'Dua mamin tim'

749 98 15
                                    

U takuan sërisht të nesërmen e me pas edhe një tjetër herë pas dy ditësh.

'Nuk di si të të falenderoj për këtë që po bën për mua' i kish thënë me lot në sy Silves. Ajo vetem kishte buzeqeshur embelsisht perpara se ti dhuronte nje perqafim te shkurter gjate te cilit i kish peshperitur

'Jam nënë. Nuk mundem mos të të kuptoj'

Kishin luajtur serisht tere diten me njeri tjetrin: Dioni qe vraponte ne park e Ajla qe i shkonte pas pas e qeshur.

'Ti je shume e mire teta Ajla. Ti luan me mua shume, si mami' i kish thene Dioni i vogel ne nje nga ato pushimet mes vrapimeve kur uleshin ne barin e njome.
Kish ndjere syte qe i perloteshin, por duke mbledhur veten, i kishte buzeqeshur duke i thene qe ishte ai i mire dhe jo ajo.

Cdo gje kishte qene si nje enderr: cdo minute, cdo cast... E me pas zgjimi i dhimbshem.
Dioni ishte rrezuar teksa vraponte. E tromaksur kishte rendur drejt tij per ta ngritur nga toka. Ai qante, bertiste, therriste me te madhe 'mami, mami'. Therriste nje mama qe nuk ishte Ajla.

'Sht, qetesohu. Ti je trim, cunat e medhenj dhe trima nuk qajne keshtu' ishte munduar me kot ta qetesonte Ajla por ai vazhdonte te therriste me fytyren e skuqur nga te qarat per te emen.
Kishte telefonuar Silven, e gjate kohes qe priste qe ajo te vinte ne park, shtrengonte ne krahe Dionin por ai nuk qetesohej. Nuk qetesohej nga ledhatimet e nga puthjet e Ajles, nenes se tij te vertete por therriste per gruan qe e kishte rritur.
Nje lot i rrodhi ne faqe, e me pas nje tjeter. Kujtonte ato muaj ne te cilet e kish mbajtur ne barkun e saj, muaj ku kish ndjere levizjet e tij te vrullshme, ato goditjet e lehta. Kujtonte ate dite kur ne spital e kish mbajtur ne krahe vetem per pak sekonda. Ato caste te ndara me njeri tjetrin per te cilat Dioni nuk dinte asgje.
Qante sepse nene per te ishte nje tjeter femer, nje femer te cilen Ajla nuk mundej as ta urrente sepse ate mengjes qendronte prane Dionit dhe e shtrengonte te birin ne krahe vetem sepse ajo e kish lejuar.

Pa Silven qe vraponte drejt tyre, terhoqi Dionin ne krahet e saj. Me te njejtat fjale, te njejtat puthje te lehta ne balle arriti ta qetesonte. Ai u cua dhe buzeqeshi, fytyra e tij shkelqeu si dielli pas nje stuhie dhe rinisi te kercente e vraponte rreth tyre i lumtur duke harruar gjurin qe pakez te gjakosur poshte xhinseve te grisura.

'Me fal' peshperiti Ajla. Ndihej fajtore, nese do ti kishte qendruar me prane, nese nuk do ta kishte lejuar te vraponte aq shume. Ndihej fajtore qe nuk dinte si te sillej si nje mama.

'Gjera qe ndodhin, femijet vriten.' buzeqeshi embelsisht Silva.

Qendruan edhe pak ne park, kete here te tre. Ishte Ajla ajo qe kerkoi ndjese duke genjyer qe i duhej te largohoej per te bere dicka. Nuk kishte asgje per te bere vecse te qante, te qante per te verteten me te cilen ate mengjes ishte perplasur: Nene ishte ajo qe te rriste, ajo qe te perqafonte e te puthte cdo mbremje...
Humbi forcen e saj, tretur nga thirrmat e Dionit per Silven; humbi vendosmerine e saj shperlare nga lotet e tij te pafajshem te cilet ajo nuk diti ti thante.
Humbi...
E me te njejtat mendime u shfaq edhe pas disa ditesh ne takimin me Endin. U vonua jo prej trafikut te Tiranes por prej perteses me te cilen ishte ngritur ate mengjes per tu terhequr zvarre drejt zyrave te tyre. Ai e priste, me filxhanin bosh te kafes para vetes, me te njejten dosje, tashme te mbushur edhe me me shume letra se ne takimin e fundit.

Me te pare Ajlen, goditi oren e shtrenjte me gishtin tregues te dores tjeter si per ti kujtuar qe ishte vone. Per te koha ishte e shenjte.

'Me fal.' tha por nuk ndihej vertete fajtore. U ul perballe tij dhe degjoi e paperqendruar ato cka ai i thoshte. Fliste rreth familjes Bekteshi, dicka rreth avokateve te tyre. Fliste dhe fliste, zeri i tij sa autoritar aq edhe harmonik. Ai vazhdonte fliste dhe ajo vazhdonte rikujtonte ate skene ne park per te thelluar edhe me tej plaget e saj.

'Po me degjon te pakten?' kerkoi vemendjen e saj Endi me nje pyetje.

'Huh?' ia ktheu e hutuar Ajla.

'Sic mendova. Kushedi nga te fluturon mendja dhe une rri harxhoj fryme duke te shpjeguar ty, rreth gjyqit tend, per te fituar femijen tend' theksoi fjalen e fundit ai. Dukej i nevrikosur.

'A quhet femija im?' pyeti e deshperuar Ajla personin e fundit te cilit do te kish dashur ti hapte zemren.

'Tani ke dyshime? Po tallesh me mua a ça?'

'Dua te them, eshte femija e asaj qe e lindi apo asaj qe e rriti?' sqaroi me mire pyetjen e saj Ajla.

'Ka ADN tende ne gjak' u pergjigj me nje argument biologjik Endi dhe ajo vetem shkundi koken.

'Ne djall vafte ADN. Ai as qe do te me pranoje ndonjehere mua si nenen e tij' la lotin te rridhte ne faqen e saj. Edhe sa vite do te qante? Apo ish denuar per te vajtuar perjete? 'Ai therret ate, ate sa here ka nevoje'

'Do apo jo te vazhdosh me kete gjyq?' pyeti Endi, i paprekur prej femres qe qante perballe tij. Femer qe kish humbur vendosmerine e ate zjarrin e guximit qe nje jave me pare kish njohur ne syte e saj.

'Eshte kaq e thjeshte per ty. Tere hallet e njerezve per ju jane te largeta. Vetem hiqeni sikur ju intereson, lexoni e plotesoni ca letra, derdellisni ca ligje dhe pastaj vuala, cdo gje harrohet. Mbyllni dosjet tuaja te mallkuara e bashke dhe gati per tu hedhur te halli tjeter'

'Kjo eshte puna jone'

'Zoti avokat, puna juaj ta shpif' shpalli Ajla 'Puna juaj ju ka bere si disa makineri pa ndjenja qe shohin cdo gje me lupen e ndonje numri neni a ku dreqin di une. Dhe tani me pyet aq thjeshte dua te vazhdoj me gjyqin apo jo. Po ti nuk kupton, nuk kupton ndjenjat e mia dhe as qe e merr mundimin te vendosesh veten ne vendin tim. As qe merr mundimin te kuptosh se sa e percare ndihem. Normalisht qe dua tim bir, normalisht qe dua ta fitoj kete gjyq te mallkuar por dua qe edhe ai te me doje mua, te me doje si nje nene. Duke fituar kete gjyq a fitoj edhe dashurine e tij?'

Endi e pa, vertete e pa. Ishte e para qe aq haptazi e akuzonte ate dhe profesionin te cilin i ati i kish zgjedhur. Pa nje vajze te coptuar, nje vajze te drobitur nga padrejtesine e nje jete qe ndoshta nuk e kish merituar.

'Nuk e di.' iu pergjigj sinqerisht pasi u mendua.

'E shef. Une fitore nuk quaj nje vendim ne nje leter te mallkuar. Fitore eshte qe Dioni te me therrase, te me therrase mami, te me doje.' qau. Qante ndersa ai vazhdonte ta shikonte. Urrente shikimin e tij te palexueshem dhe lotet e saj, urrente te etiketohej prej nje mashkulli te cilit ne jete nuk i kish munguar asgje me nje 'gjynah'. Urrente jeten ,fatin, boten e padrejte. Urrente cdo gje por dashuronte Dionin e saj.
Vazhdoi te qante pa ndjere asgje... Pa iu bere vone qe ndoshta te tjeret e shihnin po aq cuditshem sa Endi.
E me pas ndjeu dicka aq te huaj, doren e ashper e te madhe te nje mashkulli qe mbeshtillte grushtin e saj te mbledhur mbi tavoline.
Ndjeu ate prekje te ngrohte e per here te pare ne 6 vite nuk u ndje teresisht dhe plotesisht vetem...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now