'Do ta falim këtë fëmijë!'

782 104 33
                                    

Kishte dite qe nuk shkonte ne shkolle... Kish munguar ne tere seminaret e javes se fundit, ndersa per leksionet as qe i shkonte nder mend ti frekuentonte. Ne fillim telefonatat e mesazhet nga shoqet e grupin kishin qene te shpeshta por me pas edhe ato ishin shuar. Rrjedha e jetes si nje dallge fshin cdo gje qe eshte ne breg, ashtu edhe koha, jeta shperlante me harrese njerezit, ngjarjet... Ndonjehere mendohej per ngjyren ekzakte te syve te Kristit. Kish qene i majti apo i djathti ai qe ne diell dukej pakez me i gjelber? Kishte harruar edhe detajet e tij. I kishte harruar castet e bukura per ti zevendesuar me dhimbjen e ndarjes se tyre te ftohte.

Kishte dite qe nuk hante, ndonese Sara kembengulte ta ushqente. I sillte fruta, embelsira, gjellet e pergatitura nga e ema dhe kur Ajla vetem shkundte koken ne mohim, merrte vete lugen per ta ushqyer si te ishte nje femije.
'S'me behet vone per ty, behu anoreksike nese do. Po ushqej nipin tim' argumentonte ajo me vetullat e vrenjtura.

Kishte dite qe nuk dilte nga dhoma. Ekzistonte si nje qenie e vrare brenda atyre kater mureve, ekzistonte si nje fantazem, nje e vdekur mes te gjalleve per ti falur jete nje tjeter krijese...

Vula e zeze ne faqen e saj po zbehej. Te pakta ishin edhe bisedat e prinderve te saj. Ne fillim i kish degjuar te ziheshin vazhdimisht rreth Ajles ndersa tani thuajse nuk i degjonte aspak zerat e tyre. Po i harronte edhe ato valle?

Kishte bere te largohej te nesermen me nje valixhe ku kishte hedhur tere rrobat e saj te pakta.

'Mos u bej debile' ishte munduar ta ndalonte Sara.

'S'e degjove sec tha. Do qe te iki' i kish kujtuar fjalet e te atit.

'E ku do shkosh?' kishte pyetur e nervozuar ajo duke u munduar ti terhiqte valixhen.

'S'e di' ai pohim kish qene si grushti i dhimbshem i realitetit. Nuk kishte asnje vend ku te mbytej. Askend qe ta ndihmonte.

Nuk ishte larguar, por qe ate dite ishte internuar brenda dhomes se saj duke shpallur ate greve 'urie' pjesemarrese e vetme e te ciles ishte Ajla.

Vetem pas 3 ditesh e ema kish hyre ne dhomen e erret, me driten e burgosur pas perdeve te renda.

'Ajroseni kete dhome' kishin qene fjalet e saj te para. Ajla vetem kishte ngritur syte per te pare fytyren e saj te rrudhosur pertej viteve, per ti ulur serisht mbi cepat e batanijes. E kishte ndjere qe ulej prane saj por serisht nuk deshironte ta shikonte. Nuk mund ta shikonte pa qare dhe refuzonte te qante, i kishte premtuar bebit.

'Pupu maskarai si ta ka nxire faqen' ngriti doren per te prekur njollen ne faqen e Ajles por kjo e fundit vetem largoi koken.

'Me fal' i kish thene me pas ajo.

A mund ta falte valle? A mundej te harronte vetmine aq thjeshte? Vendosi te provonte prandaj vetem pohoi.
E ema e perqafoi. U clirua ne krahet e saj, por nuk qau...

Asnje shenje nga i ati, asgje...

Edhe ajo dite ishte si shume te tjera, e merzitshme, e zbrazet, e dhimbshme, perseritese, e njejte...
E njejte deri kur e ema u shfaq ne pragun e deres. Nuk hyri brenda. Me qendrimin e krekosur tha:

'Ajle, hajde pak ne guzhine. Babai te kerkon' u dridh. Ai e trembte por nuk mund te refuzonte. U ngrit tere pertese. Eci drejt guzhines duke deshiruar qe Sara te ishte aty per te shtrenguar doren e saj por ajo punonte..

'Ulu, ulu' ishin fjalet e para te serta te te atit. U ul sa me larg tij. Dridhej, dridhej e tera.

'Zemer, ne jemi menduar...' nisi te thoshte e ema pasi u ul krah babait. Edhe ajo dukej e trembur, e zhgenjyer, madje edhe pakez e merzitur.

'Kete femije' i veshi ato fjale tere urrejtje ai 'Kete femije do ta japim' shpalli venger.

'Cf..Cfare?' vetem atehere ngriti syte. Ata ishin serioze, shume serioze.

'Do ta lindesh dhe do ta falim' shpegoi ai.

Ajla mohoi.

'Nuk kerkuam mendimin tend. Nuk mund te rrisim nje bastard. Ti as qe ke shance te mund te mbijetosh vetem me nje femije'

'Une do ta mbaj' nguli kembe Ajla.

'Do jete per me te miren Ajle zemer.' nderhyri serisht e ema. Ajo tallej apo jo? Tallej.

'Eshte femija im. Ti je nene vete' u mundua ta bente te shikonte, te kuptonte sec kerkonin prej saj.

'Eshte per te miren e atij femije Ajle. Ne nuk do ta rrisim dot mire. Ti e sheh se si jetojme' e shihte, jetonin ne sketerre. Jo, nuk jetonin, ata thjesht mbijetonin mes veshtiresive.

'Familja qe do ta marre mund ti fale gjithcka' vazhdoi ajo. Pra kishin zgjedhur, kishin zgjedhur nje pale prinder per femijen e saj si te ishin dicka e rendomte qe mund te shitej, si te ishin nje pale kepuce...

'Pervec dashurise, dashurise se nenes se tij' ngriti zerin Ajla.

'Qepe' uleriti i ati qe deri ne ate cast kish ndjekur i menduar shkembimin e tyre.

'Do ta duan si te jete i tyre' vazhdoi e ema. As vete nuk i besonte ato qe thoshte.

'Jo' perseriti Ajla.

'Do ta japesh ate, ate... bastard' as qe mundohej te fshihte urrejtjen pas fjaleve me te zgjedhura.

'Jo'

'Jane te pasur. Dikush i njihte. Gruaja shkon gjithmone ne shtepine e femijes, ka kerkuar per nje femije. Luli njeh atje, mund ta rregulloje qe te marre tendin' shpjegoi e ema.

'Paskeni menduar cdo gje' tha e zhgenjyer Ajla.

'Kemi folur edhe me gruan. E mire duket.'

'Kush eshte?' pyeti kurioze Ajla.

'E c'rendesi ka. Dikush me e afte se ti per ti falur nje te ardhme asaj krijese'

'Une nuk pranoj' kembenguli serisht Ajla.

'Do te pranosh, do ta japesh ate femije edhe sikur te me duhet te ta shqyej nga krahet me keto duart e mia.' vulosi i ati ate 'kontrate' te mallkuar...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now