Prolog

2.5K 120 41
                                    

Gjethet e arta feshferinin nen flladin e ftohte te eres qe perkedhelte qytetin e fjetur ate te diele, shkeputeshin duke zheshur pak nga pak deget e pemeve per ti lene te pambrojtura karshi dimrit plak, vallezonin me eren deri sa butesisht binin ne token e lagur ku njerez, makina shkelnin mbi to. E ne fund, ishte fshesa e piset e ndonje punonjese te qytetit qe i shtynte tutje ne ndonje cep per ti mbledhur e zhdukur nga rruget e qytetit duke i vjedhur Tiranes bukurine e petkut te arte qe gjethet vjeshtarake krijonin.

Nje bubullime hungeriu, duke mposhtur zhurmat e qytetit. Te tere kalimtaret ngriten koken nga qielli i hirte per te pare rete e erresuara qe parakalonin ne te, kercenonin me shperthimin e nje rebeshi te dyte te stuhishem. Dashur padashur te tere shpejtuan hapat - nje gjyshe qe shtrengonte doren e nje djali pese ose gjashte vjec per te arritur ngrohtin e shtepise, nje cift mosha e prinderve te saj qe debatonin me fytyrat e vengera ndonese ecin krah me krah me njeri tjetrin, nje grup te rinjsh qe me zerat e tyre te larte, te qeshurat e klithmat sfidonin qytetin gumezhites. Te tere kishin nje destinacion ne mendje, nje vend ku mund ti strehoheshin shiut qe mund tia niste nga casti ne cast.
Nuk ndihej aspak xheloze qe nuk mund te thoshte te njejten gje. Ulur ne nje nga stolat e vjeter, me derrasat e vyshkura e qe vende vende mungonin ne parkun Rinia, priste nje telefonate, nje pergjigje, priste shiun.

Mendonte me mendjen e paralizuar nga frikerat e nje te ardhmeje te pasigurte, nga dyshimet, nga pasigurite e te nesermes, te sotmes.
Kujtonte femijerine e patrazuar, femijerine e qete. Adoleshencen me ato shperthimet e panevojshme emocionale rreth situatave te paqena.
Rijetonte ditet e para te nje dashurie ndoshta njepaleshe dhe mundohej te mberthehej pas enderrave e shpresave joreale qe gjithmone kishte ushqyer e qe tani deshironte ti villte, te shpetonte nga helmi i tyre i pritshmerive qe binin ndesh me realitetin.

Ate dite, e vetme, deshironte ti kerkonte botes qe ta shihnin, ta perkrahnin, ti lypte stuhise qe kercenonte qytetin pakez nga forca e furia e saj per tu perballur me ate qe ishte edhe me frikacak se ajo, me dezertorin qe zgjidhte te arratisej per te bere rrugen e saj edhe me te veshtire.

Pikat e para te shiut nisen te binin. Ndjeu njeren ne fytyren e saj e me pas nje tjeter ne doren e shtrire mbi kembet e mbledhura. Njerezit nxituan edhe me, makinat e ngecura ne rrjeten e trafikut i binin fort borive sikur ajo zhurme do te shbente trafikun e renduar e ajo vazhdonte te qendronte ulur, spektatore e dinamikes se nje qyteti te hirte dita se cilit kishte nisur bukur, me djellin qe shkelqente. Asnje nuk u kish besuar parashikimeve qe tregonin shi te rrembyer dhe kishin zgjedhur te besonin qiellin mashtrues.
Ashtu sic ajo vete kish zgjedhur te besonte marrezisht ne dashuri ndonese te tere paralajmeronin per zemrat e thyera.
Por pse jo? Ajo e saj kishte qene nje nga ato historite e bukura te dashurise, ku krah njeri tjetrit mund te mposhtnin cdokend, te kapercenin cdo pengese; nga ato dashurite e destinuara te zgjatnin pergjithmone, nga ato dashurite per te cilat shkruheshin librat dhe luheshin filma.
Libra dhe filma qe perfundonin me nje bashkim te ciftit, libra dhe filma genjeshtare qe kurre nuk tregonin qe edhe dashuria si cdo gje tjeter ishte e destinuar te venitej, te tretej e te digjej si nje qiri.

Ndjeu nje lot te ngrohte qe rrodhi ne faqen e saj e me pas nje tjeter pikez shiu te ftohte. I duhej te priste edhe vetem pak per pergjigjet e analizave te saj ne nje klinike te shallvareve.
Ne oren 1 i kish thene laborantja. Do te shfaqej aty fiks ne ate ore, nuk mund te duronte asnje minute me shume me dyshime, nuk mund te bashkejetonte asnje sekond me shume me 'po sikur mos te jete e vertete, po sikur te jete'...
Nuk dinte as vete cfare te deshironte.
Vendosi doren mbi barkun e saj perpos trikos se trashe qe mbante veshur. Ndjente qe dicka rritej brenda saj, e ndjente ndonese e dinte qe ishte shkencerisht e pamundur te ndjeje nje shtatezani aq te heret.
Mbylli syte per tu mbushur me fryme, per te lene ajrin e ftohte te pushtonte trupin e saj, per te perzene ankthin e stresin qe dukej sikur shtrydhnin mushkerite e saj duke bere frymemarrjen aq te veshtire.

Nga canta e vogel qe mbante hedhur rreth trupit nxorri telefonin e vjeteruar, nje nga ato modelet jashte mode, por i vetmi qe mund te perballonte me ekonomine e saj familjare. Nuk ankohej, as qe deshironte nje nga ato telefonat moderne qe te tere shtrengonin ne duar per ti perplasur ne fytyre botes statusin e tyre.
Rendesi kishte qe ajo pajisje e shkaterruar te kryente funksionin e saj. Nuk i interesonin as rrjetet sociale e as te rejat e fundit qe dergoheshin ne emaile ne kohe reale.
Nje mesazh priste te lexohej prej saj. E hapi dhe duke mbajtur frymen lexoi:

'He? Ndonje e re?' 

Vetem kaq... Nuk u pergjigj ndonese nisi te shkruante e te fshinte disa mesazhe qe nuk u derguan kurre.

Nuk kishte ende asnje te re, asnje pergjigje... Edhe per pak minuta.

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now