XV

1.5K 139 80
                                    

Arriti t'i shkepuste per disa momente, perfitoi te ngrinte Kleon ne kembe te mos te lendonte me Xhulio. Se pari, te mos lendohej me vete.

'Qetesohu' pershperiti bute, ta vinte per disa minuta te pakten Kleon ne paqe. Kleo deshironte ta perkedhelte e ta shtrengonte pas vetes, ta perqafonte aty dhe ta shtrydhte derisa te shuante te gjithe deshiren. E ndjente, e adhuronte, e deshironte por nuk e shfaqte. Nuk donte t'a trembte nga ndjenjat e tij. Xhelozia e tij arrinte caqet, kalonte limitin qe nuk duhej te prekej e Iva ishte trembur mesa duket nga kjo xhelozi e tij, ndonese nuk e kuptonte qe Kleo kete zenke e kishte shperthyer nga xhelozia. 

'Mendova se ishe e vecante, nuk ishe si te tjerat' fjalet e Xhulios gjithone kishin funksionuar per te bere njerezit te ndiheshin keq dhe serish ia arriti. E lendonte kur gjithmone e nxirrte ate te poshter ne mes. Nuk eshte se kishte zgjedhje tjeter pervec meje, mendoi me vete por nuk e nxorri perjashte. Ndryshe nga Xhulio, Iva arrinte ta mbante veten. Dalloi te dashuren e tij ta ndihmonte te ngrihej. 'Nejse une vetem per seks te doja'

Aty jo vetem Kleo, por edhe Iva ndjeu zjarrin t'i digjte shpirtin, te prishte e shkaterronte ate pakez respekt qe i kishte ngelur per Xhulion. Nuk mund te lejonte ta nenvleresonte ne ate menyre, kur kishte me shume vlera se c'pretendonte ai. Deshironte t'i thoshte disa fjale,por nuk ia vlente. T'i mbushje mendjen Xhulios, i cili nuk e vinte mendjen ne funksion, ishte e kote. Preku kraharorin e Kleos, e padashje mu ne vendin e zemres, ndjeu t'i rrihte si e marre.

'Ska gje' me nje buzeqeshje te hidhur u mundua ta qetesonte serish. U shkeput prej Kleos dhe iu drejtua Xhulios, e lodhur, e rraskapitur nga fjalet qe vazhdonte Xhulio te hidhte. Duhet te ishte dikush ta ofendonte po ne te njejten menyre, qe ndonjehere te kuptonte sa i lendonte. 

'Na ben si e forte tashi kjo' kesaj rradhe u perball me fjalet e te dashures se tij adoleshente, e cila mendonte se ne duar mund te kishte ndonje fuqi te vecante. U cudit,  kishte guxim t'i kthente fjalen kur vete i dashuri e perdorte vetem per seks? Si perfundim shante Iven.

'He mi ca me sheh ashtu' Iva duronte, duronte dhe qendronte e qete, derisa te mbushej kupa e te shperthente, do priste.

'Qe kur tu rrit mendja ty cupeline?' ishte Iva qe u hodh kesaj rradhe, nuk do e linte te fliste sipas deshires se saj.

'Me vertete jam me e vogel se ty, po jam me femer se ty, arrita te mbaj Xhulion mbas meje, gje qe se bere ti' nje e qeshur ironike shpetoi pa dashur buzeve te Ives. Nuk e kishte mbajtur dot veten e tepert. Bashke me te qeshuren, nje kercitje, nje goditje, nje shuplake e rende ishte shenjuar ne lekuren e brishte te Brisildes. Ky ishte vetem fillimi. E perpasi ne toke, tashme do tregonte se si mblidhte durimin e saj dhe se ne cfare menyre e shperthente.

'Me thuaj' eger po mundohej te shkulte floket e femres perplasur. Brisilda mundohej te mbante floket e saj, te mos i dhimbnin aq shume. 'Ishe ti ajo qe ai kujdesej mos ti hidhte syte asnje djale sepse te cilesonte te tijen?'

'Ishe ti ajo qe nuk i pushonte telefoni nga thirrjet kur u largove prej tij?' vazhdonte te godiste, nuk ndalej. Po shfryhej, per cdo lendim, per cdo thyerje zemre qe kishte perfituar nga Xhulio, po i shfryhej femres se re te tij.

Nuk do te ndalonte, as nga perpjekjet e dikujt nga mbrapa per ta shkeputur nga Brisilda. Ishte e kote, Iva levizte aq shume saqe nuk te largohej prej saj. Nuk e kishte ate qellim. Ne ate moment ndjeu nje djegie, faqen t'i mpihej, te mos e ndjente me lekuren e saj si me pare. Brisilda kishte guxuar ta godiste. Aq mjaftonte per te fitonte me shume zjarr.

'Me vodhe ate qe me perkiste mua, por jo ti shtrige e ndyre duhet te futesh me patjeter ne shtratet e meshkujve!' klithte Iva dhe tere fuqi godiste vajzen e gjore, ate minorene, qe ndonese ishte bere gjak, nuk dorezohej t' gjuante me ate pak fuqi qe i kishte ngelur Ives me grushta.

Nje prekje e rende e terhoqi Iven pas vetes,e shtrengoi pas vetes. E prangosi ne ngrohtesine e tij, ne sigurine se me nuk do ndeshej me Brisilden. Dalloi perballe Kleon te ngrinte vajzen e gjakosur nga toka dhe i ngeli vetem te mendonte kush po e shtrengonte. Jo, as ai nuk duhet ta kishte patur guximin ta bente dicka te tille. E ndjente ngrohtesine e tij, por me prekjen nuk ia lejonte prane vetes kurre.

Nisi te levizte si e terbuar nen shtrengimin e tij, te ndahej prej atij dhe te turrej drejt asaj femre perseri. Nuk dihej a donte vertete t'i turrej asaj apo thjesht te largohej nga shtrengimi i Xhulios. Me nuk i pelqente ajo ngrohtesi, te bashkohej me nxehtesine e kraharorit te saj, po shkrihej ne krahet e tij.

Brisilda ndonese e gjakosur, nuk ndalonte me fjalet.

'Duke me rrahur mua kujton se fiton Xhulion? Bushter'

'Bushter thuaji tet eme qe te polli ty femer te ndyre' bertiste me keq Iva, nuk duronte me ta cenonin ne ate menyre.

'Ndal ndal ndal' pershperiti embel Xhulio prane veshit te saj teksa e shtrengonte prej beli prane vetes, ishte hera e pare qe e ndjente kaq prane Iven, ngrohtesia e saj e mbeshtolli te gjithin. E donte, e dinte, nuk e pranonte. Te ishte per te do arratisej me te ne ndonje vend te larget e ta donte ne menyren e poshter qe dinte. Nuk kishte menyre tjeter, nuk ishte i tille ku i perkushtohej romances ku lulet dhe cokollatat ia dhuronte dita dites.

'Me lesho ti qen bir qeni se faji eshte i yti' nese mendonte se ishte me e nevrikosur me Brisilden se me te, gabonte. I uleriste e shushatur aty ne pranine e mijera syve gjykues te djemve e vajzave perreth te cilet vazhdonin te benin tifo e te kenaqeshin me skenen.

'Shhh' fryma e tij e ngrohte i perplasej ne qafe,  dridhej prej asaj ndjesie. Xhulio e dinte qe Iva ishte plagosur dhe ishte gjakosur ne hunde dhe buze, prandaj po sillej bute me te ne keto caste. Iva akoma nuk e kishte ndjere gjakun t'i pikonte nga zemerimi.

'Ca rri me mua, shko pra te ajo femra jote. Po ta prek dikush tjeter femren'

Ishte sikur te pershkruante Kleon ne keto momente i cili po digjej nga deshira te mbyste Xhulion e t'ia shqiste duart nga Iva, femres se tij.

'Mbylle njehere ate goje, mos me detyro ta mbyll une ne nje menyre tjeter' nenqeshi Xhulio pasi vereu se Iva vazhdonte te fliste e levizte me qellim te largohej prej tij. Kur e kishte leshuar ndonjehere prej vetes, ta leshonte tani?

'Shko mbyllja asaj femres tende'

'Ti je femra ime pra' pershperiste prane veshit te saj ne menyre provokuese.

'Me lesho te thashe'

'Ti e di qe s'te lutem' u rikthye ne gjendjen e meparshme, ne Xhulion maskara e maskilist. Mendoi se me fjaline e tij te fundit e kishte bindur te mbyllte gojen, por Iva shpertheu kundrejt tij serish.

'Mos u lut, nuk te kerkoi njeri, me lesho tani'  tere ajo ngrohtesi u shpernda ne ajer kur Xhulio e shtyu larg vetes. Iva as nuk e ktheu me koken pas, por vrapoi drejt Kleos.

'Leshoje ate budallacken dhe largohemi' te katert ishin gjakosur, ishin lenduar ne fytyre e trup, po vetem dy persona aty ishin lenduar dhe brenda zemres se tyre. Nuk benin ze per ate pune.

'O Iva Cani do kthehesh serish tek une' i revoltuar i uleritit Ives, teksa po largohej perseri. Vertete kujtonte se do ikte ndonjehere prej tij? Gabohej. Frika qendronte ne zemren e Xhulios, serish, edhe pse e dinte qe ishin te destinuar te qendronin se bashku prej endrrave, qendronte me ankthin se mund te mbushej nga nervat e Xhulios dhe te largohej njehere e pergjithmone.

'Pederast'

'Yyyyyyyyyyy' turma brohoriti per Iven kur degjuan me cfare iu drejtua Xhulios.

'Pedersti te ben te..'

'Te ca? Ca do shpikesh tani? Qe e kemi bere bashke, kur nuk kam qene as budallaqe sa ajo lavirja tjeter qe bie pre e mashtrimeve te tua?'

'Te ndjesh' me veshtrimin serioz, lepiu buzet me qellimin ta shihte Iva. Vazhdoi ta sodiste ne ate menyre, Ives nuk iu drodh syri. Rrotulloi syte, te mos ishte per endrrat, askush nuk do ndjente per nje bastard si Xhulio.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now