Pjesa 23.

211 37 33
                                    

E ndiente koken teper te renduar dhe nje peshe e rende nuk e lejonte te hapte syte. Dukej sikur frymemarrja i ishte ngadalesuar dhe e ndiente veten te ndodhej ne nje zbrazetire. Keshtu kishte qene per disa ore ndoshta ,e truri i saj ishte i afte te sillte disa kujtime ne nje moment te tille qetesie.

Disa momente qe me perpara nuk kishte mundur t'i kujtonte i trokiten menjehere dhe i perqafuan zbrazetiren ne te cilen ndodhej.

Ishte ajo dhe ndodhej pikerisht te pallati ne Rusi. Nuk mund te kuptonte se kur ishte , por ishte njesoj sikur te ishte duke enderruar. Me nje fustan ngjyre qumeshti te dekoruar me gure te shnderritshem e te shtrenjte, me nje dekolte te hapur qe i perputhej fare mire me format e trupit. Nuk mund te mungonte nje kurore ne ngjyre te argjendte edhe kjo e dekoruar me gure te vegjel diamanti e gershetuar me floket e arta qe ishin mbledhur ne nje topuz te crregullt.

Doli ne krye te sallonit e shoqeruar nga nje mashkull disa vite me i madh se ajo. I pashem e kryelarte mbante doren e zonjushes dhe prisnin rradhen te zbrisnin e te hynin ne ballon e kercimit.

Pak me tutje qendronte nje burre i thyer ne moshe qe mbante ne dore nje liste te stergjate dhe lexonte emrat. Sapo erdhi rradha e tyre u degjua nje ze i mbytur i tij

"Princeshe Anastasia Rondora Ponomarev e Rusise , e bija Aleksander II Rondora Ponomarev , cari Rusise dhe Duka Gregor Whitmore Forbes , i biri i Bill Whitmore Forbes, Duka i Madh i Dyte i Anglise."

Fill pas kesaj fjalie te stergjate e cila permbante vetem emra u degjuan nje sere duartrokitjesh nga salla ne te cilen ndodheshin me qindra njerez. Teksa filloi te zbriste poshte se bashku me mashkullin ne krahun e saj te gjithe njerezit e pershendesnin me koke duke u perulur.

Menjehere sapo zbriti prane iu afrua nje vajze pak a shume sa ajo ne moshe e veshur mire dhe duke u perulur i foli qete

"Urime Princeshe! Urime Duke ! "

Duke e falenderuar qetesisht shkoi prane nje burri te thyer ne moshe , iu perul dhe duke buzeqeshur i foli

"Baba! "

"Bije ! Kjo feste u organizua ne nder te fejeses tende, keshtu qe keni nderin te hapni ballon e kercimit "

Ai terhoqi lehtas nga krahu derisa e coi ne pisten e kercimit. I puthi butesisht doren duke e pare drejt ne sy dhe bashkoi trupat e tyre ne nje kercim te qete .

"Princeshe ! Ndihem mashkulli me fatlum ne bote."

"Ti e di qe une u fejova vetem se ma kerkoi babai im , apo jo ? "

"E di, e di... Di dhe qe do te me duash me vone, ashtu si te dua une"

"Mjafton respekti."

"Do te kete dhe dashuri me beso. Mjafton qe ju te ndiheni e lumtur. Mjafton te shoh syte tuaj te rrezatojne nga lumturia , fytyren tende te shkelqeje , te shoh buzet te buzeqeshin dhe kjo eshte ajo cka une kerkoj nga jeta "

"Jeni kaq i sjellshem " - i buzeqeshi lehtas dhe e ktheu koken nga njera ane si per te shamngur ndonje bisede tjeter qe mund ta vinte ne siklet.

***

Ishte pikerisht zhurma kercitese qe e solli ne vete. Beri te levizte por ndjeu sikur i gjithe trupi i ishte mpire. Beri te shikonte por nje drite qe vinte nga nje hapesire i pengonte shikimin e turbullt.

Menjehere ne mendje i erdhen ato cka kishte qene duke pare , duke enderruar ose ndoshta duke kujtuar. Menjehere iu kujtuan fjalen " Princeshe Anastasia Ponomarev e Rusise e bija e Aleksanderit II, Cari i Rusise"

Fill pas kesaj ndjeu nje dhimbje t'i sundonte koken. Duket sikur te gjitha kujtimet , te gjitha momentet po i troksinin pernjeheresh. Dukej sikur kujtesa i ishte kthyer plotesisht dhe duke shamngur ambientin ne te cilin ndodhej apo nje peshperime fare prane veshit , u perhumb serish duke kujtuar nje tjeter moment.

Ishte e njejta mbremje. Shikonte feneret te shkelqenin , por dukej sikur ajo shkelqente me teper se gjithcka. Nuk ndiente lumturi , por as e trishtuar nuk ishte. Ishte mbremja e fejeses se saj , nje fejese qe ndihej neutrale per te , sepse keshtu funksiononte gjithcka. Ajo duhet te fejohej me nje trashegimtar te nje vendi tjeter te zgjedhur nga babai i saj . Nuk i interesonte ndonje gje , deshironte thjesht te shikonte te lumtur njerezit qe e rrethonin, sepse familja ishte gjithcka per te.

Papritur, ne mes te kercimit u degjua nje zhurme tmerruese qe i tmerroi te gjithe. Ishte goditja nga nje top qe kishte shkaktuar nje te care ne murin e keshtjelles dhe nje shtullunge gjigante tymi .

Njerezit filluan te vraponin te lemerisur dhe dukej sikur nje kaos i vertete e zbrazi te gjithe vendin. Te gjitha ato buzeqeshje te ngrohta , fjale e ambienti i ngrohte ishte zhdukur.

Per pak e mblodhi veten dhe arriti te vraponte .

"Papa ! Mama ! " - bertiste duke vrapuar. Lotet i lagen menjehere syte. Nuk po i shikonte askund dhe ndihej teper e shqetesuar. Nuk donte t'u humbiste ata, familjen e saj.

"Papa ! Mama ! " - perseritje te njejtat fjale me shpresen se tashme do i gjente por ishte e pamundur. Duke vrapuar e gjeti veten jashte keshtjelles. Hodhi syte perreth dhe kishte shperthyer nje lufte e tmerrshme midis ushtareve te vendit te saj dhe nga flamuri kuptoi se ishte ushtria "VOROSK" Ata i kishin kapur ne befasi dhe i kishin sulmuar. Kishte degjuar shpesh here babain e saj te fliste per kete ushtri ne Turqi . Ishte teper e forte dhe kishte ndermarre nje sulm per te pushtuar boten. Menjehere shkoi dhe u ul prane nje ndertese qe ishte gati ne te rene. Cdo sekonde e me teper ndiente zhurmen shurdhuese , tymin e zjarrit te perhapur ne vend qe po e largonte cdo sekonde e me shume nga realiteti dhe i ftohti qe nuk ia lehtesonte aspak situaten.

Po e ndiente veten te perhumbej , kur po shikonte hijen e nje personi qe po afrohej drejt saj . Ishte nje siluete mashkulli qe mbante ne dore nje shpate. Sapo do qartesonte pamjen e tij , syte e saj u mbyllen dhe u largua nga ajo lufte...

***

Mund te kujtonte gjithcka. Ajo ishte princesha e Rusise. Por ne fraksion sekondash ndjeu nje dhimbje t'i gerryente shpirtin . Prinderit e saj , motrat e saj , mbreteria.... Te gjitha ishin shkaterruar. Vetem ajo kishte arritur te mbijetonte nga ajo lufte e shkaktuar nga forcat "Vorosk". Ajo ishte e mbijetuara e vetme e Ponomareveve . Turqia , nuk kishte erdhur te shpetonte Rusine nga Polonia ashtu sic i kishte thene Aroni asaj. Turqia kishte erdhur te fundoste Rusine dhe ia kishte dale mbane.

Aroni e kishte genjyer ate. E kishte mashtruar dhe ajo kishte rene ne dashuri me vrasesin e familjes se saj. Mendimet e godisnin paturpesisht dhe ndihej fajtore. Fajtore dhe ne dhimbje per fatin e saj , per fatin e mbreterise se saj dhe shkaktari i vetem ishte ushtria "Vorosk " ne te cilen bente pjese dhe ai , Aron Vorosk , personi qe e beri te bjere ne dashuri me te dhe ne fund e derrmoi imtesisht, pabesisht ....

Helena E RusisëWhere stories live. Discover now