Epilog

1.4K 131 53
                                    

Mesuesja tek shkolla na tha qe sot eshte dita e mamave dhe qe te tere ne duhet ti bejme mamave nga nje dhurate. Nje goce ngriti doren dhe tha qe i kishte blere mamit lule kurse nje shoku im pyeti mesuesen se cfare mund te blinte me 50leke dhe nese i coheshin mamit patatina per feste apo jo. Mesuesja qeshi sot per here te pare dhe pastaj na tha qe do te na linte te dilnim ne oborr dhe te keputnim te tere nje lule nga ato trendafilat qe roja i ruante si syte e ballit. Na porositi te mos benim zhurme dhe te mos prishnim rreshtin. Ajo e para dhe ne te tere mbrapa dolem ne oborr. Na kujtonte qe te mos flitnim dhe qe te afroheshim nje nga nje qe te merrnim nje lule. Kur erdhi rradha ime une keputa dy. Dy trendafila roze qe qendronin afer njeri tjetrit. Mesuesja me pa cuditshem dhe nje cun filloi te bertiste qe une bera me hile.
'Hileqar' filluar te me thonin te tere dhe drejtonin gishtin nga une. Po une nuk bera me hile jo. Vetem se ato nuk e dinin qe une kam 2 mama dhe te dyja mamat e mia duhet te gezohen sot meqe qenka feste. Kete i thashe edhe mesueses kur me pyeti se pse une keputa dy lule.
'Sepse une kam dy mama dhe do ti coj te dyjave nga nje'
Te tere qeshen dhe nje vajze kembengulte qe nuk mund te kishte dy mama. 'Te tere kemi nga nje. Dhe ti nje do kesh' fliste si e zgjuar ajo por mesuesja duke i kerkuar te tereve qe te rrinin urte u drejtua nga une dhe me pyeti kurioze.
'Dy mama?'
'Po. Njera me afer e tjetra pak me larg por te dyja jane mamat e mia dhe te dyja vijne menjehere tek une sa here une dua te luaj'
'Po pse ke dy mama ti Dioni?' me pyeti po e njejta vajze e vogel me dy bishtaleca ne maje te kokes. I buzeqesha perpara se ti pergjigjesha.
'Mamat me thone qe une jam i vecante, prandaj kam edhe dy mama. Jam edhe me fat, se kam dy mamat me te mira ne bote'
Dhe prandaj keputa dy trendafilat me te bukur, se mamat e mia i meritojne.

Ajla lexoi e buzeqeshur dhe e perlotur letren e shkeputur nga blloku me Miniona i te birit, bllok qe vete ajo i kish blere per ate vit shkollor.
'Te pelqeu mami Ajla?' pyeti i biri qe qendronte perballe saj dhe i zgjaste trendafilin me petale roze qe kishte pershkruar ne ate pusull te vogel.

'Shume, shume' tha Ajla dhe e terhoqi Dionin qe dita dites rritej ne krahet e saj. 'Eshte dhurata me e bukur qe kam marre ndonjehere'

'Po pse po qan atehere?' pyeti Dioni me naivitetin e nje femije.

'Sepse jam shume e lumtur prandaj' iu pergjigj Ajla teksa vazhdonte ta shtrengonte ne krahet e saj.

'Gezuar festen mami Ajla.' ndjeu buzet e vogla te Dionit ne faqen e saj.

E la te shkonte, te luante me dy djemte e tjere te Silves ne oborrin e shtepise se tyre. Sic benin shpesh se fundmi, ishin bledhur te tere se bashku , ate dite edhe per te festuar festen e mamave. Silva ndihmonte te shoqin te pergatiste barbequen ne oborr, ne ate dite cuditerisht te ngrohte Marsi ndersa Endi luante me djemte pa u lodhur. Vraponte pas tyre, apo u pasonte topa per te luajtur futboll me portat e improvizuara ne oborr. Ne oborrin e shtepise se tyre mendoi dhe nuk mundi te mos qeshte. Shtepia e saj dhe e Endit...
Shume kishte ndodhur ne ato tre vite, tre vite qe ndryshe nga c'kish menduar ne ate pasdite te erret e te pashprese, kishin qene te mbushura me gezime.
Po, ne tre vite kishte qene e lumtur. E kenaqur nga puna e saj e re qe ndryshe nga ajo e para paguante me mire, e gezuar me prinderit e saj me te cilet pas aq shume kohesh kish gjetur gjuhen e perbashket. E lumtur me Dionin i cili e telefononte cdo dite, fillimisht shtyre nga Silva e me pas sepse sipas te birit ata te dy 'ishin shoke te ngushte'. Ishte e lumtur edhe krah Endit. Po po, Endit avokatit te serte e arrogant qe krejt habitshem, sic kishte zbuluar Ajla, dinte te buzeqeshte e mbi te tera te dashuronte.
'Te dua' i kishte shprehur ai i pari pas disa muajsh qe frekuentoheshin me njeri tjetrin.
'Je gje semure?' ia kishte kthyer Ajla, ndonese zemra e saj kishte brohoritur si nje adoleshente e cmendur ne kraharorin e saj.
'Une po. Po dhe ti si semure me dukesh.' E kish vene ne loje ai, tipike Endit.

Ishin fejuar pas nje viti. Pak shpejte ndoshta ne syte e te tjereve por shume vone per to - Endin qe sic thoshte, kishte moshen fiks per keto gjera dhe Ajlen qe mezi priste te kishte nje familje te saj.
U martuan pas nje viti tjeter, ne nje ceremoni te thjeshte e te vogel.
'Mendoja se ti do doje ndonje dasem ku te ftoje tere qytetin' e kishte tallur Ajla teksa pergatitnin dasmen. 'Mendjemadh sic je'
'E ce dua tere qytetin kur ne krah kam tere boten' kish qene pergjigja e Endit.
'Si gjithmone njesh je ne fjalet. Dhe ketij romanticitetit si shpejte ja more doren' e kish ngacmuar ajo.
'Jam i zgjuar. Pastaj duhet te te kompensoj dhe ty egersiren'

Po, nuk linin rast pa ngacmuar dhe sfiduar njeri tjetrin. 'Sherre' pa fitues, qeperfundonin me ata te dy qe benin dashuri ose sic i referohej Endi 'Investim kohe dhe energjie fitimprurese ne kenaqesi me qellim per tu bere baba'. Po, ai donte nje femije po aq sa edhe Ajla.
'E ke seriozisht?' e kishte pyetur e lumtur ate dite te pare kur ai kish shprehur deshiren per nje femije.

'Te dukem tip qe tallem me te tilla gjera?' Ia kishte kthyer pasi i kishte vjedhur nje puthje te shpejte

'Jo dua te them. Do, do apo do se dua une?'

'Dua sepse te dua. Dhe dua nje familje me ty' Gjejeni c'kish ndoshur pas asaj deklarate? Epo nje nga ato investimet fitimprurese alla Endi.

----
Ouch... nje tjeter goditje e forte ne barkun e saj e beri te permendej nga ajo perhumbje e embel.
Vuri doren mbi barkun e saj te fryre dhe buzeqeshi.
'Ti do te vish ne nje bote te mbushur tere dashuri.' i peshperiste here here femijes qe rritej brenda barkut te saj, nje tjeter djale.

'Mos, une desha vajze' kish thene Endi ate dite te pare kur e njejta mjeke, Merita, kish bere ekon e Ajles.

'Pse keshtu?'

'Me mire nje Ajla tjeter sesa nje mini -une. Arrogant e mendjemadh'

'Mund te me ngjaje edhe mua'

'Ishalla' kishte buzeqeshur Endi.

Ai do te ishte nje baba i mrekullueshem. Ajla ishtebe sigurte ndonese ndonjehere Endi dukej i frikesuar.
Ai ishte nje baba i mrekullueshem edhe per Dionin mendoi Ajla teksa vazhdoi te shikonte e buzeqeshur se si ai dhe i biri vazhdonin te luanin dhe qeshnin me njeri tjetrin.

Afroi trendafilin qe vazhdonte te shtrengonte ne dore dhe nuhati fort. Asnje arome ndonese Ajla ndjente mes petaleve te tij aromen me te mire, ate te lumturise.

Pas shume vitesh Ajla ishte e lumtur, vertete e lumtur dhe kjo nuk ishte nje enderr...

Fund

Afer dhe Larg (shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora