XXVIII

1.4K 127 48
                                    

Dhe ajo tani e kishte tepruar me ato fjale qe sapo kishte thene.Mire qe shante veten,por shante dhe Xhulion.

'Shiko ketu Iva,po te them dhe njehere,meqenese te kam bezdisur kaq shume.Nese futesh ne kete makine ne vazhdojme se bashku,nese ti largohesh vetem nje hap larg makines,mua s'do me shohesh me kurre'po fliste pa menduar,por e kishte teper seriozisht.

Tension,qetesi.Shikime te mprehta dhe frike ne brendesine e saj per vendimin qe do te merrte.Frike ne brendesine e tij per Iven,nese ajo do te largohej e ai duhej te mbante premtimin e tij.

'Po pres'zemra u rrihte te dyve.Po ne ate moment,ajo ktheu koken drejt rruges dhe hodhi hapat perballe,vazhdoi te ecte e as qe e ktheu me koken mbrapa.

Ai mbylli syte,vendimi i saj ishte i qarte.Teksa ajo ecte makina e tij me shpejtesi marramendese i kaloi perpara dhe tymi mbuloi rrugen.U zhduk pertej.Ndodhej vetem ne rruge.Ai ecte me shpejtesi i lenduar,e ajo qante ne rruge.Kesaj rradhe fajin e kishte ajo,e te lenduar dolen te dy.

Ai nuk iku ne shtepi,vazhdonte te ecte me makine neper rruget e Tiranes ku te gjente dhe ecte me shpejtesi ne ate ore te vone te nates.

Ai kesaj lidhjeje i kishte thene fund me mendjen e tij,por ajo do i jepte fund pergjithmone.

⏳⌛

Ai e kishte mbajtur premtimin.I ishte zhdukur nga syte,askund nuk e kishte pare.E kishte hequr dhe nga rrjetet sociale,po cuditej kur s'po shihte ndonje story te tij,e kur klikoi emrin e tij i doli opsioni per ta bere follow.Kishte vepruar shpejt e nga te gjitha menyrat.Ndoshta e kishte pasur teper seriozisht ate thenie,dhe po e plotesonte sic duhej.As neper kafe se kishte pare askund,as ne ditelindjen e Ades nuk ishte dukur.Disa fjale thoshin se kishte dale me Xhulion dhe disa te tjere pas festes pasi Xhulio nuk kishte mundur dot te vinte ne feste,ose me sakte nuk donte te shkaterronte premtimin e tij per nje feste te kote.

Kishte marre vendimin qe ata te dy mos te takoheshin me,ndoshta ajo 'dashuria' do te shuhej dalengadale kur ata mos te shihnin njeri-tjetrin,por ajo kishte marre nje vendim me te rende.

Ai u hodh rendshem ne divan dhe ndezi televizorin.Kalonte kanalet kot se koti por serish mendja e tij lodronte tutje realitetit.Kur papritur, ndjeu nje clirim.U ndje menjehere sikur tashme ishte i lire.Ndihej i qete,si me pare.Me pare se te shihte ato endrra,me pare se te takonte Iven.U ngrit menjehere ne kembe dhe as qe nuk i interesonte as per premtim,as per asgje.

'Hape telefonin Iva'i nervozuar provonte t'i binte telefonit te saj. Ndodhte e kunderta e asaj qe thoshte ai.Pas shume e shume tentativash ajo akoma nuk po e hapte.Ai nuk kishte zgjidhje tjeter,rrembeu celesat e makines dhe hipi menjehere.

Me vemendjen perpara rruges,serish mendja cfare nuk trillonte.Rriti shpejtesine per te arritur ne shtepine e Ives,e kur mberrtiti vrapoi per te troktitur.Nuk e kurseu zhurmen e goditjet,provoi te shkelte braven se mos hapej dera,por e kote.Kontrolli ndertesen dhe ndoshta pronari mund te kishte ndonje kopje te celesit.

'Ne katin e pare jeton nje vajze e re,Iva quhet,i keni dhene shtepine me qera,mos keni ndonje kopje te celesit?'

Kjo pyetje e Xhulios nuk i pelqeu djaloshit qe zoteronte shtepine e madhe.Dukej mosbesimi ne fytyren e tij.

'Shiko,nuk eshte koha per mimika,me duhet celesi'

'Kush tha qe do te ta jap,pastaj kush je ti qe cenon privatesin e nje personi,ti futesh ne shtepi pa leje.Eshte pergjegjesia ime dhe nuk do te ta jap celesin'foli me krenari deri ne momentin kur dy duar i shtrenguan kemishen dhe e gjendi veten prane fytyres se idhnuar te Xhulios.

'Ti qen bir qeni do ma japesh celesin dhe do e mbyllesh gojen,degjove?Degjova thuaj.E ai person eshte e dashura ime,ke ndonje problem?Po pate hajde perballu'e leshoi dhe priti pergjigjen e djaloshit.Ferkoi disa here mjekren dhe priste akoma.Djaloshi qendronte i shtangur.Ai mendonte po sikur mashkulli qe kerkonte i cili kerkonte celesin mund ti hapte pune Ives,mund ti ulte shume pike ne marredhenien me te.Kur u be Iva me te dashur?Kjo e shqetesonte,kjo ia shtonte irritimin qe mbante perbrenda per kete mashkull.

'Skam kohe tere diten ee'po ia humbiste durimin me kete te vonuaren.

'Na'i dorezoi celesin ne dore dhe pas kesaj Xhulio i humbi nga syte,vrapoi menjehere ne katin e pare te hapte deren.Ishte nervoz,mendimet me te keqija i mbushnin mendjen.

Sapo e hapi,u perball me te,por ndryshe.Kaloi duart neper floke i frikesuar,por jo i lenduar.Fytyra e saj e cilter dhe e imet tashme ishte kthyer e zbehte,me syte mbyllur,dhe ne toke i shfaqte dhimbjet nepermjet vetullave te kerrysura.

'Moj Iva ctu desh?'kapi lehtshem trupin e saj pa ndjenja,dhe iu leshuan ne toke ilacet qe mbante ne duar.Kontrolloi pulsin dhe e kishte te dobet.E kuptoi tani perse me nuk ndihej me aq i bashkuar me te,e kuptoi perse nuk i dhimbte me zemra kur e veshtroi ne ate menyre.Keq i vinte,te veshtronte nje femer qe kishte marre mbidoze te ilaceve vetem per te shpetuar ate dhe veten,kur mund te gjenin dhe nje zgjidhje tjeter,por ajo zgjodhi menyren me te thjeshte,me te keqe,me te lendueshme per trupin e saj.Me ndjenja per te s'kishte,keshtu i dukej.Te ishte si me pare kur domosdo duhet ta dashuronte,tani do ishte me lot ne sy me shume mundesi.Por tani ndjente meshire,i vinte keq dhe donte ta ndihmonte.Trupi i saj e terhiqte,dhe pamja,por me asgje tjeter.Cuditshem i vinte keq qe e gjithe kjo mbaroi,por tashme ishte i lire.

E vendosi ne pjesen e mbrapme te makines,dhe vazhdoi te ecte drejt spitalit me shpejtesi.Ne ankth.E dinte qe ajo do te shpetonte,ishte ende ne kohe.Do te shpetonte gjithashtu edhe nga ajo dashuri,kur te zgjohej ajo do te ishte e cliruar,jo vetem nga nje vdekje,edhe nga ai.Ajo si kishte lexuar faqet e tjera te librit,nuk ishte e domosdoshme te vdiste patjeter dikush,rendesi kishte veprimi i sakrifices.Dhe ajo sakrifikoi veten per te hequr qafe ato lendime qe ndjente dite per dite,tashme ajo do te ishte e qete.Do te vazhdonte jeten e saj,e ai te tijen...

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now