Pjesa 15.

230 32 50
                                    

Kishin kaluar rreth 30 minuta qekur ai kishte hyre ne hamam per te bere nje banje te gjate dhe Anastasia kuptoi se ai kishte harruar peshqirin. Iu desh te bente nje lufte te gjate me veten per te vendosur se duhet tia conte pasi ne fund te fundit ai ishte padroni i saj .

Sigurisht qe kjo ishte arsyeja qe ajo po i conte peshqirin ; nuk eshte se deshironte apo shpresonte dicka tjeter.

Qe ne korridor ndjeu nje lemsh ti mblidhej qe te fyti e deri te stomaku i saj . Nuk i kuptonte ndjenjat apo emocionet e saj . Kur ishte larg tij i formohej nje shtullunge e zjarrte ne gjithe trupin dhe ndihej teper e shqetesuar dhe kur ishte prane tij ndjente te njejten gje. Ishte e cuditshme menyra sesi nje mashkull i panjohur te ndikonte ashtu tek ajo.

E kishte pergatitur veten per pamjen qe mund te shikonte ne hamam,por skishte cbente vetem te shpresonte se do e gjente me kurriz te pakten.

Hodhi kemben e pare drejt deres dhe u has menjehere me avullin e dendur. Mbante doren ne syte e saj per te shmangur ndonje pamje te sikletshme per te.

"Aron Bei " - foli lehtas duke qendruar si hu ne hyrje te hamamit. Priste ndonje pergjigje , por kishte mundesi qe ai te mos e kishte degjuar nga zhurma e ujit.

Rrezikoi dhe hodhi dhe disa hapa te tjere , por perseri ai nuk e degjoi. U afrua fare prane dhe nen perden e avullit mund te shikonte shpinen e tij te lakuriqte. Iu kujtua momenti kur ishin gjendur edhe me pare ne kete pozicion , vecse me pare ai kishte nje peshqir.

"Aron Bei ?" - foli kesaj here me nje ze te ngrohte dhe menjehere vendosi doren para syve te saj.

Ndjeu menjehere melodine dhe ciltersine e zerit te saj dhe disa mornica ti ngacmonin trupin e t'i turbullonin mendjen.

"Anastasia ? "

"Peshqirin , zoteri" - fliste pa e hequr doren nga syte. Syte i shtrengonte gjithnje e me shume .

Ai nuk foli . Thjesht veshtroi ate. Veshtroi floket e arta qe vareshin mbrapa mbi shpinen e saj . Veshtroi ballin qe ishte mbuluar nga disa pikla djerse nga avulli dhe ajri i ngrohte i hamamit. Dora e saj mbulonte teresisht pjesen e syve. Ndaloi tek buzet... Qendronin pakez te hapura duke e bere qe ajo te dukej me seksi dhe me kerkuese , ose te pakten keshtu i dukej atij.
Zbriti syte drejt gjoksit te saj. Kishte arritur te dhuronte nje pamje mjaft te mire duke dale me kokefort se fustani i ngushte ngjyre qumeshti. Vija e gjoksit e nderlikonte edhe me teper ate situate dhe ate deshire te zjarrte qe po ngacmonte venat e tij .

Ajo e cmendte ate. Dreqi e marrte ! Nuk donte ta pranonte dhe nuk donte te bente dicka per te cilen do te pendohej.
Edhe pse ai nuk e donte te fejuaren e tij , ai ishte i fejuar dhe duhet t'i qendronte besnik asaj.
Nga ana tjeter nuk deshironte te lendonte Anastasian. Ai e kishte perrallisur ate duke i thene fjalet me te mira per ushtrine e tyre.

Cdo te bente ajo kur te zbulonte te verteten ? Do e braktiste ? Dhe atehere do te lendohej me teper...

Por cmund te bente ? Ajo sikur tia bente per inat... Sikur tia bente per inat me pamjen , mimiken, sjelljen dhe format e saj .I kujtohej ai perqafim dhe e conte ne ujera te tjera. I kujtohej ai perqafim kur ndjeu fare prane lekures se tij trupin e saj dhe deshironte te jetonte me ato kujtime pergjithmone.

Ne djall lendimi, fejesa apo cdo gje tjeter. Ne djall vete jeta.

U sul si nje qen i xhindosur drejt saj duke i kapur kycet e duarve dhe duke e ngjeshur pas murit me te afert. Ajo mbeti si e shushatur dhe e la veten te lire . Peshqiri i rreshkiti nga duart , por mbylli menjehere syte. Ndjente frymemarrjen e tij t'i ngrohte fytyren .

Nuk mundi te duronte me dhe zvogeloi distancen e trupave te tyre duke i ngjeshur ata. Me syte e mbyllur ndjeu ereksionin e tij mbi fustan. Nuk po e kuptonte cpo ndodhte , thjesht qendronte me duart e mberthyera nga ai siper kokes se saj , e ngjeshur pas murit dhe trupit te tij , me syte e mbyllur.

Deshironte te fliste apo te largohej , por ne nje fare menyre po i pelqente pozicioni ne te cilin ndodhej. Ne fund te fundit kishte qene ajo qe kishte enderruar per kete moment kur i qendronte te koka dhe kujdesej per te, kishte qene ajo qe kishte menduar te helmohej me kete molle te ndaluar , po tani ? Ku shkoi guximi i saj qesharak ? Ajo ishte e guximshme me mendimet e saj , ndersa ai me vepra.

Puthiti buzet e tij prane qafes se saj dhe filloi te lere puthje te vogla e te shpejta neper gjithe lekuren e saj duke bere qe ajo te ndiente djegie te lehta qe i falnin nje kenaqesi te paprovuar me pare. Ndiente nje det me emocione , nje det me flake qe ia pershkonin gjithe trupin , e conin ne qiellin e shtate e paturpesisht kerkonte me shume .

Pa humbur me shume kohe humbi ne buzet e saj . Ato buze qe per kaq kohe i kishte enderruar , mundi t'i shijonte. Arriti te humbiste ne embelsine dhe ngrohtesine e tyre .
E nderkohe ajo vazhdonte te ndiente me sy mbyllur cdo gje qe po ndodhte rreth saj.
Sapo ndjeu nje pale buze te flakta te perqafonin buzet e saj , rryma te ndryshme emocionesh e mbyten dhe e vune posht duke e bere krejt te pafuqishme per tu bere balle.
Ra pre e kenaqesise dhe i ktheu puthjen atij .

Largoi duart nga duart e tij dhe i coi ne fytyren e tij . Dukej sikur avulli rriste edhe me teper nxehtesine. Kishin marre flake dhe ishte pikerisht ajo puthje qe e beri te pamundur fikjen e atij zjarri te krijuar ne disa sekonda.

Ajo puthje qe ishte enderruar nga te dy u be realitet. Ajo puthje qe zgjoi haptazi cdo ndjenje te fshehur ne skutat me te erreta te qenies se tyre. Ajo puthje qe theu rregullat...





OOPSSS. Shperthyen kaq e paten kta. Well nuk eshte se jam kushedi se cfare ne pershkrimin e romantic things cuz e kam nga eksperienca :P but perpiqemi.... Gjithsesii :) I hope you liked this part. This one goes for mah poppy Eriiisa

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now