XXV

1.4K 124 42
                                    

Dita tjeter kaloi e qete,me mijera mendime ne koken e saj,fjalet e tij qe fishkellinin duke u perseritur mijera here,por pergjithesisht e qete.E kishte bindur dhe Kleon te kthehej ne Durres,i kishte dhuruar pak shpresa per ate lidhjen e vendosur nga ai as pa nje diskutim mes tyre.Debatuan pak para se ai te largohej,por ajo sdo lejonte ate te prishte diten e saj te vetme ku kishte qendruar e heshtur dhe e qete,ndonese fjalet e tij te fundit i ngelen ne mendje.

'Nese mendon se ikja ime do te te pastroje nga llumi qe je ndyre,gabon.Ti ndote dhe ate 'dashurine' madheshtore tuaj.Nje dashuri qe jeton pa oksigjen.Ka ngelur vetem pisellek mes jush.Pranojeni,kurre s'mund te bashkoheni.Ai s'do donte kurre dike si ty'

Dhe ai kishte patur te drejte.Kendveshtrimi i dikujt tjeter qe nuk bente pjese ne ate dashuri,ishte i vertete.Ajo i pranonte fjalet e Kleos,vetem lutej mos ti pranonte Xhulio.Ikja e Kleos sdo rregullonte gjithcka,por te pakten do e qetesonte Xhulion?

Zilja e celularit te saj u ndje.E kapi ne duar dhe pesoi nje dritherime kur veshtroi emrin ne celular.Ai?Tani ne kete ore te pasdites?

'Alo?'

'Behu gati per ne oren 9'u cudit nga pergjigja e menjehershme e tij.

'Perse?'emocione te shumta e perpine,mendime nga me te ndryshmet,me te bukurat.Imagjinata e saj gezohej sapo ai thoshte dicka dhe celte dyert per te fantazuar imazhe te paqena.

'Do te njihemi'me nje pergjigje kaq te shkurter e ftohte ai e ndali telefonaten.Mos ndoshta ai po i dhuronte nje shans?Nje shans qe ajo kurre se kishte merituar pas gabimeve qe kishte bere?Ose ndoshta,nje ndoshta e vogel,ajo e meritonte nje shans te dyte.E nuk duhet ta shkaterronte,sic kishte bere gjithcka qe gjendej ne duart e saj.

E entuziasmuar hidhej e kercente rreth shtepise se vogel qe zoteronte,nje kat i pare i marre me qera.Paguante ulet meqenese pronari e kishte qejf Iven edhe donte t'i bente ne sy.

Vuri doren ne goje.Mezi po mbante lotet,per here te pare Xhulio i dhuroi lote gezimi.Lote shprese,lote ringjalljeje.Ringjalljeje te deshirave e endrrave te saj,ose ringjallja e nje zemre te vdekur...

Ora ishte 6 e pasdites,mori veten nen kontroll.U qetesua.U fut te bente nje dush nga djerset e shumta qe e kishin mbuluar nga nervozismi e emocionet.

'Une do dal me Xhulion.Une do dal me Xhulion?UNE DO DAL ME XHULION!!!'vendi i saj i mendimeve dhe turbullimet per egzistencen e saj ne bote i zhvillonte ne banjo kur lahej.Pyeste veten per gjera qe i dinte,vetem se nuk ishte e bindur nese ishte realitet apo nje tjeter enderr e saj qe do shperthehej 'puf' sapo ajo te zgjohej.

'Prit te ha njer sapun'donte te vertetonte nese ishte realiteti.U peshti nga shija e sapunit dhe po nxirrte flluska.Por nuk po ankohej,aroma e saj e gojes tashme mbante ere arre kokosi.

'Cfare bera mire qe nuk e di?'pyeste veten me ze te larte e luante me ujin.Pas tere atyre lendimeve e zhgenjimeve prej tij,ai propozim i tij per darke ishte si nje mrekulli per te.Se besonte qe ai deshironte ta bente njehere te vetme te lumtur.

Pa oren dhe ishte vonuar shume.Ora ishte 7 e gjysme.Thau floket,i drejtoi dhe per here te pare nuk vendosi te ishte e thjeshte sic e kishte pare gjithmone Xhulio.Mori fustanin e kuq qe ia kishte dhuruar mamaja ne ditelindjen e saj te 20-te te cilin se kishte perdorur kurre as per ndonje dasme apo feste tjeter te vecante.Sot ishte hera e pare qe do e vishte dhe do e vishte per te impresionuar Xhulion.

Ora kaloi shpejt.Tani ajo qendronte ne ankth ulur ne divanin e saj te rehatshem e po priste zilen e deres te tringellonte.E sikur i ishte lexuar mendja.

Po ne ate moment ajo u ngrit me shpejtesi,mori fryme thelle dhe i hapi deren.

'Hej Xhulio'nuk e kishte egzagjeruar veshjen e tij.Gjithsesi per Iven,cfaredolloj veshje qe ai te vishte,dukej xixellues ne syte e saj.Xhulio shetiti syte nga koka te kembet mbi te dhe per nje moment nje ndjenje pasioni nderhyri ne shikimin e tij,e cila u zhduk menjehere per te fshehur se cfare ai ndjente.E veshtroi ne sy Iven.

'Dukesh me e bukur kur vishesh thjeshte'se priste kete pergjigje.Gjithmone kishte qene i paparishikueshem.

Ajo s'dinte c'te thoshte.C'te ndjente.Te merzitej se e kishte tepruar,apo se ai e vleresonte edhe kur vishej thjeshte?

'Une...une futem nderrohem po deshe'syte e saj te dobet s'kuptoheshin nese ishin te lenduar apo te emocionuar.Ai ishte ne dileme.Deshironte me c'do kusht te zbulonte c'permbante shikimi i saj.

'Dhe keshtu dukesh bukur po he'sesi u ndje kur i hodhi nje kompliment asaj.Brenda tij mijera fjale luftonin te dilnin ne drite,t'i deshmonin se sa e bukur dukej sonte.Se si ndriconte te gjithe vendin ne ate erresire ku ndodheshin.Sesi syte e tij nuk ngopeshin duke e veshtruar ate pamje por duhet te kontrollonte veten e te mos dilte nga maska e tij e seriozit.Ai nuk ishte djale i keq,perkundrazi ai ne shpirt ishte njeri teper i mire.Seriozitetin e tij c'do njeri e kishte marre per dashakeqesi.Sikur ai ishte nga ta 'badboy-sat' e shumenjohur te qytetit qe i luteshin femrat dhe ai i nderronte dite per dite.Jo,as qe nuk i afrohej tipave te tille.Ai njihte njerez,e shume njerez e njihnin ate,por e kishte merituar.U kishte bere ndere mijerave djemeve ne gjimnaz e ata i thonin shokeve,flisnin se sa shume i kishte ndihmuar Xhulio me nje veprim te vogel qe kishte bere.E ashtu fjalet moren dhene, vajzat as qe e mendonin si 'badboy',per to ai ishte djali perfekt.Djali i kujdesshem,ndihmonte te tjeret,i pashem,i sjellshem.Por aspak djali i keq.Sherre bente,nderhynte dhe per miqte e tij,por kjo sdo te thoshte gje.C'dokush ben sherr ne gjimnaz.Qofte djale i mire apo i keq.C'do gje ndryshoi ne momentin kur babain e kapi nje krize kur humbi te gjitha parate ne bixhoz,as qe ishte i alkolizuar,por e dhunonte te emen e tij.Ata arsyen si familje nuk e dinin,ai nderhynte mes sherrit te tyre por e vetmja gje qe arrinte te shperblehej ishte ndonje grusht ne surrat nga babai.Me fund kur ai u largua tutje,nje leter erdhi duke shpjeguar gjithcka.Sesi nje femer,nje femer e re,e pashme ia kish marre mendjen.I mbushte mendjen me fjale te bukura e genjeshtra,mashtrime dhe ai binte pre.I thoshte te godiste e keqtrajtonte bashkeshorten e tij sepse ai ishte i hipnotizuar pas saj,ajo i thoshte trillime sesi mamaja e Xhulios e tradhetonte me burrat e botes,dhe ai si nje i pangopur hante genjeshtrat.Lere me pastaj sec thosh per Xhulion,e kishte bere drogaxhi,sikur ishte futur ne burg e si kishte thene gje te shtepise.Me pas vinin llafet per motren e tij,trillonte se te tere djemte e gjimnazit kishin shkuar me te.Ne ate leter kerkoi falje,u pergjerua te kthehej ne shtepi u premtonte fjale boshe qe kurre s'kishte me mundesi t'i realizonte.Sepse disa njerez ndonjehere bejne gabime aq te medha saqe i shkaktojne dhe largimin e nje shansi te dyte.

Jo vetem prej qe ate dite kur ai filloi te keqtrajtonte pjesetaret e familjes se Xhulios,por edhe kur letra mberriti ne shtepi,ai nuk ish me i njejti.I ngurte,serioz,me buzeqeshja zor se shihej ne buzet e tij.Ne buzet e Xhulios se gjalleruar qe gjithmone ndihmonte miqte e tij,respektonte kedo madje dhe vajzat qe nuk ishin edhe aq te sakta.

Ketu ai me as qe u hidhte syte vajzave,as tu thoshte nje ckemi,ia ndalonte muhabetin menjehere.Nje femer i kishte shkaktuar aq shume pasoja ne familje dhe jeten e tij.Prej qe atyre diteve,betohej se kurre nuk do e lejonte nje femer te kalonte cakun me te,te perpiqej ta bente per vete.Sepse nuk donte te binte ne gracke si i ati e pale c'te shkaktonte ne jeten e dikujt!

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now