Pjesa 28.

195 32 31
                                    

"Im zot... Si mendon.... Cili fustan do te me shkoje me shume ? "

"Ai ne te majte Felisia"

"Por... Ti as qe e pe. Ngrije koken nga ato dokumenta... Javes tjeter do te martohemi dhe ti as qe ke kohe per mua"

"Do te kemi nje jete bashke Felisia. Do te kemi kohe"

"Kjo eshte arsyeja apo jo ? Kjo eshte arsyeja edhe qe nuk me ke prekur me dore keto 4 muajt e fundit ? Une te dua ... Te dua kaq shume dhe e di qe edhe ti me do . E di qe jemi lindur per njeri-tjetrin i dashur"

"Po Felisia,po " - ia preu dhe kesaj here shkurt. I kishte degjuar keto fjale me qindra here gjate gjithe kesaj kohe , por tashme nuk i interesonte asgje. Kishte fituar urrejtjen e femres qe ai dashuronte , ose me sakte ajo e kishte urryer gjate gjithe kohes kur ai mendonte se e dashuronte.A e kishte dashur ndonjehere valle ? Kjo pyetje e kishte torturuar gjate gjithe kesaj kohe. Kjo pyetje bashkuar me urrejtjen e saj e kishin shnderruar ne nje te vdekur mes te gjalleve. Ai merrte fryme , por nuk jetonte. E c'rendesi kishte tani nese fejohej apo martohej me Felisian ? E c'rendesi kishte tani nese bota ishte ne lufte , nese ai luftonte apo jo ? Asgje nuk kishte rendesi , perpos nenes se tij tashme. Ajo ishte qenia me e pafajshme ne kete mes.

Dashuria e nenes eshte e pafundme.Eshte nje dashuri e tille qe , as lufta me e ashper, as uragani apo termeti me i forte, as dielli me pervelues nuk e shkrin . Cfaredo qe ti te besh , kudo qe te shkosh , kur te kthehesh , e di se ajo do te jete serisht aty , duke te pritur per te te ledhatuar, per te te thene dy fjale te ngrohta qe do te te qetesojne shpirtin.


FLASHBACKS

"Ti cfare ? "

"Nuk e dua kete jete baba. Ndaloje kete lufte, jepi fund gjithckaje. Na ler te jetojme te qete.Une dua Anastasian dhe jo Felisian. Felisia mori vesh gjithcka , ben mire te pergatisesh ushtrine..."

"Nuk te pyeti kush cfare deshiron. Ke ndermend te na vrasesh te gjitheve ? Ti e di qe ajo kontrate eshte vulosur dhe nga ne. Nese ata na sulmojne , jemi te vdekur. Mire per mua dhe perandorine qe nuk mendon , po nena jote ? Per cfare dashurie po flet ? Dashuria eshte nje idiotllek per femijet e vegjel, dashuria... Po te kishte dashuri mendon se gjerat do te ishin keshtu ? Mes njerzve ka vec urrejtje bir..."

"E di baba. Nese ti do te ishte i afte te doje dike , nuk do te ishim ne kete gjendje. Ama , dashuria eshte ndjenja me e paster ne kete bote dhe Anastasia eshte shembulli me i mire...."

"Je perseri gabim bir... Anastasia eshte shembulli me i mire i mendimit tim. Ajo kurre nuk te ka dashur ty , ajo thjesht u rikthye per hakmarrje duke futur nje naiv si puna jote ne gracke."

Ndoshta ai kishte te drejte. Keto mendime e perthithen ne vorbullen e tyre pa i lene hapesire per te menduar dicka tjeter. Ishin perseri fjalet e babait te tij qe e zgjuan nga mendimet.

"Ben mire te rregullosh mardhenien tende me Felisian , para se te jete vone."

"Por...baba"

"Mendo per nenen tende bir "

E dinte qe i ati po mundohej ta prekte ne zemer me nenen e tij , nuk ishte idiot , ama nga njera ane ai mund te kishte te drejte. Ndoshta Anastasia nuk e ka dashur kurre, ne fund te fundit ajo u rikthye per te marre hak , ama kjo sdo te thote qe ai nuk e donte , ai e dashuronte marrezisht ate , edhe pas gjithckaje. Ama nuk mund te rrezikonte nenen e tij per nje dashuri te pamundur , keshtu qe zgjidhja e vetme ishte ajo qe ai nuk e deshironte.

***

"Pa shiko , pa shiko kush u rikthye "

"Felisia ... une"

"Cfare do Aron ?! "

"Dua te vish me mua ne Turqi "

"Perse ?! A nuk ishe ti ai qe para disa ditesh zgjodhe Anastasian ? Zgjodhe ate k*cken para syve te mi ! "

"Shiko Felisia.... "

"Une te doja dhe te dua si e cmendur , ti e di kete "

"Do te martohemi Felisia..."

"Oh , Aron ! Te dua ! Je dashuria e jetes sime " - kaq u desh qe ajo te hidhej ne krahet e tij dhe ta mbulonte me puthje. Kaq u desh qe kontrata te vazhdonte perseri dhe perandoria te ishte e sigurt serisht . Kaq u desh qe zemra e tij te thyhej ne qindra copera, dhe ai te mos ndiente me asgje , qe ai te kthehej ne nje njeri te vdekur, qe Anastasia te ruhej vetem si nje kujtim per te , i fshehur ne bodrumet e erreta te zemres se tij.


END OF FLASHBACKS

I kujtoheshin keto momente te jetes se tij dhe ishte absurde. Perse te vuaje kaq shume nje njeri valle ?! Mos ndoshta eshte e gabuar te dashurosh ? Mos ndoshta cdo dashuri eshte e destinuar te mbaroje ?!

Kujtimet e godisnin gjithmone qe ndodhej vetem ne zyren e tij duke firmosur dokumente te ndryshme dhe serisht kishin bere te njejten gje.

Shkundi koken per te larguar mendimet dhe iu rikthye dhe njehere dokumentave qe kishte perpara. Ishin nje hutim i mire per te. Nderkohe , ne tavoline i zune syte nje flete qe nuk ishte me pare aty , ishte nje telegram.

Pa piken e interesit e grisi dhe e hodhi tutje , pasi mendoi se do te ishte ndonje lajmerim per te sulmuar ndonje vend ose dicka e tille , dhe nuk ishte fare ne qejf per nje lufte tani , por syte i zune nje copez te pabindur letre pak me tutje tavolines ne te cilen qendronte emri "Anast..." . U ngrit vrikthi nga karrigia dhe mori copezat e letres qe kishte grisur duke i bashkuar ne tavolinen e tij .

"Te lutem me shpeto. Jam ne Angli
Anastasia "

Ishte vetem kjo copez letre qe i zgjoi qindra ndjenja te kycura tashme. Ne ato momente nuk mendoi asgje , as per kontraten , as per Felisian dhe as per urrejtjen e Anastias ndaj tij.

Shkoi menjehere tek babai i tij dhe me i vendosur se kurre i tha :

"Do te sulmojme Angline baba!"

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now