'Gjithçka për ty bebi, do të duroj për ty'

805 105 36
                                    

'CFARE?' hungeriu i ati. Ndonese grindeshin e bertitnin ne dhomen tjeter, Ajla degjonte cdo gje mes mureve te holla. Degjonte dhe qante.

'Mos ia vi re.' ndjeu krahet e dobet te Sares qe e shtrengonin nga pas. 'Do te zbuten' Fjalet e saj ishin te largeta. E perqendruar vetem tek bisedat e dhomes tjeter, qante papushim.

'Qetesohu Kreshnik. Ndodhi tani, s'kemi cbejme' mundohej ta qetesonte me kot e ema.

'Driteshkurtra.' uleriti serisht e me pas hapa te rende qe afroheshin.

'Lere vajzen.' ngriti zerin kete here e ama.

'Neser. Aman neser se po flejne tani' mundohej ta ndalonte ajo, ti mbushte mendjen qe te qetesohej.

'Neser qe te jesh edhe ti me i kthjellet'

Dera e dhomes se tyre u hap tere force, duke u perplasur zhurmshem ne murin e bardhe. Ndoshta aty ku doreza kish goditur murin, te nesermen do te shfaqej ndonje shenje. Boja e suvaja nuk kishin qene nga ato me te mirat.
Mundohej te fokusohej ne detaje, ne shapkat e renda te te atit qe afroheshin drejt saj, ato me majuce e me pak take te te emes qe kercitnin teksa e ndiqte nga pas. La la la kendonte me mendjen e saj per mos te degjuar te sharat e tij. la la la, ajo kenge e stonuar ishte mburoja e saj ne te cilen perplaseshin tere ato ofendime. Fjalet nuk mund ta vritnin me.

Vazhdonte shikonte pandoflat e pantallonat e palosura te te atit, ato te zakonshmet qe vishte ne shtepi. Shikonte pllakat ngjyre qumeshti me ato ujerat demode, dhe nje fije peri qe kish rene mbi to.

Gjithcka pervec fytyres se eger e te nxire te te atit, asaj lutese e te pervuajtur te se emes.


Ishte nje shuplake e forte qe shkundi koken e Ajles ajo qe theu mburojen e saj te fundit. Pas asaj goditjeje, pas atij sulmi te dhimbshem te tera fjalet u turren drejt saj.

'Ti e perdale. Ti e....' nje tjeter goditje.

Kete here shoqeruar nga nje ulerime cjerrese.

'Mos' ishte e ema qe u hodh ne valle duke i dale te shoqit perpara kur ky ngriti doren per here te trete. Nuk e ndaloi dot, perkundrazi - si Ajla edhe ajo u be viktime e terbimit te tij.

'Zhdukmuni sysh. Kam pune me Ajlen' urdheroi ai edhe Saren qe u ngrit nga shtrati i saj per tju afruar te motres.

E ema u terhoq ne nje cep ndersa Sara shtrengonte doren e Ajles, sfidonte me shikimin e saj te atin. Nje lufte e heshtur mes tyre... Nje lufte qe Ajla nuk dinte te thoshte se kush e fitoi. Nuk shishte me asgje, lotet e grumbulluar ne syte e saj mjegullonin gjithcka, ngasherima e burgosur ne gryken e saj kercenonte te shperthente.

'E perdale. Shko te te mbaje ai bir i kurves. Shko rri rrugeve se si prostitute je bere dhe ti' nisi te ulerinte serisht i ati.

'Boll Kreshnik se na degjoi tere pallati. Na degjojne gjitonet' u mundua ta kthjellonte e ema por me kot. I ati vlonte nga nervat qe e kishin transformuar ne nje monster.

'C'bota bota. Kjo do te na felliqe kur te na dale me barkun tek goja. Kjo e perdala jone qe te mbledhe plackate te thyeje qafen ku te doje'

Nje tingull i cjerre dhimbjeje buroi nga shpirti i saj. Kjo ishte shume, shume, shume, shume mendonte teksa me krahet rreth gjunjeve te saj te perkulur, lekundej sa para e prapa.

'Degjove?' kete here dora e ashper e te atit terhoqi fort floket e saj. 'Qerrohu nga ketu. Zhduku.'

'Eshte Ajla jone Kreshnik' ngriti zerin e ema por ai as qe e degjoi. I transformuar i gjuajti serisht. Ajla fshehu koken mes kembeve te saj. Dridhej e tera, nga frika, nga dhimbja, nga zhgenjimi qe askush nuk e donte, askush nuk e mbeshteste. A nuk e kuptonin ato valle qe edhe pa ofendimet e mospranimin e tyre ajo kish vuajtur?

'Ajo s'eshte me goca ime. Ajo eshte nje rrugace e ulet.' i peshtyu ne fytyre tere urrejtje. Doli nga dhoma furishem duke lene tre grate pas, te treja me lot nder sy.

Kerkoi syte e te emes, ndoshta ajo tani e mbeshteste, ndoshta ajo tani e donte... Gabohej, ajo vetem shkundi koken e zhgenjyer dhe ndoqi nga pas te shoqin e tromaksur.

Ishte Sara ajo qe e perqafoi, e shtrengoi fort si per ti thene qe do ta donte per te tere, do ta mbeshteste ne cdo cast. Vetem Sara e serisht nuk mund te mos ndihej e braktisur, ndonese krahet e te motres i falnin pakez ngrohtesi e siguri, i kujtonin qe dikush mendonte per te.

'Mos qaj. I ben keq bebit' i peshperiti ajo. Me njeren dore perkedhelte floket e Ajles.

Qau edhe me shume.

'Shtt mos.' i largoi disa floke nga fytyra e saj e njomur. 'Kjo do te nxihet' tha teksa shkoi gishtat e saj te holle e te gjate mbi nje gunge qe sa ishte shfaqur ne faqen e saj, ne faqen e mpire nga goditjet e njepasnjeshme.

Qau edhe me shume.

'Mjaft me. Me ke mua' vazhdoi ta lekundte Sara si nje femije por asnje nga fjalet e saj nuk mund te kuronin ato plaget e saj qe kullonin gjak.

Qau shume ate mbremje. Qau derisa trupi i saj e kishte te pamundur te prodhonte lote e pasi Sara i solli nje gote uje, qau serisht...

Ate nate gjumi e zuri ne krahet e te motres, ate nate u pergjum mes loteve. Ate nate enderroi per fusha te gjelberta e per qiej te blunjte per tu zgjuar ne mengjes ne nje realitet te zi e te dhimbshem.

Dershi serisht lot... Pak lote, shume lote teksa qendronte mbledhur ne nje pozicion fetal. Ashtu qendornte edhe bebi i saj mendoi dh ekete here lotet qe rrodhen ne syte e saj ishin gezimi. Mes reve me te erreta kishte gjithmone nje rreze drite e per Ajles ajo drite ishte ai femije.

Ti do te me duash bebi, e di. Ti do te me duash sepse ti e di qe une te dua kaq shume. GJithcka per ty bebi, do te duroj gjithcka per ty...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now