XLI

1.4K 127 73
                                    

Me zemren qe i rrihte me ze te larte,e kishte zene gjumi,pa kuptuar gjithashtu edhe me nje buzeqeshje ne fytyre.Klivias nuk i kishte ndodhur me ndryshe se ajo,ai nuk mund ti kishte lene cokollata ne komedine,por e sigurt qe kete nate ia kishte siguruar te dyjave buzeqeshjen.Kishte vene jastekun perpara fytyres e kishte bertitur e emocionuar derisa iu cerr zeri.I behej qejfi,kur kujtonte momenti qe i shtrengoi fort krahun,ai kujtonte se po e lendonte por ne momentin qe ajo veshtroi syte e tij qe shkallonin nga nervat,nuk u fokusua te dhimbja.I vinte te qeshte me menyren sesi dukej dhe menyren sesa i inatosur fliste.Nje deshire e madhe e pershkoi ne ate moment ta perqafonte qe ti mbyllte gojen duke e surprizuar,por nuk e kishte bere.I ishte kthyer keq sic kishte bere ai.Ditet kur kishin kercyer bashke,ne momentet qe fokusohej aq shume ne kercim dhe mundohej te bente vertete levizjet e duhura e nuk shqetesohej qe po e prekte ne ate menyre Klivian, i vinte te qeshte me veten. Veprimet e vogla e bene edhe Klivian te shkermoqte muret e saj te akullta qe zjarri i Xhulios arriti ti shkrinte, e ti shkrinte pa u munduar aspak.

E tani kur ajo ishte vetem,mund te shprehte veten,ne ate erresire te buzeqeshte aq shume,nje buzeqeshje qe buronte qe nga thellesia e zemres,te qante sepse ajo buzeqeshje ishte aq e sinqerte.E dinte qe nuk po gabonte duke imagjinuar per ate djale,pasi kushurira e saj nuk e donte me ne jeten e saj,e kishte deshmuar me veprimet e sjelljen kundrejt tij.Edhe ajo ia beri te qarte sot kur i ktheu fjalen dhe i shpjegoi qarte se Iva nuk donte te kishte te bente me me te.Pak dinte ajo,qe nje i fiksuar si ai,as nuk mendohej te dorezohej pas atyre fjalive.Nje te fiksuari si ai i behej qejfi pasi duhet ta rifitonte ate edhe njehere nga e para.

*Dite me vone*

'Hmm sot do jete partneri yt Xhulio'e tronditi kur mesuesi i dha kete lajm.

'I imi?'pyeti edhe njehere Iva me shpresen qe do e ndryshonte mendimin duke vene ndonje vajze tjeter me Xhulion.E dinte qe do vinte nje dite kur mesuesi do e bente partnerin e rradhes,gjithmone ishte larguar edhe sillej qarte qe nuk e donte ate si partner,por te gjitha ishin bere cift me Xhulion e tashme kishte ngelur vetem ajo.

'Tango.Tani'kishte zgjedhur nje kercim ku ata duhet te preknin njeri tjetrin.Mund te kishte zgjedhur ndonje kercim rruge ku nuk kishte perse duart e tyre te prekeshin, lere me me shume.

Dora e Xhulios leshoi ngrohtesine mbi doren e saj dhe e shtrengoi.E terhoqi pas vetes dhe qendruan ne mes te skenes.Lehtesisht vendosi doren ne belin e saj duke i dhuruar dritherima ne te gjithe trupin.Atij i vinte te qeshte se sa shume arrinte te mbante veten ajo vajze perballe tij,vetem nga nje prekje e vogel ishte gati te dorezohej.I buzeqeshi asaj e cila menjehere sapo e pa uli koken,ishte me e shkurter se ai dhe nuk donte me te ngrinte koken lart e te kuptohej sikur donte vemendjen e tij.Ai ia shtrengoi me teper doren dhe ne sfond u vu muzika.

Po perpiqej te imagjinonte sikur ai mos te ishte Xhulio,e Xhulio perpiqej ti mbushte mendjen vetes se ajo vertete po e deshironte kete kercim me te.

'Me veshtro ne sy'i kerkoi asaj kur po ndiqnin ritmin e muzikes.

'Nuk... '

'Do? E kerkon kercimi' buzeqeshi qe tashme ajo ishte e detyruar te nguliste shikimin me te. Rrahjet e zemres rriteshin ne cdo hap e levizje qe hidhnin. Paksa muzika e paksa personi qe kishte perballe,ia shtonin akoma me shume emocionet.

Ai levizte duart ne belin e saj e ajo shfaqte nje fytyre qe nuk ndihej shume rehatshem ne kete menyre, kur thelle brenda vetes ziente nga emocionet, por nuk donte t'i linte pershtypjen atij qe po vdiste per te. Veprimet e tij keto dite po e benin vertete te ndjente per te, pa ditur asgje. E kesaj rradhe po ndjente ajo, nuk po ndjente dikush tjeter, nje femer qe ishte e uritur per dashurine e saj shekullore qe nuk arriti ta permbushte me partnerin e saj. Ende nuk kish kuptuar gje, akoma mendonte se nuk e donte prane, por ndjesia thelle kuptohej qe ishte ndryshe nga c'hipotezash krijonte mendja.E ajo e bente veten nje budallaqe qe nuk kuptonte asgje, kur e verteta ishte qe nuk donte te pranonte faktin qe ajo serish po dorezohej prej fjaleve e sjelljes se tij. Vetem mendimi qe ai sillej vetem mire me te e me te tjeret ashper sic ishte sjelle dikur me te, e bente te shkrihej c'do barriere mbrojtese.

'Me fal por s.. S'mundem'kapi duart e Xhulios prej belit te saj dhe i hodhi tutje. E beri kete veprim sepse nuk donte qe me vone te pendohej per veprimin qe do te bente, te dorezohej perballe tij.

Vrapoi jashte dhe perplasi deren. Xhulio veshtroi rreth e qark e vereu qe te gjithe po veshtronin te cuditur se c'kishte ndodhur.

'Ca mutin keni?Shihni punen tuaj!'

Vrapoi edhe ai pas saj, kesaj rradhe e perplasi ai akoma me shume deren.

'Iva!' e therriti por nuk po e veshtronte gjekundi, ktheu koken anash dhe e veshtroi ulur ne veranden prane.

'Cfare dreqin pate atje? Kaq shume te bezdiskam, te neveritem?'me i lenduar se c'ishte ndjere sot nuk kishte qene asnjehere. Kur ajo largoi duart e tij prej trupit te saj ai mendoi se ajo u peshti, ajo e urrente prekjen e tij ne trupin e saj. Por ishte krejt ndryshe, vetem se ai kurre nuk do e kuptonte pasi nuk ishte ne mendjen e Ives.

'Nuk me neveritesh Xhulio! Vetem se jam lodhur nga lojerat e tua, se kam idene cfare qellimesh ke kesaj rradhe, seriozisht, nuk po luaj te pafajshmen apo viktimen por ndihem akoma me e ulet sec ndihesha me pare kur me trajtoje si nje te perdale! Ti nuk e di se c'imagjinon mendja ime, e cfare hipotezash ngre per qellimet qe mund te kesh ndaj meje. Prandaj u.. '

'Ketu eshte problemi me ty Iva, sepse ajo imagjinata jote shume e zhvilluar fantazon gjera te paqena,e kujton se te gjithe duan te perfitojne prej teje! Por ja qe une kesaj rradhe nuk e kam kete qellim, kujton se nuk do arrija te perfitoja prej teje deri tani? Nuk dua vete, edhe pse jam me i forte se ti e mund te te detyroj per shume gjera.As nuk e kam menduar. Ti e di se cfare mashkulli jam, nuk njoh limite.Por per ty i kam vene kufinj vetes. Per te patur timen kam kryer shume, i dergova videon mamase tende sepse mesa duket Brisilda te kishte bere video ate nate sepse i kishte thene shenjtori Kleo,i fejuari yt me te cilin ti pretendoje te kaloje jeten.E sheh me cfare skuthi kishe te beje, kishte porositur Brisilden te te dehte me ate pije te droguar e te tregoje cdo gje mua, te na ndante akoma me shume.Sepse i ndyre ishte ai.Edhe une gjeje cfare,une s'te lejova te perfundoje me ate sepse me duket kishe harruar fjalet qe te kam thene qe ne fillim kur jemi njohur. Je e imja Iva, prona ime.E une prona jote'

E gjithe ajo deshmi e kapi ne habi Iven, e as nuk u mundua ti fshinte ato lote qe i dolen ne sy. Iu leshuan ne faqja  dhe me teper lote vazhduan po ate rruge. Kuptoi se cfare kishte ndodhur, kuptoi perse sot ndodhej pa nje familje, pa nje shtepi, pa ate ngrohtesi qe dite me pare e zoteronte ne shtepine e mamase.Sot ai e kishte lenduar me ato fjale, e kishte lenduar thelle.

I Prangosur Nga TIWhere stories live. Discover now