'Je i urryeshëm, ta ka thëne njeri?'

783 102 29
                                    

'Sa duhet te te paguaje tani qe u bere dhe psikologu im?' pyeti me ne fund pasi fshiu lotet tinezare qe i kishin shpetuar syve te saj teksa i tregonte Endit fytyre ngrire c'kish ngjare ate dite e si ndihej, si nuk ndihej; teksa mundohej te shpjegonte ate lemsh ndjenjash me fjale per ta kuptuar edhe vete.

'Dhe ja ku ia nisem serisht me kunjat dhe sulmet' tha shperfillshem Endi.

'Sikur eshte detyra jote te merresh me keto pallavra.'

'Ne fakt nuk eshte ' u pergjigj duke ia prere shkurt ai. Ajla vetem pohoi me koke.

'Kerkoj ndjese. Mendoj se kisha nevoje te flisja, shfryhesha'

'S'ka gje' serisht i prere.

'Po shkoj atehere' beri te ngrihej dhe ishte pikerisht atehere qe ai e detyroi te kthehej pas me fjalet e tij.

'Do te vazhdoja me gjyqin nese do te isha ti'

'Thua sepse nuk je gati te heqesh dore nga parate' shtremberoi fytyren Ajla.

'Thashe ate qe mendoj. Mendoj ta provosh deri ne fund qe kur te kthesh koken pas mos te kesh serisht pendesa. A nuk u lodhe 6 vite duke jetuar me ato?'

'6 vite me pare nuk ishte ne doren time' kujtoi Ajla.

'E beson edhe vete apo vetem fshihesh pas justifikimit te pamundesise per te rritur nje femije?' sulmoi Endi qe nuk dinte si te ishte i embel.

'Nuk munda ta mbaja. Ma moren' ngriti zerin thumbuese Ajla.

'Mund te ishe arratisur apo jo?'

'Ti nuk kupton. Dhe si do te rritej atehere ai femije? Ne skamje. Cfare do te mund ti ofroja?' u mundua ta bente te kuptonte ajo.

'Po tani çfare do ti ofrosh?'

'Dashuri.' u pergjigj prerazi Ajla.

'Dashuri...' perseriti mendueshem ai 'A nuk mund tja falje dashurine edhe atehere. Mundje'

'Tani mund ti fal dhe nje te ardhme' plotesoi Ajla duke mos deshiruar te pranonte qe Endi kishte te drejte.

'Te ardhme qe familja Bekteshi mund t'ja ofroje fare mire, shume me mire se ti'

'Ku do te dalesh?' pyeti e nervozuar Ajla.

'Dua qe ti te shohesh dhe te rreshtes se fshehur pas justifikimeve. Mund ta mbaje atehere, mund ta fitosh tani. Dhe ne vend qe te vish ketu duke mu qurravitur per pune ADN dhe kerkoi ate si mama mund te dukesh e vendosur sic ishe nje jave me pare, te na tregosh vendin mua dhe tim eti dhe te vazhdosh me kete gjyq te mallkuar.'

'Por...'

'Cfare pret ti? Qe do te jete e lehte? Qe do marre vesh qe je ti e ema dhe do te te hidhet ne qafe dhe do te te kerkoje ty vetem sepse e linde, dicka qe nje femije as qe e di se si funksionon. Ndoshta ai akoma mendon qe femijet i sjellin lejleket. Normal qe do te kerkoje ate qe e rriti, te paren fytyre qe arrin te kujtoje si nenen e tij, fytyren me te cilen e ka lidhur qe 1 vjec e kusur fjalen nene'

'E kupton apo jo qe c'po thua me lendon dhe me ben te heq dore. Po thua qe nuk do te me pranoje kurre? Qe kurre nuk do te me doje, qe kurre nuk do te jete plotesisht i imi.'

'Dhe ja, serisht per te hequr dore. Pranoje apo jo, nuk do te zevendesosh Silvem por mund te zesh vendin tend ne zemren e tij. 2 nena.' shpjegoi qete Endi.

'Ai eshte im bir' kembenguli me zerin qe i dridhej Ajla. Pa duart e saj, te dobeta nga ku mund te numeroheshin te tera kockat e te shiheshin fare mire ligamentet qe zgjateshin drejt gishtave te holle.

'Dhe une te premtoj sot qe mund te ta fitoj, mund te siguroj qe ai te vi serisht tek ti.' levizi, duke u perkulur me prane saj, me njerin krah mbeshtetur mbi tavoline

'Pikerisht ajo qe dua prej teje'

'Por dhe ti duhet te premtosh qe do te jesh e forte dhe e gatshme te luftosh e vendosur. Jo te dorezohesh perpara gjerave te tilla. Jeta nuk eshte film, nuk do te te doje menjehere por do te mesojete te doje.'

'Je i urryeshem, ta ka thene njeri?' shpalli ajo. Nenqeshi lehte, ndoshta ky iste i vetmi falenderim qe Endi mund te kuptonte. Po mesonte te fliste edhe gjuhen e tij.

'Nuk je e para, nuk do te jesh as e fundit' buzet e tij u lakuar lehte per te shfaqur nje buzeqeshje fantazmike.

'Faleminderit' i buzeqeshi Ajla.

'Kujdes tani, mos me vel me keto fjalet e embla' ia ktheu, per here te pare i qeshur. Per here te pare e pa ashtu, me vetullat e ballin e relaksuar pa ato rrudhat e perhershme qe formoheshin mes tyre nga ajo ngrysja konstante. Per here te pare e pa te qete, per here te pare pa mashkullin qe nuk ishte nje kopje e shemtuar e te atit, por nje njeri si shume te tjere, i kompletuar ne jete.

'Te shkon me shume nese nuk vrenjtesh ne fytyre' i shpetoi ai koment.

'Ashtu?' ngriti vetullen ai.

'Tani qe me shpetoi mund edhe ta them troc. Ngjan me mire i qete, me i embel'

'Mire qe ma the. Nuk dua te jem i embel' rrudhi serisht ballin por kete here e bente per tu tallur me te. Ajla vetem qeshi dhe duke kerkuar ndjese, terhoqi canten e saj dhe u largua.

'Pasneser?' tha ai. U kthye serisht drejt Endit dhe pohoi me koke

'Ketu?'

'Si fillim. Pastaj shohim. Nese ke nder mend te me besh prape ashtu komplimentesh, duhet te mi besh larg ambjentit te punes'

Ajla shkundi koken dhe buzeqeshi duke mos ditur si te analizonte ate sjellje te tij. Vendosi qe nuk do ta bente, nuk do te stermendonte duke i vjedhur magjine rastesise... Vazhdoi te buzeqeshte, ate dite qe kish menduar se do te ishte e mbushur vetem me lote....

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now