XLIII

1.4K 128 34
                                    

E keshtu rutine kishte ndodhur cdo nate, Klivia merrte perqafimin e nates prej Ives qe shenonte gjumin e saj e menjehere njoftonte me mesazhe Xhulion qe ai tashme mund te vinte. I mjaftonte te veshtronte fytyren e tij,asgje me teper. E kishte te qarte mesazhin qe me Xhulion nuk kishte asnje mundesi. Kishte gabuar kur mendonte se Iva nuk e donte me prane vetes, tashme qe kishte veryer me thelle, ishte vetem nje aktrim i saji. Xhulio nuk ngelej mbrapa per ndjenjat per Iven, madje ishte ai qe sakrifikonte gjumin cdo nate per te mbajtur doren e Ives shtrenguar qe ajo te ndihej me mire.E Iva cuditej perse keto nete kishte pare endrra aq te bukura e kishte fjetur aq qete, me shume cuditej nga parfumi mashkullor qe ndjente cdo mengjes e habitej teper si Klivia e surprizonte me dhurata mengjes per mengjes.Si kishte durim kushurira e saj te merrej me te e ti dhuronte kaq dhurata te shtrenjta? Pak dinte ajo, se ai vriste trurin dite e nate si te gjente dicka qe do e bente te lumtur ate e t'ia vendoste ne komedine,e kur te zgjohej ne mengjes ti ndricohej fytyra. Sic mjaftohej Klivia vetem duke pare fytyren e Xhulios, aq mjaftohej dhe Xhulio duke qendruar ngjitur ne ate komedine, prane saj.

Kete nate Klivia para se ta lejonte te futej brenda i kerkoi te uleshin pasi deshironte te bisedonin.

'Une Xhulio.. Doja te te thoja se..'

'Me do?'perfundimi i fjalise se saj doli prej buzeve te tij e kjo e tronditi.Nuk u mundua ta pyeste si e kishte kuptuar pasi nuk donte te humbiste kohe.

'Doja te te kerkoja dicka.Te lutem ma ploteso'

Xhulio ferkoi mjekren sic e kishte zakon.Po sikur ajo t'i kerkonte qe te bashkoheshin, ai te hiqte dore prej Ives? Nuk do e bente kurre. Vetem priste qe fjalet te dilnin prej gojes se saj e te degjonte se cfare kerkonte ajo.

*Diten tjeter*

U zgjua serish nen aromen e atij parfumi por ishte mesuar tashme. Ndoshta ishte ndonje nga aromatiket qe sperkaste Klivia shtepine.Tashme i ishte bere zakon te veshtronte ne komedine,kishte filluar edhe Iva ti bente dhurata Klivias. Por nuk e dinte sa keq ndihej Klivia kur i merrte ato dhurata kur e dinte qe ato dhurata i meritonte Xhulio dhe jo ajo.

Nje kuti e vogel qendronte ne komedine dhe e mori menjehere ne duar. Nje varese ngjyre floriri. Ishte vertete flori?Mendonte se Klivia do te kishte harxhuar jashtezakonisht shume per kete varese po te ishte floriri.Por shkrimi qe ishte gdhendur e tronditi.
Ishte shkruajtur henez. Henez?Ai i kishte thene henez, kjo varese e konfuzoi teper. Me shpejtesi vrapoi te Klivia dhe e pyeti pa i thene as miremengjesi.

'Si?Por.. Ti ma bere kete dhurate?'

'Ehe'i buzeqeshi Klivia kur brenda ndihej aq keq qe po e mashtronte kushuriren e saj ne kete menyre, per hater te Xhulios. 'Doja ta shkruaja dritez por mu duk klishe, keshtu qe e shkruajta henez. Me pelqeu si epitet'

Tha fije per pe trillimin qe i kishte thene Xhulio ti tregonte asaj.

'Shume faleminderit sinqerisht, nuk duhet ta kishe bere kete ne asnje menyre. C'te jane fiksuar dhuratat keto dite njehere nuk e kuptoj, i ben edhe te shtrenjta, lloj lloj idesh gjen perdite'sikur t'a dinte se kush i gjente ato ide, sikur ta dinte se sa mundohej ai djale te gjente dicka te vecante per te sic ishte edhe vete, speciale, nje ne nje milion.

U bene gati per ne kurs e Klivia me zemren qe i rrihte fuqishem sot do te perballej me ate qe kishte pritur nje kohe te gjate.

U futen brenda ne kurs dhe Iva menjehere nguliti syte me tij,por i uli menjehere. Ai akoma vazhdonte ta veshtronte plot admirim,nje ndjenje e mire u perhap ne trupin e tij kur vereu varesen e vendosur ne qafen e saj.Tashme ndihej sikur ndodhej ai prane saj, ne ate varese, ne te.

Iva ngriti koken e veprimi qe kushurira beri me pas i theu zemren, jo vetem prej kushurires por edhe pren tij. Pa Klivian te vraponte drejt Xhulios e ai hapi krahet qe ta perqafonte. Syte e Ives te lenduar ishin gati ne te qare, por ajo e mblodhi veten. Tere mendimet e saj per ata te dy u kthyen realitetit. Vertete dukeshin bukur se bashku. Here pas here puliste syte qe te ndalonte veten per te nxjerre ndonje pike loti.

Qeshte kot se koti vetem qe mos te dukej si e lenduar, si e vuajtur.

Tere kohes kishte qendruar vetem pasi Klivia e Xhulion rrinin se bashku.I kishte kerkuar mesuesit te mos levizte nga vendi sot, nuk ishte ne qejf. E vertete nuk ishte, te veshtronte ate pamje zemerthyese e bente te ndihej keq.

'Pra jeni bere bashke?'pyeti Iva pasi e mbajti mire e mire kete pyetje brenda vetes.

E Klivia mezi e priste ta bente ajo kete pyetje. Teksa ecnin qete neper rruge edhe ajo i ktheu pergjigje.

'Po, sic thone ata qe zihen e rrihen duhen'

Cfare ironie, donte te bertiste Iva. Se e vetmja gje qe kishin bere Xhulio e Iva tere keto kohe, qe ne fillim e deri me tani ishin zenkat.Per tu dashur  duheshin por bashkimin nuk e shihnin kurrkund.

'Epo mire'nuk mund ti thoshte kushurires se saj se i behej qejfi per ata te dy, nuk mund ta genjente ne sy. Nuk dinte gje se vete kushurira e saj e bente ata gje dite per dite.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now