Pjesa 12.

231 35 41
                                    

"Kur do i hapesh syte per ate zot ? " - i peshperiti teksa i pastronte plagen.Kishin kaluar rreth 3 dite dhe ai ende qendronte i shtrire ne shtrat pa levizur as nje centimeter, pa bere as proven me te vogel per te hapur syte. Asaj i mungonte si dreqi te shikonte qiellin ne syte e tij , i mungonte si dreqi te skuqej nga fjalet qe i thoshte atij , i mungonte si dreqi te degjonte zerin e tij te thelle e burreror , por ai dukej sikur e kishte harruar ate ...

Psheretiu lehtas kur mbaroi , u ngrit ne kembe dhe vuri doren ne floket e tij . I perkedheli lehtas dhe humbi ne ashpersine e tyre te embel. Keto dite qe ai kishte qene pa ndjenja ishte lidhur jashtezakonisht shume. Kishte mundur ta shikonte , ta prekte , t'i bente cte deshironte , pa ndrojtje pasi ai nuk mund ta shikonte , ta degjonte apo ta ndiente. Ndoshta edhe fakti se ai u be ne ate gjendje e kishte nje ane pozitive. E si mund te rrinte ajo aq shume me te nese ai do te ishte zgjuar ? Ai nuk do e kishte lejuar. Ndergjegjia e saj nuk do e kishte lejuar dhe tani qe ai ishte ne gjume dhe ndergjegja e saj ishte ne gjume.

Vendosi doren ne ballin e tij . Menjehere ndjeu nje nxehtesi t'i perfshinte te gjithe pellemben e dores. Nxitoi me te katerta dhe mori nje komprese per tia vendosur ne balle , por me pare vendosi buzet ne ballin e tij per te kontrolluar temperaturen. Ato iu perveluan sikur ne ballin e tij te kishe ndezur nje zjarr , nje zjarr te tille qe nuk shuhej lehte.

E shqetesuar filloi te nderroje kompresat njera-pas-tjetres dhe shikonte sesi nga ajo nxehtesi shtoheshin djerset ne kraharorin e tij.

"O zot te lutem sheroje. Bej qe te jete mire. Ma kalo mua dhimbjen dhe sikletin e tij. " -filloi te peshperise me vete teksa i qendronte te koka duke nderruar kompresat e duke shtuar neper gjithe kraharorin e tij . Filloi t'i dridhej dora nga shqetesimi .

Vendosi koken ne kraharor dhe degjoi sesi zemra e tij rrihte si e cmendur. Kuptoi se dhe zemra e saj rrihte me te njejtin ritem. Dukej sikur zemra e saj merrte jete, merrte fryme nga zemra e tij , sikur ato zemra ishin lidhur e komunikonin me njera-tjetren. Zemrat e tyre flisnin , po ata ? Cdo te ndodhte me ata valle ?

Teksa mendohej e shtrire ne kraharorin e tij , kuptoi se lotet i kishin lagur syte . Menjehere u permend dhe kontrolloi temperaturen e tij . Digjej i gjithi ! Ai digjej nga temperatura , ndersa ajo... Ajo po digjej te shikonte ate te zgjuar dhe te sheruar. Ajo po digjej te humbte , te ngaterrohej me fjalet e veta teksa shikonte ate . Ajo po digjej te kembente dy fjale me te. Po ai ? Dreqi e marrte! Ajo abuzonte me zemren , deshirat dhe mendimet e saj . Kur ai te zgjohej gjithcka do te ishte si me pare ; nje mardhenie e ftohte ashtu sic duhet te jete mardhenia midis nje padroni dhe nje sherbyeseje. Ashtu ishte ai ne fund te fundit , padroni dhe heroi i saj , por ne te njejten kohe ai ishte padroni dhe heroi i zemres se saj.


This one goes for my sissy SHe's back at watt after a long time and fale saj do te kete dhe nje pjese tjeter sonte :D Stay alive ! Gjithashtu dua tu them se aventura do te filloje. Lil Anastasia ka rene ne dashuri xp .

Enjoy!

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now