XXXVI

1.4K 117 38
                                    

Kur ktheu koken pasi kishte harruar Klivian ne lokal u perball me friken e saj me e madhe sot pas shfaqjes se Xhulios ne lokal. Ai po veshtrohej me Klivian, e Klivia domosdo do ia kthente me patjeter fjalen, e kishte zakon.E vecante,keshtu e cilesonin shumica.Karakteri i saj ishte i vecante,ajo shkonte ne kurs boksi kurse Iva s'ishte munduar te perdorte ndonjehere forcen.Ajo ishte teresesisht e zbukuruar dhe trup te holle,ndersa Iva nje bucko.Ajo vishej tmerresisht bukur,ndersa Iva sa me thjeshte.Ajo kishte nje emer te vecante,ndersa Iva te perdorur ne mijera vajza.Te dyja dinin te kundershtonin,por mesa duket Klivia ishte shume here me e mire per djemte sesa ajo.Nuk e kishte zili kushuriren e saj, perkundrazi i behej qejfi qe kishte arritur te formohej ne nje femer kaq rrezezellitese qe ishte sot. Por e dinte, e ndjente qe me te hapur gojen, ajo do e bente Xhulion per vete. Pasi Xhulio ishte lodhur me klone te Ives,te urta e nuk benin ze.

'Ke prek ti? Nuk te tha tjetra largohu? Majmun'degjoi Klivian ti kthehej rendshem Xhulios,i cili i  kapi krahun menjehere duke rikthyer serish mimiken e tij te ftohte ne siperqafe.

Nuk deshironte te vazhdonte me te shikonte skenen,sepse Iva e dinte qe nese ai njihte Klivian,ajo e kishte te humbur kete beteje.

Por lot s'do derdhte,sepse e dinte qe me nuk e donte Xhulion.Vetem se per here te pare u lumturua se dikush do e ndjente ngrohtesine e tij qe dhuroi ne ate perqafim i pa detyruar.

'Ti cke moj? Te prish gje pune ty se i flas Ives une'

'Me prish shume pune po mbylle, po e cenoje. Nuk te kane mesuar edukaten ty zoterote i nderuar.Me mos iu afro vetem nese ajo do'

'Klivia boll, mjafton'bertiti Iva ne mes te rruges ti terhiqte Klivias vemendjen. Syte e tij u ngriten menjehere lart sapo degjuan zerin e saj,por serish u rikthyen ne vajzen perballe.

'Klivia.. He se do shohesh ti Klivia se kujt i ngre zerin. Rrofsh Iva qe me tregove emrin'mallengjim kur degjoi emrin e saj te thuhej nga buzet e tij.Sapo kthehej ti fliste Ives, zeri i tij behej i bute. Por u tremb kur degjoi fjalet e tij, Xhulio per njerez te panjohur nuk njihte limite, nese nuk vendoste veten ne pune do i thoshte dikujt tjeter.Frika ishte se nuk i dihej se cfare porosie i jepte.

'Xhulio mos guxo'ashtu thyer i doli zeri por nuk i interesonte, nuk deshironte ta vendoste kushuriren qe si mbyllej goja, ne rrezik.

'Ca thu mi Iva, lere te cucurisi ec iher ca do besh te shohim. S'ta kam friken ty une'

Iva tutje perplaste duart ne balle, kushurira e saj e kerkonte vete. Gjithsesi serish kishte per ta mbrojtur.

'Klivia!Eja ketu, mos u merr me te'tani po dukej si nje sherr femijesh ne mes te rruges.

'Iva!'bertiti Xhulio duke imituar Iven por duke ndryshuar fjalet. 'Lere ketu,le te merret me mua'

Pas kesaj fjalie qe perfundoi i dhuroi nje shikim sfidues Ives, e priste t'ia kthente me te njejtin shikim, po ku njihte Iva shikim sfidues keto dite kur e vetmja sfide qe njihte ishte jeta e saj fatkeqe.Iva ktheu koken anash, nuk donte te perballte me shikimin me te. Nuk donte te dorezohej perballe atij, ai kaq kerkonte.

Klivia e nuhaste tensionin midis tyre, por Xhulion s'mund ta linte te shkonte aq lehte.

Sapo deshiroi te hapte gojen serish, nje dore e terhoqi dhe e mori pas vetes.

'Iva me ler ti rregulloj qejfin atij shokut tend!'

'Nuk eshte shoku im!'bertiti qe edhe pse larg tashme nga ai, ai ta degjonte. 'Ate nuk e njoh!' bertiti me teper kesaj rradhe. E per here te fundit kete dite ktheu edhe njehere koken per ta veshtruar per here te fundit, e kapi duke hedhur cigaren e trete qe e kishte pare te pinte deri tani, e shkeli me kembe e sapo do te ngrinte syte, ajo ktheu koken drejt rruges ku po ecte.

'Iva e di qe s'eshte i panjohur,mos i luaj me mua keto lojera'e dinte qe nuk mund t'ia hidhte dot Klivias, por cte bente. Ti tregonte punen e enderrave nuk do e besonte,do te qeshte.

'Eshte e komplikuar, do shume per tu shpjeguar'

'Kam kohe tere diten'me nje fytyre serioze priste shpjegimin e kushurires, me teper perse lejoi ate djale ta perqafonte ne mes te lokalit a thua ishin te dashur. Dukeshin si nje cift qe po grindeshin, por dukeshin lezetshem. Vetem se Iva nuk ia ndjente lezetin kur veshtronte Xhulion keto kohe.

Perse? Pyeste veten, perse ishte bere cuditerisht kaq i sjellshem dhe kaq kerkues? Perse kaq i dashur dhe i ndryshem nga hera e kaluar?Perse e kerkonte serish ate, heren e fundit u pajtua me faktin qe do te ngeleshin vetem te dy panjohur. Perse mendja e tij ndryshoi, cfare kishte ndodhur? Ne mendjen e saj mijera perse.. Perse qe nuk dihej nese do te merrnin ndonjehere pergjigje.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now