'Kush është Silva Bekteshi?'

742 101 42
                                    

Vetem pas disa ditesh e ema u kthye ne shtepi. Ishte detyre e Ajles qe te kujdesej per te.
Punonte gjate, vraponte per ne shtepine e saj ne pushimin 30 minutesh te drekes per tu siguruar qe te emes nuk i mungonte asgje, dhe kthehej e sfilitur serisht ne pune per oret e mbetura te dites.

Nuk pati kohe te gerrmonte gjate per Silven ndonese ai emer gerryente mendjen e saj cdo dite.
Silva Bekteshi... Ai emer ish gdhendur ne memorien e saj, por serisht vazhdonte ta perseriste vazhdimisht per mos ta harruar. Ajo grua rriste djalin e saj.

Vetem kur e ema mori veten plotesisht dhe mund te ngrihej nga shtrati, detyroi veten te niste kerkimet per ate femer.
Ishte ne udhekryq. Nuk dinte nga t'ja niste. Pyeti dy kolege te saj te punes, ndonese shanset qe ta njihnin ishin te vogla. Nje qytet 1 milione banoresh e bente kerkimin edhe me te veshtire.

Zana... Ajo e dinte, ajo e njihte Silven por e kish lene si alternative te fundit. I kishte premtuar te emes qe para komshies llafazane do te hiqej sikur nuk dinte asgje ndonese ishte e drejta e saj. Aroni ishte i biri, djali qe ato ja rrembyen padrejtesisht.
E ne te njejten kohe, ishte gabimi i saj qe vetem tani, pas 6 vitesh kerkonte per te.

Askush nuk e njihte prandaj nje pasdite te zymte u detyrua te trokiste ne deren e Zanes.
Degjoi hapat e saj te zhurmshem perpara se te hapte deren e rende.

'Ajle zemer, ç'e mire te solli? Hajde, hajde brenda se ftohesh.'

Nuk e refuzoi ftesen e saj. Hyri ne apartamentin e vogel, te rremujshem e te erret. U ul ne njerin prej divaneve ku macja e Zanes flinte e pashqetesua nga vizitat e panjoftuara.

'Po he zemer. Si je?' nisi te pyeste ajo.

'Mire.' ia preu shkurt Ajla.

'Po he? Cthote jeta? Ndonje cun?' ngriti vetullen shemtuar e ne menyre akuzuese. Ndoshta ne syte e Zanes ajo ishte nje kurve, nje fycke qe linte djemte ta shpienin ne shtrat e te benin cte donin me te. Ne fund te fundit vetem fyckat ngelnin me barre qe ne adoleshence. As qe merrte mundimin qe ti shpegonte Zanes qe ajo qe i ndodhi ishte nje fatkeqesi; fatkeqesia me e bukur. Tragjedia ishte ajo cka te tjeret i bene, tragjedia ishte ta ndanin nga krijesa e saj e brishte.

'Me punen. Skam kohe per cuna' u pergjigj. Kishte kohe vetem per nje djale, dhe ai ishte i biri.

'Ne fakt Zana, kam kohe qe kerkoj nje djale ne vecanti' u hodh drejt e ne teme pa ia zgjatur shume plakes thashethemaxheshe.

'Ndonje gjiton?'

'Jo, tim bir'

Zana shtangu; fytyra iu zbeh dhe goja iu hap per te thene dicka por asnje tingull nuk e la ate.

'Ke?' u mundua te bente te padituren.

'Mos u mundo te ma hedhesh. Kush eshte Silva Bekteshi?'

'Nuk e di' genjeu ajo. Rrotullonte syte, veshtronte sa majtas e djathtas vetem per te evituar shikimin zhbirilues te Ajles.

'Me ler te te shpjegoj dicka Zane.' kishte ardhur e pergatitur. E pergatitur per te qene gjakftohte, per ta frikesuar me permendje te ligjeve qe mund ta fajesonin, te denoncimeve e gjyqeve per te cilat ajo ishte shume e varfer per ti perballuar.

'Une kurre nuk nenshkrova diku per dhurimin e atij femije. Ju ma moret dhe ja dhate nje tjetre. Une kurre nuk pranova. Nese largohem nga ketu pa nje pergjigje, do te drejtohem tek avokati i pare dhe do t'ju denoncoj. Prandaj po te pyes edhe njehere, kush eshte Silva Bekteshi dhe ku mund ta gjej?'

'Ishin prinderit e tu, ato, ato me thane.' u mundua te shfajsohej.

'Ti, prinderit e mi. Te tere nuk do te me pergjigjeni mua, por nje avokati nese ti e dashur zonje tani nuk me tregon per Silven. Edhe durimi im e ka nje kufi dhe dije qe pas 6 vitesh nuk kam c'duroj me shume'

'Mire, mire' ngriti duart perpara vetes e dorezuar. 'Por dije qe ajo eshte nje grua shume e pushtetshme. Ajo dhe i shoqi zoterojne biznese pafund.'

'Si e njeh?'

'Ime bije punonte per te'

'Dhe si e zbulove qe ajo donte nje femije? Pse i dhate timin?'

'Goca me thoshte qe kishin vendosur te adoptonin. Kur me tha jot eme, i thashe ti thoshte per femijen tend. Me mire ta dinte dhe Silva nga e merrte sesa ato te jetimores pa garanci'

'Dhe ajo pranoi aq thjeshte?'

'Pyeti gjere e gjate. I shpjeguam situaten tende. Une dhe mamaja jote. E takuam bashke' kujtoi Zana.

'Mami me tha qe nuk e njihte'

'S'e njeh. E ka takuar vec atehere. As une nuk e njoh'

'Ku jeton ajo?'

'Ne Tirane'

'Ku ne Tirane?' insistoi e lodhur Ajla.

'S'e di. Diku nga liqeni, andej sec jane bere ca vila. Te... te pyes gocen megjithese spunon me tek ata' tha me zerin qe i dridhej.

E detyroi ta telefononte te bijen ne çast. Zana iu bind. Vetem pas 5 minutsh doli nga apartamenti i saj me nje copez letre ne dore, ku ishte zhgaravitur me nje shkrim te shemtuar adresa e Silves, adresa ku i biri jetonte.

Hipi ne taksine e pare qe gjeti. Gjate tere rruges deri ne zonen chic te qytetit, zemra i rrihte si e marre ne gjoks.

PO sillej si... Nuk e dinte as vete. Pa menduar kish udhezuar nje shofer taksie ta shpinte tek shtepia e nje te panjohura qe rriste djalin e saj si te ishte i veti.

C'do te besh Ajle? Do te trokasesh ne deren e huaj dhe do kerkosh tet bir? Do presesh qe ajo femer te ta prezantoje? Pret qe ajo te te lejoje ta perqafosh e puthesh?
PO pastaj? Mendon se do te ta fale, do te largohesh nga aty duke shttrenguar doren e atij femije 6 vjecar?

Ne ate cast as qe i behej vone. Ne ate cast deshironte vetem ta shikonte - te shikonte per te paren here Aronin e saj.

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now