'Ty as qe te plas per mua, apo jo?'

922 107 43
                                    

Uli xhamin e veshur nga avulli te makines. Kishte nevoje te mbushej me fryme. Ngrohesja qe Kristi kish lene ndezur kishte thare ajrin, renduar ate duke bere frymemarrjen thuajse te pamundur.
Me syte kthyer drejt hyrjes se pallatit te vogel priste qe ai te shfaqej. Do te dukej i qete apo i alarmuar, i stresuar ashtu sic kishte qene kur ishte dukur ne rrugicen e vogel. Kishte frenuar fort perpara kembeve te saj dhe kishte kapercyer jashte makines per ta urdheruar qe ajo te futej brenda.

'Do t'ja coj une leket asaj. Dua te flas nja dy ose tre gjera me ate gjithsesi' kishte shpallur.

Ajla nuk kishte kundershtuar, e pafuqishme per te shpjeguar, per ti perseritur atij fjalet qe doktoresha vetem pak me pare i kishte thene.

Ajo qe vazhdonte te dukej si nje enderr e shemtuar prej se ciles do te zgjohej nga casti ne cast, u thye nga Kristi qe me fytyren e nxire e te ngrysur ecte me hapa te medhenj drejt makines.
U mundua te sforconte nje buzeqeshje qe ai e shperfilli.

Hapi deren e shoferit per ta perplasur shume fort pas vetes. Ndezi makinen pa thene asnje fjale dhe shtypi fort gazin. Vendosi doren mbi stomakun e saj te trazuar teksa ai merrte kthesat si nje i marre, duke mos iu bindur dritave te semaforeve qe urdheronin me te kuqen e tyre qe te frenonte.

'Te lutem jepi pak me ngadale zemer' iu lut ajo. Kristi kurre nuk kishte qene nje shofer i mire. Ajo vete nuk dinte te ngiste makinen, por krahasuar me babain e saj - cdo frenim i te cilit ishte aq i bute - Kristi ngiste tere kolpo e manovra te pakujdesshme.

'Shtt po mendoj' toni i tij i eger e frikesoi prandaj u mbeshtet ne sediljen e bute dhe vendosi te heshte deri kur te ishte ai qe do te vendoste te thonte dicka.

Pas disa minutash gjate te cilave nuk guxoi as te zgjatej per te ulur pak volumin e radios qe ai e ngrinte ne kupe te qiellit, Kristi parkoi ne oborrin e pallatit te larte ne njeren prej lagjeve me te mira te kryeqytetit, aty ku ndodhej edhe shtepia e tij.

'Ngjitu lart. Me prit sa te ndez nje cigare' tha prerazi teksa rremonte ne kroskotin e makines me krahun e tij te zgjatur perpara saj per nje pakete te harruar aty.

'Ti sikur e ke lene' u pendua per fjalet e saj. Ndihej mjaftueshem fajtore per ate shtatezani qe i perkiste jo vetem saj, por te dyve.

'Jo tani Ajla. S'kam nerva per moralet. Shko lart' i zgjati celesin qe nxorri nga xhepi i pasem i xhinseve te erreta. Beri sic i tha.

Hipi ne ashensorin qe do ta ngjiste ne katin e tete. Pa ne pasqyren e madhe qe vishte nje faqe te hapsires se ngushte syte e saj te nxire e fytyren e prere.

Kur dera e ashensorit u hap me nje 'dong' zbriti menjehere per t'ju arratisur reflektimit te vetes qe nuk njihte.
Hapi deren e blinduar per te hyre ne apartamentin ku kishte kaluar sa e sa net. Cuditerisht ate dite te shemtuar aty u ndje e huaj.

Si nje mysafire u ul ne kolltukun e lekures me duart mbi gjunjet e kontraktuar. Perkuli kurrizin duke u mbeldhur trupin e saj. Deshironte aq shume te qante per te tretur ne lotet e kripur tere angeshtimin e saj.

Nuk leshoi asnje lot. Syte e saj te thate u ngriten per tu fiksuar mbi deren e lene pakez hapur ne pritje te Kristit.
Hyri stuhishem ne apartament vetem pas pak castesh. Pak minuta kishin mjaftuar per te djegur cigaren mes gishtave te tij e per te shkundur hirin qe imitonte grine e asaj cka ndjente ne ate cast.

'Tha qe eshte e sigurte. Je 9 javeshe shtatzane' tha me dhembet e skerrmitur. Bente ecejake ne hollin e apartamentit, perpara vendit ku ajo qendronte ulur.

'E di. Ashtu me tha dhe mua'

'Si mutin ka mundesi!'

'Dreq' bertiti ne fund perpara se ti gjuante divanit te vogel tek me kemben e tij.

'Qetesohu' belbezoi Ajla.

'Te qetesohem thote. Pff. S'e marr vesh si me rri aty ulur serbes serbes. JE SHTATEZANE AJL' i bertiti fjalet e fundit qe ndoshta nuk i besonte dot as vete.

'Ndodhi. Zgjidhim gje duke u stresuar. Jo.' u shtir e qete kur edhe vete vlonte perbrenda.

'Mund te hiqej deri ne 12 javeshe keshtuqe jemi brenda.' kryqezoi duart perpara gjoksit.

'Ma tha'

'Do ta heqesh.' ajo nuk ishte nje pyetje. Ajla shtangu.

'Apo jo?' e shtyu me tej Kristi per nje pergjigje.

'Nuk e di' pranoi me ne fund ajo. 

'Eshte nje femije Ajl. Jemi te rinj. Dreqin ti je 19, kalama fare dhe une 22.'

'Pikerisht se eshte nje femije nuk mund ta vrasim me aq thjeshtesi' ia ktheu ajo me syte e shtrenguar per mos te pare fytyren e tij te egersuar.

'Po tallesh me mua ti tani? Ne nuk mund te behemi prinder. Duhet ta heqesh'

'Nuk e di Krist, nuk e di' shkundi fort koken.

'Po ja fut pordhes tani. Zot, je kaq kalama. Mendon se eshte e thjeshte.'

'Nuk jam une ajo qe lashe veten shtatezane' i perplasi ne fytyre Ajla.

'Mos me bej ironi' tha kercenueshem 'As qe e dua kete femije. Jam i ri per ate zot. Pse te doja ti jepja fund jetes time qe tani'

'Po ja qe na ndodhi Krist'

'Prandaj dhe ti do ta heqesh. Hiqe ose perndryshe nuk kemi me pune bashke'
Fjalet e tij pashpirt e tronditen.
U ndje e vetme, ishte e vetme ne kete sfide te re qe jeta kishte hedhur drejt saj. Zgjodhi te luftonte e vetme. U ngrit nga kolltuku ku kish qendruar kruspull si nje femije i trembur, nje femer e vendosur dhe duke mbledhur tere forcen brenda vetes, sfidueshem i perplasi ne fytyre te verteten qe sapo kishte zbuluar.

'Ty as qe te plas per mua apo jo?' ishte nje pyetje retorike pergjigjen e se ciles e dinte mjaft mire. Jo, atij nuk i behej vone per te. E kishte mashtruar me fjalet e bukura e surprizat e lezetshme; cdo gje per ta futur ne shtrat nga ku do ta hidhte pas disa kohesh per ta zevendesuar me ndonje tjeter femer. E fundja pse nje djale si ai do te ngaterrohej me nje si ajo, pse do dashurohej marrezisht pas njeresi si Ajla? Dashuria ne fund te fundit s'ishte vecse matematike dhe ajo nuk sillte me vete shifrat e nevojshme per te blere zemren e tij.

'Nejse, mos u pergjigj Krist. Nese nuk e heq nuk kam me pune me ty por dije qe edhe nese e heq, per mua ti je i vdekur.'

Eci krenare drejt deres, e pashqetesuar nga mijera sharjet me te cilat ai e percolli.

'Ik pirdhu. Thyfsh qafen ti dhe pordhet e tua. Kurve, mendove se do me kapje me nje femije, pff'

Me koken lart priti tere ato fjale te liga. Me koken lart perplasi deren pas vetes. Me koken lart hipi ne ashensorin luksoz.

Kristi ndoshta do ta kujtonte kryelarte, por njerezit e huaj qe kalonin ne rrugen e qete te kryeqytetit pame vajzen e thyer, ate qe me syte e perlotur vraponte diku qe as vete nuk e dinte. Vajzen trupi se ciles dridhej, dora se ciles dridhej vendosur mbi barkun brenda se cilit rritej nje jete; nje femije pa nje baba... 

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now