XLIV

1.5K 129 66
                                    

Bezdisej kur veshtronte ata te dy te qendronin se bashku e pranonte, e habitshme si edhe pse Klivia merrej vetem me Xhulion, serish e gjente kohen ti bente dhurata ata saj cdo mengjes. Akoma me cuditshme se sa here kalonte prane Xhulios ndjente te njejen arome qe ndjente ne shtepi.

E mendja e saj si gjithmone qe ngrinte hipoteza te paverteta, mendonte se kuptoi gjithcka. Ajo kujtonte se Xhulio vinte nate per nate per te fjetur e kaluar kohe me Klivian, prandaj shtepia kishte marre ate arome. Prandaj edhe Klivia i kishte dhuruar ate varese me ate epitet, ndoshta Xhulio e kishte perdorur edhe me te, e Klivias i eshte dukur i bukur prandaj ishte kujtuar ti dhuronte nje varese me epitet te tille.

I vinte te qante me te madhe, por nuk do e bente. Edhe pse kur qante ndihej me e lire, sikur clironte nje top te madh e te zi plot me hidherim e trishtrim, e nxirrte jashte.

Por ajo s'dinte asgje, ajo vetem shikonte e qendronte qete.E Xhulios i vinte inat qe ajo as nuk mundohej te fliste nje fjale kundrejt tyre, por qendronte e dorezuar duke menduar se s'mund te bente asgje. Duke menduar se ata kishin gjetur njeri-tjetrin e Iva ishte vetem nje pengese mes tyre.

E Klivias gjithashtu i vinte akoma me keq kur veshtronte kushuriren e saj te lenduar teksa qante nate per nate derisa e zinte gjumi vone. Atehere i shkruante dhe ajo Xhulios e ai qendronte posacerisht ne ate ore te vone te nates vetem per te shkuar atje te flinte prane Ives. Keto dite kishte patur shume dhimbje kurrizi por e injoronte, e dinte cila ishte arsyeja e nuk i interesonte.

Me Klivia nuk mund te qendronte duarkryq e te priste Iven te dilte perballe tyre e te kerkonte ndarjen e tyre, te bertiste qe Xhulio ishte i destinuar me te jo me Klivian. Por ajo se bente, e Xhulio dukej qe ishte lodhur e po dorezohej nga kjo loje. E shihte dite per dite ne syte e tij sa i lodhur prej neteve me gjume te shkaterruar e lendimit qe Iva nuk luftonte per ata te dy. Gjithe kjo loje e Klivias e Xhulios per ta bere Iven xheloze e qe ajo te futej mes tyre e te rrembente Xhulion prej duarve te Klivias kishte dale huq.

Ate nate kur kishin biseduar Klivia i kishte kerkuar te aktronin sikur te ishin te dashur qe Iva te zgjohej, ta kerkonte Xhulion e mos ta leshonte te Klivia. Por ishte nje zhgenjim i madh per Xhulion kur pa se Iva as nuk kujtohej per te, por rrinte qendronte e veshtronte si ata te dy silleshin si cift e nuk bente asgje.

E Xhulio e dinte qe pas kesaj nuk kishte asnje leter ne dore qe ta bente Iven te kthehej me te, aktrimi me Klivian ishte e vetmja menyre e nuk nxorri asgje ne siperfaqe.

Por ai nuk dinte se Klivia vinte kushuriren e saj perpara ndjenjave. E nuk do e linte ate te vuante vetem sepse nuk fliste dot, e  vetem sepse donte te miren e Klivias te qendronte me Xhulion.

Nuk pertoi aspak te shkonte te nje studio fotografie qe kishte prane apartamentit.Porositi ate cfare kishte ne mendje dhe pasdite shkoi atje serish per te marre ate cfare kishte porositur.

Xhulio mos hajde sonte.

I shkruajti atij sepse kishte planet e saj. Sot do te perfundonin lotet e saj, e nese do te zgjidhte opsionin tjeter atehere lotet do te vazhdonin si me pare. Zgjidhja ishte e saj.

Mori perqafimin e Ives qe diteve te fundit sa vinte behej me i ngurte, nuk e dinte nese ishte  prej arsyes qe ajo kujtonte se Klivia e Xhulio duheshin apo ngaqe ishte kthyer kaq e pafuqishme dhe e lenduar.

Priti derisa e zuri gjumi e kesaj rradhe ishte Klivia qe u fut, kesaj rradhe ti dhuruar ajo nje dhurate, per ti vendosur nje te vertete ne komedine, jo sende te shumellojshme qe ne mengjes do e benin te lumtur, ajo qe i vendosi ne tavoline do e bente te kthellohej, te hapte syte.

*Ne mengjes*

Hapi syte dhe thithi ajrin duke pritur qe te ndjente te njejten arome si per dite. Kesaj rradhe jo. Prandaj u ngrit me nje ndjenje ndryshe nga ditet e tjera, ktheu koken anash per te veshtruar ne komedine e kesaj rradhe pa nje zarf.

E mori ne duar.

E hapi.

Nxorri disa foto prej tij, foto ku ndodhej ai. Ai ulur prane komedines me koken e fjetur ne drrurin e komedines. Kishte shtrenguar doren e saj. Nje lot rreshqiti drejt e ne fotografi, ishin plot foto. E ne cdo foto ishte me rroba te ndryshme, do te thoshte qe ai kishte tere ato nete qe vinte e flinte prane saj. Aty vendosur prane vetes kishte edhe qese, ne cdo fotografi ishin te ndryshme. Akoma me shume lote pikonin ne ato fotografi, kuptoi pse ndjente zemren ti rrihte sapo ndjente nje ngrohtesi te pushtonte gjithe trupin e saj, kuptoi perse ajo arome gjendej cdo mengjes ne dhomen e saj, kuptoi perse ato dhurata qendronin aty.

Lote, asgje tjeter vetem se zhurma e ngasherimave te saj e pikat e lotit qe pikonin ne carcaf e fotografi ndiheshin.

Ja cfare bente Klivia kur futej brenda ne dhome, i dhimbte shpirti kur veshtronte ate te bente kete veprim cdo nate, i bente foto qe nje dite t'ia tregonte Ives se sa sakrifikonte ai djale per te.

Vetem se Iva nuk kishte kuptuar gjene me te rendesishme, nuk kishte kuptuar aktrimin e tyre. Ajo akoma mendonte se ata duheshin, akoma mendonte se ata ishin bere per njeri tjetrin, akoma mendonte se ajo lidhje e tyre nuk ishte fallso, ishte e vertete.

Shtrengoi jastekun fort prane vetes e vazhdonte te qante.

'Xh..xhulio'pershperiti emrin e tij duke e belbezuar teksa leshonte lotet nje nga nje me zemren qe i keputej ngadale.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now