Pjesa 26.

194 31 26
                                    

"Pra..."

"Eshte mire mos u shqeteso. Do te jete pa ndjenja  dhe per disa ore,por do te behet mire"-foli qete nje nder mjeket me te mira ne Rusi, pasi kishte kryer mjekimet e nevojshme.

"Fale zotit! Shume faleminderit ! "- me ne fund u ul u cliruar ne shtratin ku gjendej e shtrire Anastasia per rreth 3 dite.Ishte detyruar te merrte nje karroce me qera nga Norvegjia per tu kthyer ne Rusi dhe Anastasia kishte qendruar gjate gjithe udhetimit e pavetedijshme.  U habit sesi Felisia nuk beri ndonje perpjekje per ta ndaluar, por me pas i ishte kujtuar se ajo do te kthehej nje here tjeter. Pra ishte i kercenuar nga inati dhe hakmarrja e dy femrave ?! Mrekulli ! 

Per nje moment largoi mendimet apo parandjenjat e keqija qe i ishin krijuar dhe u perqendrua te engjelli qe ndodhej perballe tij. Dukej kaq e qete, e pafajshme. Si mund te mendonte nje engjell si ajo per hakmarrje ?! Ajo cka ata kishin perjetuar te kishte qene pjese e planit te saj valle ? Te mos kishte ndjere asgje nga prekjet, peshperimat dhe puthjet e tij ?

Nuk i vinte faj. Ai rrezikoi gjithcka per te shpetuar familjen e tij , madje dhe lumturine e tij duke u fejuar me Felisian. Dhimbja e humbjes se gjithe familjes ishte e tmerrshme... Ai sakrifikoi gjithcka per familjen,pervec saj... Do e bente dhe ajo te njejten gje valle ? A do e falte ndonjehere?

I kaloi dy fije flokesh pas veshit. Humbi dhe njehere ne butesine e flokeve te saj te florinjte. Leshoi nje puthje te lehte mbi  buzet e mendafshta qe i rikujtoi me qindra ndjenja dhe i zgjoi flake te rena ne qetesi. Ajo femer e bente te ndihej ndryshe. I kujtonte te jetonte , e zbrazte nga ndjenjat negative dhe e mbushte me qetesi .

***

E ndiente koken te rende. Nuk po kuptonte ckishte ndodhur derisa ndjeu nje diegie ti pervelonte fytin qe i rikujtoi cdo gje. Shpresonte te kishte qene nje makth i tmerrshem, por ishte e vertete. Ishte realiteti i hidhur. Pa se ndodhej serish ne Rusi , e shtrire ne nje shtrat qe praktikisht i binte te ndodhej ne dhomen e saj te vjeter.

Hodhi syte tutje ku u perball me fytyren e tij. Ishte mbeshtetur mbi shtrat nderkohe qe qendronte ulur ne nje karrige druri . Per nje cast iu kujtua momenti kur ajo ndodhej ne pozicionin e tij. Per nje moment harroi gjithcka dhe u be gati te zgjonte ate me puthjet e saj, por me pas iu kujtua menjehere se cfare i kishte bere ai dhe ushtria e tij. Zhytu dhe njehere koken ne jastek dhe shpertheu ne lote . Perse keshtu? Perse dashuria e jetes se saj ishte nje nga vrasesit e familjes se saj? Per me teper qe ajo ishte e fejuar . Dreq! Ishe e fejuar dhe nuk e kishte idene ku kishte perfunduar i fejuari i saj.
Nga ana tjeter Aron i kishte shpetuar asaj dy here jeten. Nese ai ishte kaq mizor dhe i pashpirt sa te ndihmonte te atin te shfaroste nje mbreteri te tere, atehere perse dreqin e shpetoi ate ?

Menjehere sapo kuptoi qe ai po zgjohej , mbylli syte dhe beri sikur ishte ne gjume. Nuk ishte ende gati te perballonte nje perplasje me te.

"Ah Konfietka! Kur te zgjohesh ndoshta do te shoh urrejtje ne syte e tu , por une nuk mund te shoh syte e tu pa ate shkelqim e miresi .Hakmarrja i ndryshon njerezit , por une deshiroj te te ruaj ne zemren time si kujtimin me te embel , te brishte e delikat qe me ka ndodhur. Do te te ruaj si dashurine me te paster qe kam perjetuar ndonjehere. Te dua ! Te dashuroj marrezisht dhe pse e di qe ndjenjat e tua kundrejt meje kane qene genjeshtra, pjese e planit tend per hakmarrje, ama nuk me intereson. Ajo cka me intereson eshte qe te dashuroj si i cmendur...Ah sikur te me doje dhe ti...Ah sikur..." - do te largohej para se ajo te zgjohej. Nuk mund te duronte bresheri fjalesh te hidhura te dilnin nga goja e saj. Serisht po tregohej egoist duke u larguar dhe duke mos i dhene asaj shpjegime , ama... Dashuria e kishte kthyer ne te tille. Preferonte te ndahej nga ajo me nje kujtim te embel qe ne ato caste ishte fytyra e saj qe prehej qetesisht ne gjume.

Fjalet e tij i trokiten ne zemer. I hapen dyerte e zemres qe kishte vendosur t'i kycte dhe mos i hapte kurre. Ajo e donte me gjithe shpirt,por ishte e frikesuar tia thoshte. Ndoshta kjo ishte hera e fundit qe ia degjonte zerin...Hapat e tij po degjoheshin cdo here e me pak teksa shkoi drejt deres . Nje ze i brendshem i thoshte te shkonte dhe ta mbyste me puthje , pasi ai ishte dashuria e saj , por nga ana tjeter nje ze edhe me i thelle e pengoi duke i dhuruar vetem lotet si shperblim qe degjoi kete te fundit..

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now