XLII

1.3K 114 35
                                    

Syte e Klivias buzeqeshen kur veshtruan Xhulion  ne deren e shtepise e saj,por nuk i shfaqi emocionet.Kishte nje qese ne dore. Arriti te mbante fytyren e ngurte qe gjithmone i tregonte atij.Ishte e cuditshme qe ai per here te pare po gjendej ne ate dere,nuk kishte ndonje arsye te vecante qe ai te gjendej aty.Kishte ndodhur dicka?Apo po kerkonte dicka?

'Ca do ktu?'

'Hapu tutje'i foli asaj ashper dhe po priste ti hapte rrugen.

'Je ne shtepine time me duket,keshtu qe mos me bej shume pordhe mua e mu zhduk andej,ste shkuan mire perpjekjet per te me trembur e tashme na vjen dhe te dera e shtepise'

'Nuk erdha per ty zonjushe e sofistikuar,erdha per Iven'

'Mos u mundo,ajo ste do prane,sot e bere te ndihej keq, biles eshte ne gjume'pikerisht prandaj gjendej sot perballe saj ne ate dere,per faktin qe e kishte bere Iven te ndihej keq nga nervat,ndonjehere tregohej i padurueshem. Pas kaq shume e shume mundimesh ajo akoma mendonte se ai ishte serish aty per ta bere te ndihej keq, per ta bere ate te ndihej e ulur, e ofenduar.Kesaj rradhe ishte aty per ta ngritur lart, per ta derguar metra lart ne qiell te fluturonte e me mos ta perplaste ne toke duke e thyer. Ishte ketu per te formuar serish pjeset e shkermoqura qe kishte patur ai faj qe ishin shkaterruar ne ate menyre.

Por tashme i doli edhe Klivia problem. Kujtonte se pas asaj fytyre te eger do fshihte ndjenjat qe kishte per Xhulion. A thua Xhulio nuk e kuptonte fare lehte sapo veshtronte syte e saj qe xixellonin sapo verenin silueten e tij. Xhulios nuk i nevojiteshin buzeqeshje, apo veprime te kuptonte nje vajze. I lexonte qe ne sy, nuk kishte nevoje per shenje tjeter.E Klivia nuk po ia bente me te lehte punen me Iven, ndjenjat e saj mund te ngaterronin gjithcka.Ndoshta nuk do e lejonte Xhulion te rifitonte serish Iven duke ia mbushur Ives mendjen me trillime.

Ajo e veshtroi ne sy, ai ferkoi mjekren dhe ia ktheu shikimin qete.Ngulitur veshtrimin mbi te,ajo uli koken.

'Futu'u dorezua. Kaloi prane saj duke leshuar aromen e tij te parfumosur perreth saj e ajo do betohej qe ere me te mire se c'kishte ndjere prej tij nuk kishte.

Ajo u ul ne divan e me bisht syri ndoqi levizjet e tij teksa u fut ne korridorin ku kishte dhomen Iva.U habit nga menyra si e ai e dinte pikerisht dhomen e Ives.Kishte qene me pare ketu?

Xhulio u fut brenda ne dhome, nuk trokiti meqenese ajo ishte ne gjume e nuk donte ta zgjonte. Iu afrua prane ne shtrat, e kishte zene gjumi vertete.E brishte, e vuajtur dukej edhe ne gjume. Dalloi lotet e thare ne sy, iu thye zemra. E dinte qe kishte qare per fajin e tij, per shkak te fjaleve pa menduar.

Shtrengoi doren e saj dhe u ul ne toke duke u mbeshtetur mbi komedine.Shtriu koken ne drurin e komedines edhe pse e vriste, shtrengoi doren e saj per ti falur ngrohtesi. Nuk i interesonte nese po qendronte duke u thare prej te ftohtit ne pllaka, madje ato pllaka te akullta nuk e ndihmonin aspak. Rendesi kishte qe ajo ngrohtesi qe ai po e leshonte me thellesi nga zemra, ti mberrinte asaj. Te flinte e qete, me lotet mos te dukeshin prane syve te saj. Per te kjo kishte rendesi.
Mbylli syte qe te flinte gjume. Ajo ne shtrat e ai ne toke, duart shtrenguar  se bashku.

Kishin kaluar disa ore e ndjeu prezences e dikujt qe u fut brenda ne dhome, zhurma acaruese e deres kur hapej e zgjoi. Por nuk i hapi syte, e dinte qe ishte Klivia. Le ta shikonte kete pamje, le ta kuptonte qe bashke nuk kishin asnje shans. Do i thyhej zemra e do te lendohej, por kjo ishte e verteta.

Pas disa minutash ndjeu te mbyllte deren, e kur hapi syte vereu qe po zbardhej dita. Priti pak sa Klivia te shkonte ne dhomen e saj dhe ai te largohej.Nuk donte qe Iva te merrte vesh qe ai kishte ardhur aty, do i dergonte me vone mesazh Klivias ne ndonje rrjet social qe as ajo mos ti tregonte asgje.Nxorri nga qesja librin qe sot nje shoku i tij kishte degjuar te dilte nga buzet e saj.Po i tregonte Klivias si kishte dashur ta lexonte ate liber,e nje nder shoket e Xhulios e kishte degjuar e menjehere i kishte treguar Xhulios ne celular pasi ai kishte munguar kete dite te sotme. Do e linte rehat  Iven sot qe te qetesohej e te mos shqetesohej sapo te veshtronte Xhulion.

Ia vuri librin 'Te lutem me ler te te urrej'  te Anna Premoli ne tavoline. I puthi lehte doren e saj te ftohte tashme qe ai e kishte shkeputur prej te tijes. U largua pa bere asnje zhurme a thua nuk kishte qene asnjehere aty.Le te mendonte qe ia kishte blere Klivia ate liber, serish do i thoshte Klivias t'ia mbante genjeshtren.

*Naten tjeter*

'I the ashtu sic te thashe?'aty serish ndodhej ne deren e shtepise se saj duke e pyetur me zemren qe i rrihte.

'Po'pohoi ajo qete.E kishte genjyer Iven qe ia kishte blere ajo librin e jo Xhulio.Iva e kishte falenderuar nje mije here, ishte zgjuar nen aromen e nje parfumi mashkullor por nuk ia vuri re-ne kur vereu ate liber ne komedinen e saj, ne komedinen ku ajo nuk e dinte qe ai kishte fjetur parehatshem vetem te ishte ne pranine e saj.

'Shume mire.Rrofsh.E sigurt qe e ka zene gjumi?'ja perse zemra e tij rrihte kaq me entuziasem. Po priste qe te futej serish ne dhomen e saj e te flinte serish ulur prane komedines duke shtrenguar doren e saj te ftohte por te bute.

'Shko djalosh'goditi shpatullen e tij dhe Xhulio e dalloi mjaft mire lendimin qarte ne syte e saj.E vetmja gje qe mund ti dhuronte asaj ishte nje buzeqeshje mirenjohese, asgje me teper, sepse per te fatkeqsisht nuk mund te ndjente asgje.

Edhe kjo nate ashtu shkoi,me duart shtrenguar ajo flinte e qete ne shtrat e ai duke pasur probleme me kurrizin aty ne komedine.Serish kete nate ndjeu deren te hapej,e dinte qe ishte Klivia,por e injoroi.

Vereu qe po zbardhej dita e kesaj rradhe i vendosi nje trendafil te bardhe ne komedine.

U largua e i dergoi mesazh Klivias te thoshte ndonje genjeshter tjeter qe kishte blere disa trendafila ne dyqan e i dhuroi nje Ives.

Nuk ia linte ato sende per tu dukur, ia linte ato sende sepse ajo i meritonte, e nuk kishte rendesi nese ajo nuk e dinte qe ia dhuronte ai. Mbase ajo do i flakte nese do merrte vesh qe ia kishte dhuruar ai, ndoshta nuk do e pelqente perkushtimin e tij, ndoshta do e quante fallso. Prandaj ai me mire nuk i tregonte, te pakten ti shijonte ato dhurata duke menduar se ia kishte dhene kushurira e saj.Kushurira e lenduar qe kishte perfunduar ne gropen e ndjenjave e tashme dhe ajo e vuajtur ne kete mes nuk mund te dilte me edhe sikur te donte.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now