II

2.2K 151 71
                                    

'Sa kujtime' nje lot rreshqiti prej syve te saj mbi ate fotografi. Ishin dy buzeqeshje adhuruese,buzeqeshje te sinqerta, dikur te ciltra.

'Nuk ke pse ta kthesh kohen mbrapa'

'Dua'iu kunderpergjigj. S'eshte se ty te intereson, gjithsesi, iu drejtua atij me mendje.

'Epo atehere mos me caj koken mua' eger iu kthye si gjithmone kur nervikosej, i paduruar. Por thuaj, kur nuk ishte ndonjehere i zemeruar? Nuk donte ta mbante prane ate femer, por e mblidhnin ndjenjat.

'Largohu prej meje pra. Sikur kush po te detyron' shtrengoi fotografine tashme e cila qendronte e rrudhosur, ato buzeqeshje u shuan. Ndonjehere nuk mund ta duronte sjelljen e saj. Drejtoi trupin e lodhur duke ecur drejt saj. Ashper, pa kujdes i shtrengoi krahun gati per t'ia shqyer ato kocka te buta qe kishte. Me veshtrimin intesiv qe i kishte leshuar, e afroi prane fytyres se tijsyte e saj te vegjel binin drejt e ne mjekren e tij ezmere, aq e shkurter ishte. Syte e saj ishin aq te varfer ne emocione, saqe atij i lendonte brenda vetes. Kur ia zhduku aq lehtshem ndricimin per te cilin dikur ai jetonte? Gati per te perplasur buzet me te sajat, e hodhi ne krevat. Te dhimbsur e kishte lene me nje deshire te lindur brenda vetes, per nje puthje.Per nje puthje qe kishte dite, jave më nuk ndihej prej buzeve te tyre.

'Je e sigurt tani qe te largohem prej teje?' ne fytyre perplasi pyetjen te ciles ia dinte pergjigjen. Ajo uli koken e turperuar prej vete atij qe donte. Per te humbur mendjen, vazhdoi te shikonte nje nga nje kujtimet qe ia canin zemren. Kur sodiste sa te lumtur kishin qene dikur e si e kishin shkaterruar ate marredhenie, deshira per ta goditur ne fytyre ate i vinte papritur.

'Je idiot per ate zot' ishte. Te linte veten te rrembehej prej egos dhe krenarise e te shkaterronte dicka aq te bukur.

'Ti cfare je ti?'

'Lere se e di c'do te thuash. Kurve,heh? Gjynah si te kane detyruar te qendrosh me kete kurve, apo jo?' e goditi djallezisht me ironi, brenda saj fjalite dhimbnin. Dhimbnin vertete, sepse ishte reale. Per ta detyruar, nuk e kishin detyruar te rendte pas tij, por sa vinte e shtoheshin ditet ata silleshin sa më te ftohte ndaj njeri-tjetrit. As nuk mundoheshin ta shpetonin kete marredhenie, sepse e dinin qe kurre nuk do te prishej. Ndjenin, e donin njeri-tjetrin, por kurre nuk e kuptuan se krisi midis tyre qe perfunduan ne kete gremine.

Ky ishte kulmi. Nje enderr te mos e lejonte te zgjohej? Po i merrej fryma, ishte mbuluar ne djerse, saqe e kishte me dy mendje a te bente nje dush ne kete ore te nates. Ishte e frikesuar, zemra pothuajse gati te shqyhej nga vendi. Ishte kaq reale, por si per dreq fytyren e atij mashkulli asnjehere nuk e lejonin ta veshtronte. Perse e dinte qe shiheshin ne sy kur nderkohe Iva nuk arrinte as te perceptonte nje tipar te fytyres se tij? As emrin nuk ia dinte edhe pas qindra endrrave qe kishte pare rreth atij cifti. Cift i quante tashme kur dallonte se c'do enderr behej fjale per marredhenien e tyre. Per marredhenien e shkare te tyre.

Me duar qe dridheshin nga ankthi, rrembeu telefonin me qellim te telefononte Kristin. Kjo situate duhet t'i vendosej nje kapak. Po sikur keto enderra t'i shfaqeshin per shkak se qendronte e vetme perhere? Jo, s'mund te kishte mundesi. Edhe kur ishte ne marredhenie me Luisin ato endrra i shfaqeshin. Ishte arsyeja perse u ndane. Ato endrra nuk duhet te ndikonin aq shume ne jeten e saj, e kishin izoluar prej botes reale.

E vendosi, do i telefonte Kristit t'i jepte fund kesaj gjendjeje. Priti Kristin t'i pergjigjej ne kete ore te vone sepse duhet te ishte duke darkuar apo festuar neper baret popullore te Tiranes. Kishte miqte e tij pasanike te cilet e ftonin ne zonen VIP, teksa Kristi festonte qyl.

Priti disa minuta te hapte celularin, ndoshta nuk po e degjonte.

'Ho mi?' zeri i thelle i tij e shkeputi nga mendimet.

'Krist,' pershperiti me frymen qe i merrej, djerset akoma  i pikonin mbi carcaf. Kishte ftohte.

'Do te vish ketu te Cinco? Heq pak ate izolimllekun'

'Jo, Krist, jo. Ti e di qe s'jam tip i tille. Doja te te thoja se..' qendroi ne qetesi, per disa sekonda e shpuri dhe njehere ne mendje idene nese donte vertete ta bente.

'Ho mi ca?'

'Do beje mire te me prezantoje me ate shokun tend. Nje mik i ri s'do me bente keq'

'Na fal, po cuni u indinjua, iku ne shtepi dhe me ja mbush mendjen prap do shume pune'

Nuk e kuptoi per c'shkak u ndje e zhgenjyer. Te vetmen here ku perpiqej te ndryshonte, i dilte huq.

'Ah, po mire. Me fal qe te shqetesova ne kete ore. Ja kalofsh bukur andej, kapsh ndonje pjeshke'

Kristi do te vinte bast per shprehine e fytyres e saj ne keto momente. Ishte e merzitur,e ndjente. E dinte. Para se te mbyllte telefonaten, bertiti disa fjale ne ate zhurme te larte.

'Do mundohem t'ia mbush mendjen me lutje. Per ty, vetem per ty po e bej kete. Une nuk e ul veten, e di ti. Hajde puc,naten'

I mbiu nje buzeqeshje vetetiu, ndoshta ishte e lumtur se te nesermen gjithcka do te ndryshonte. Keto endrra do te zhdukeshin e mund te jetonte e qete, ndofta e me ndonje mik te ri. Por a do ishte e njejta jete e saj pa ato endrra? Kete nuk e dinte, nuk donte ta zbulonte akoma pergjigjen. Te flinte me iluzione.

U shtri perseri te flinte gjume, kesaj rradhe nuk e pati problem te vazhdonte te shihte po te njejten enderr. Sepse lutej me vete, te ishte endrra e fundit qe do te shihte.

I Prangosur Nga TINơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ