'Xhaxhi Endi, e do ti mami Ajlën?'

731 99 19
                                    

'Teta Ajla, teta Aj...' therriste Dioni teksa vraponte sinje camarok i vogel drejt saj dhe Endit. 'Mami Ajla' therriti ne fund kur qendronte perballe tyre, duke u kujtuar ne mendjen e tij te vogel per ate keshillen e Silves. Ajla vetem buzeqeshi, dhe buzeqeshi edhe me fort kur ndjeu shikimin kurioz te Endit mbi veten

'Po zemer, me thuaj' iu drejtua te birit. I ledhatoi faqen e bute ne ate menyren aq te kujdesshem sic nenat dijne te bejne. Endi studioi cdo levizje te saj, syte qe i shkelqenin nga lumturia, ato prekjet me te cilat nuk ngopej, si i drejtohej aq butesisht te birit qe e pyeste nese mund te luante edhe tek lisharesja dhe i kerkonte qe ajo ta shtynte qe te fluturonte lart lart.

'Do te te shty une' nderhyri aty per aty Endi.

'Por...' nisi te kundershtonte Ajla

'Keto jane pune burrash. Nuk duam ti ngaterrojme edhe gocat ne kete mes apo jo?' iu drejtua Dionit qe vetem pohonte.
Por tipike per Ajlen, ajo nuk u dorezua, madje shkoi pas tyre per ne anen tjeterte kendit te lojerave ku iu desh te pritnin derisa nje tjeter femije te lironte lisharesen e vetme te sagllamte.
Dioni vrapoi dhe shtrengoi dy rripat e metalte ne dy duart e tij te vogla.Mundohej te kercente por nuk ia dilte qe te ulej mbi te. Ishte Ajla ajo qe e ndihmoi duke e ngritur peshe ne krahe. Endi shkoi pas tij per te zene pozicionin e shtyresit.

'Gati?' pyeti djaloshin e vogel qe bertiti mesa fuqi kishte

'Pooo'

E shtyu fort packa shikimeve vrastare dhe tere merak qe Ajla i hidhte here pas here.

'Me lart, me lart' kerkonte Dioni dhe Endi sigurohej qe cdo deshire e tij te plotesohej.

'Boll te lutem, jo aq lart se bie' i kerkoi Ajla vertete e preokupuar.

'Nuk i ndodh gje. Qetesohu, lere te kenaqet. Mos u bej nga ato mamate alarmante'

Dioni zbriti tere pendese nga lisharesja vetem kur rradha e femijeve te tjere u be shume e gjate dhe tete nisen te ankoheshin dhe me lot ne sy te kerkonin qe ai te zbriste.

'Sa bukur fluturova une mami Ajla? E pe. Faleminderit xhaxhi Endi' fliste duke kercyer nga lumturia dhe teksa vazhdonte te ritregonte me ate menyren aq femijenore e te cilter c'kishte ndjere teksa sipas tij 'kembet e veta preknin qiellin' shtrengoi duart e tyre - te Ajles ne anen e djathte dhe te Endit ne anen tjeter. Ecen mespermes parkut si nje familje e bukur...NDoshta ne syte e te tjereve ishin pikerisht ajo qe nuk do te mund te ishin kurre - nje familje.

'Xhaxhi Endi e do ti mami Ajlen?' pyeti Dioni krejt papritmasi.

'Cfare?' pyeti ai i qeshur ndersa Ajla hapi syte, surprizuar jo vetem nga pyetja e te birit por edhe reagimi i Endit.

'Babi e do shume mamin. Gjithmone i thote te dua shume. Dhe babi me ka thene qe cunat dhe gocat e medhaja fejohen dhe pastaj duhen tere jeten. Edhe une kam nje shoqe te kopeshti, Meli e ka emrin ajo por mami dhe babithone qe jam shume i vogel dhe qe duhet te rritem qe te mund te dua edhe une'

'Babi ka te drejte' i buzeqeshi Endi, buzeqeshje qe ia dhuroi edhe Ajles.

I shoqeroi deri ne shtepi me makinen e tij luksoze packa qe Ajla kundershtonte ta fuste ne ato rrugicat e koklavitura, ku te tjeret parkonin ne menyre krejtesisht skandaloze.

'Do mund te gervishtesh makinen' kembengulte ajo.

'Aq shofer leshi tu duka?' tallej ai por kur ajo vazhdoi te kundershtonte me ne fund shpalli 'Degjo, do te te shoqeroj deri ne shkallet e pallatit ku jetoni. Nuk do te lej te ecni. Dioni eshte i lodhur'

'Faleminderit' peshperiti me ne fund e dorezuar. 'Eshte e kote te diskutosh me ty apo jo, je mesuar te fitosh cdo argument dhe thjesht nuk te hap rruge'

'Kam humbur nja 2 apo tre, vetem me ty'

E pershendeten kur sic kish thene, ndaloi poshte pallatit te vjeter ku banonin. Dioni iu hodh ne qafe dhe me pas krijuan aty per aty nje nga ato pershendetjet alla cuna.

'Do te dalim prape xhaxhi Endi apo jo?' pyeti Dioni teksa Ajla e terhiqte per tu larguar.

'Une po. Thjesht mbushja vete mendjen mami Ajles se une e kam pak frike' u tall ai dhe i shkeli syrin.
E pane teksa largohej, makina te zhdukej pas nje kthese te ngushte dhe vetem atehere u ngjiten per ne apartamentin e vogel ku si gjithmone u priten nga syte kurioze te prinderve te saj.

'Kemi bere grosh dhe pilaf' shpalli e ema me te hyre ne guzhine teksa Ajla ndihmonte te birin te zberthente kemishen e ndotur nga pluhurat e rruges

'Iu' shtremberoi fytyren Dioni.

'Nuk te pelqen?' pyeti e preokupuar e ema.

'Jo. Dioni do gjelle.'

'Atehere gjelle do te bejme' vrapoi drejt guzhines dhe ia nisi te gerrmonte neper frigorifer e bufe per tenxhere e cdo gje qe i nevojitej per te pergatitur gjellen. Edhe prinderit e saj dukeshin energjike, te lulezuar...
Nuk ishin me ai cifti i zymte e i pafuqishem - tashme qeshnin me djaloshin e vogel kur ai niste te luante perpara syve te tyre me lodrat e tij, e degjonin kur shpjegonte histori pas historie te perqendruar dhe Ajla ishte e sigurte qe nje pjese e tyre, penduar, deshironte qe mos ta kishin larguar kurre ate krijese engjellore.

'Eshte i mrekullueshem' i kish thene i ati nje mbremje.

'Vertete eshte' ia kishte kthyer Ajla.

'Si ti' surprizuar nga pergjigja e te atit vetem kishte buzeqeshur dhe per here te pare pas aq shume vitesh ai e kishte shtrenguar ne krahet e tij. E kishte lejuar ndonese nuk mund te rehatohej ne ato krahe, nuk mund ti besonte plotesisht te njejteve duar qe dikur e kishin rrahur e goditur dhe tani perkedhelnin floket e saj...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now