XVIII

1.5K 131 35
                                    

Nuk u zgjua nga nje dore e rende e cila e mbante shtrenguar pas vetes e shtrat,  menjehere e kapi ankthi. Hapi syte por nuk ndjeu zhgenjim, zgjoi mendjen por nuk ishte penduar. Pa tutje dhe veshtroi Kleon anash krevatit duke fjetur krahe-hapur shtrire duke zene nje hapsire te madhe. E kuptoi perse dora e tij nuk ishte e vendosur ne belin e saj si ne cdo film qe kishte pare, ai ishte pozicioni i rehatshem qe flinte ai.

Nuk e zgjoi por sapo u mundua te ngrihej nga krevati, nje dore e forte e terhoqi pas vetes ne krevat dhe po e guduliste.

'Kleo mjaft, mjaft se nuk kam fuqi qe ne pike te mengjesit' Kelo shetiste duart e tij te ashpra ne trupin e saj duke e ngacmuar dhe Iva nuk ndalonte dot se qeshuri. Ne momentin qe ndaloi, clirim per trupin e Ives, Kleo iu sul buzeve te saj. E kishte marre seriozisht punen e marredhenies me Iven, po a donte Iva te kalonte ne nje tjeter nivel me te?

E penduar nga nata e djeshme nuk ishte,ndoshta Xhulio ia kishte vrare aq shume zemren saqe tani me veprimet qe ajo po bente nuk merrte parasysh pasojat.Nuk mund te ishin armiq pergjithmone,te panjohur po.Te panjohur me kujtime,me enderra te thurura ne shpirtrat e tyre edhe pse kurre nuk i shprehnin,e tani te dy ata mundoheshin ti vinin fajin njeri-tjetrin,po se pranonin qe e kishin te dy.Gabimet i derguan ne carje,ne largim e tani as nuk mundohen te kujtojne njeri-tjetrin.As te telefonojne,s'kishte pune guximi,as ndjenjat,po krenaria.

'Une do dal' perkedheli faqen e saj te bute dhe filloi te vishej me te shpejte.

'Nga do dalesh pa ngrene buke' ky shqetesim i saj sa vinte dhe i rriste shpresat atij, ndoshta Iva mund te torturonte veten e te shkeputej nga Xhulio.

'Ja do ha nje fete buke me cokokrem' nuk ia tha arsyen se perse e ku do dilte, e dinte qe Iva kishte besim tek ai. Por Kleo nuk ishte Xhulio, nese ia kishte fituar besim dikujt, nuk priste castin e pare qe do i vinte ne duar ta shkaterronte ate besim. Te fitoje besimin e saj ishte si nje te varferi t'i qellonte ne duar nje diamant. Nuk dihej c'mund te bente me te dhe ndoshta, thelle ndoshta, ai mund te ishte me keq se Xhulio...

~~~~~

'Si si?' e kishte surprizuar cka i tha Kristi. A ishte i gezuar apo i trembur qe Iva ndodhej serish ne Tirane? Thua se me largimin e saj do largoheshin aq lehte dhe ndjenjat. Ironike per te. Largoi Brisilden me mendimin se Iva ishte larguar e tani do ia dilte mbane vete ta harronte ate. Po tani?Tani si kelysh do rrinte vetem e do vuante kur te shihte ate ne krahet e tjetrit. Jo, kete nuk e donte, absolutisht jo. Nuk kishte arritur Xhulio kokeforti ne ate grade, jo per nje femer e jo per asnje. Ose do e bente Iven te kthehej tek vetja duke qare e pergjeruar ose per ata te dy nuk do te kishte kurre nje shpetim.

'Ta thashe pra, eshte akoma ne Tirane, me duket se kshu i kishte thene Kleo te benin'

'Kush dreqin eshte Kleo mor burr?'

'Ai cuni qe u zure'

'Pra ai kurvari qe ka ajo per te dashur?'

'Sbesoj ta kete te dashur'

'Me thuaj nje alternative tjeter' priste Xhulio, priste nje pergjigje qe kurre nuk do te vinte. Sepse e dinte qe ajo pergjigje nuk egzistonte, nuk kishte nje alternative tjeter. Nje djale nuk mund te futej ne nje sherr te tille per shoqen, vella nuk e kishte qe nuk e kishte, se vetem Serxhon kishte.

'Ashtu mendoj dhe une' shtoi ironikisht serish Xhulio.

'Shih Xhulio ke len shume gjest me at sherrin'

'Pse kam len gjest mo plak?'

'Ti shko zihesh me Iven e pastaj fillo ene e sha, i cuditshem ti'

'Jam tu ik o Krist se do pi kafe me kete Saren' e devijoi pyetjen e tij dhe e mbylli biseden. Nuk donte te fliste per te dhe si perfundim thoshte se deshironte ta harronte ate, kur per te fliste gjithe kohes. Mendja e bota vetem aty i rrotullohej. A ishte vetem pasion per te, tundim, apo me shume? Jetonte ne nje burg te mykur te mendjes kur ajo nuk ishte prane. E cuditshme si tek ajo nuk shihte vetem trupin, analizonte me teper ,nuk donte ta ekzagjeronte por syte e saj te zinj i dukeshin gjithmone te lenduar, cdo tipar i saj dukej sikur nuk donte t'i buzeqeshte botes. Ajo i kerkonte shpetim atij e ai ia bente me keq gjendjen, ia bente me qellim. Tregohej i pashpirt dhe Xhulio e dinte, i hidhte fjale nga me te ndryshmet e Iva duronte, i hante bashke me hidherimin e lendimin qe merrte prej tij. Prape duronte, po harronte Xhulio se dhe durimi e ka nje kufi, e durimi i saj e kishte arritur kufirin dje, aty kishte vendosur te leshonte veten ne duart e Kleos. Ndoshta do e gjente shpetimin tek ai, do e mbronte, do e ngjallte serish zemren e saj te vdekur.

I Prangosur Nga TIحيث تعيش القصص. اكتشف الآن