime , ajo e kishte goditur me bicak fare prane zemres. Ate bicak qe i kishte dhene babai i saj me gjithe kundershtimet e saj se nuk i duhej , e kishte futur nen petkun e bardhe te fustanit . Askush nuk kishte kuptuar gje. Te gjithe mendonin se ata qendronin ende te perqafuar kur ne fakt , ai po ndiente dhimbjen t'i sembonte deri ne zemer . Trupi i tij po humbiste gjithnje e me shume ekuilibrin per tu mbajtur ne te sajin tashme.

"Nese ti nuk je i imi , nuk je i askujt . Nese nuk jam e jotja, nuk jam e askujt. Lumturia jone eshte prane njeri-tjetrit. Do te jemi bashke ne parajse a ne ferr, por dua qe te jem gjithmone me ty ." - i peshperiti keto fjale fare prane veshit teksa futi bicakun ne zemren e saj .

Brenda nje minute te dy u shtrine ne mes te te gjitheve, gati pa ndjenja. Gjaku i te dyve u bashkua e po perhapej neper gjithe vendin. Pak sekonda para se Aroni te humbiste ndjenjat , nxorri nga xhepi nje revole te vogel dhe e shkrepi ne ajer , me pas mbylli syte e gjithcka qe degjonte i dukej sikur venitej nga casti ne cast.

Te gjithe kishin mbetur te habitur. Askush nuk e priste kete gje. Adnani , vrapoi drejt tij dhe e futi brenda.

Nderkohe qe Abrahami shkoi prane vajzes se tij , kuptoi se ajo ishte duke dhene shpirt. E kishte goditur veten fiks ne zemer , e kishte care zemren e saj , ate zemer qe disa minuta me perpara ia kishte care Aroni.

"E gjitha ndodhi per fajin tuaj " - bertiti me sa pati ne koke , para se te merrte revolen qe i kishte rene nga dora Aronit dhe ta shkrepte me bresheri drejt Adamit. Menjehere sapo plumbat qelluan mbi te, ai u shtri vrikthi ne toke e fjalet e fundit qene kundrejt ushtareve te tij

"Luftoni deri ne vdekje "

Ushtria otomane tashme kishte filluar te copetonte cdo ushtar te Norvegjise , mirepo ata ishin me te shumte ne numer. Abrahami ishte pergatitur per gjithcka. Forcat e Norvegjize , Suedise dhe Finlandes kshin arritur tashme ne Turqi , dhe ishin gati duke shpartalluar ushtrine turke , kur ne ato caste ruset dhe anglezet u pane qe tutje duke nderhyre ne mbrojtje te Turqise. Sapo kishin degjuar sinjalin , qe ishte shkrepja e revoles nga Aroni ishin turrur per te filluar luften.

END OF FLASHBACKS

Ky ishte plani qe Diana kishte menduar. Pas vdekjes se Gregorit , ajo kishte kaluar ne krye te Anglise. Si shperblim per ndihmen e tij i kishte ofruar Aronit , ushtrine e saj te mireformuar , per te luftuar kunder Norvegjise. Nga ana tjeter, Anastasia kishte ofruar ushtrine e saj ruse per t'u bashkuar me Angline dhe Turqine. Do te sulmonin sapo revolja te shkrepej .

Ja ku ishte nje lufte e vertete shkaterruese. Turqia , Rusia dhe Anglia kunder Norvegjise , Suedise dhe Finlandes. Shikoje njerez qe shpartalloheshin ne fraksione sekondash , shpirtra qe shuheshin me nje te pulitur sysh , zera qe bertisnin nga dhimbja e agonia , njerez qe shuheshin , zemra qe caheshin nga shpatat , shtepi qe digjeshin nga flaket e topit e nga ana tjeter, ne nje shtrat te pallatit qendronte Aroni duke luftuar me jeten, duke dhene shpirt , ose duke gjetur rrugen e kthimit ne jete.

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now