'Qëndro larg nesh!'

718 99 21
                                    

'Cfare dreqin ke bere?' keto ishin fjalet me te cilat i ati e priti ate pasdite kur u kthye nga puna e sfilitur.
Ne dore shtrengonte nje leter, e tundte ne ajer si i marre perpara fytyres se Ajles teksa vazhdonte te pyeste vazhdimisht 'c'ke bere, c'ke bere?' E ema vetem shihte sa andej kendej, rrokulliste syte e prekte faqen me gishtat e mbledhur.

'C'bela na gjeti.' shfrynte nen ze.

Ajla arriti ti rrembente letren zyrtare nga dora te atit dhe lexoi shpejte. Nje urdher ndalese.
Silva Bekteshi kish ngritur nje padi kunder saj, nje padi qe e detyronte ti qendronte sa me larg shtepise se tyre, sa me larg te birit.

E ngrisi ate flete dhe leshoi copezat mbi dysheme. Rane butesisht njera mbi tjetren.

'C'kam bere?' perseriti me zerin e ngritur pyetjen e tyre 'Ate qe duhet te kisha bere vite me pare. Cdo gje qe kam bere eshte per te zhbere ate qe JU nuk duhet te kishin bere kurre. Te me merrnit tim bir per t'ja falur nje tjetre'

'Akoma me kete hist....' nisi te thoshte e ema por Ajla e nderpreu.

'Po, akoma. Dhe as mos guxo te mundohesh te me besh fajtore. Eshte im bir. Ti me shume se kushdo duhet te me kuptosh, ti qe je nje nene vete' i perplasi ne fytyre 'Nuk je fare e penduar per krimin qe bere 6 vite me pare?' e pyeti kurioze.

'Ajle, ajo qe beme ishte e gabuar por...'

'Kam tere te drejten e botes te kerkoj tim bir' shpalli e vendosur 'Dhe nuk do te me ndaloni ju apo nje cope leter e mallkuar' shkeli mbi copat e letres.

'Dhe kete here beni mire te jeni ne anen time dhe ne vend qe te me gjykoni, te me mbeshtetni' doli furishem nga guzhina duke i lene vetem per tu mbytur ne fajet e tyre. Rrembeu serisht canten e vogel qe kish lene mbi portmontone prane deres.

Nuk kishte me kthim pas mendoi teksa ecte drejt firmes se avokatise ku punonte e motra. Ajo leter kish qene alarmi qe paralajmeronte luften. Tashme Ajla ishte gati per betejen.
Kish nevoje te konsultohej me te motren, me supervizoret e saj.

'Je e sigurte?' ishte pyetja e vetme e Sares pasi Ajla i shpjegoi gjithcka.

'Po'

'Jam krah teje, sic te thashe qe atehere.' i shtrengoi doren dhe me pas vazhdoi ti shpjegonte nje sere procedurash gjyqesore.
po, do te kerkonte para ligjit djalin qe padrejtesisht i rrembyen vite me pare. Tani mundej.

'Eshte e thjeshte apo jo?' pyeti ne fund Ajla.

'Teorikisht po, por praktikisht futen ne loje edhe shume gjera te tjera.' shtremberoi fytyren Sara.

'Do te paguaj mire kedo qofte' nuk kishte nder mend te luante paster, e dinte qe i duhej te ndyhej per te fituar ne nje sistem te kalbur.

'Lutu vetem qe ato qe do kesh kunder te mos paguajne me shume'
*
Tere java e Ajles ishte mbushur me takime me keshillues ligjore. Kerkoi mendime nga dy tre persona te ndryshem dhe te tere i thonin pak a shume ato cka Sara i kish thene ate dite te pare.
Ajla kishte te drejte, por sa i drejte do te ishte gjykatesi ne vendim?
Ia vlente te provonte. Te luftonte dhe te shpresonte qe kete here fati do te ishte ne anen e saj.

Ngriti edhe ajo nje padi drejtuar gjykates se Tiranes. NJe padi kunder familjes Bekteshi per te rimare djalin e saj.
Ajo kurre nuk kish firmosur dicka, kurre nuk kish pranuar me nje dokument te shkruar per te dhene ate femije.

'Po tani?' pyeti avokatin plak, nje koleg te se motres qe kish vendosur ta ndihmonte.

'Tani do te presim' tha ai.

Nuk iu desh te priste gjate. Jo per gjyqin e vendimin e tyre, por per nje telefonate te Silves.

Iu pergjigj numrit te panjohur qe e telefononte vazhdimisht ate dite.

'Qendro larg nesh' erdhi zeri i saj i ftohte e i ashper nga ana tjeter e linjes. Asnje pershendetje, asnje alo.

'Ju e niset kete loje. Une thjesht dua tim bir'

'Qendro larg nesh po te perseris dhe boll trazove jeten tone, jeten e djalit tend' perseriti serisht ashper ajo.

'Dua thjesht ta prek e ta ndjej serisht. Ju e moret ate padrejtesisht. Ai eshte i imi'

'Kujtohesh tani pas 6 vitesh per te?' pyeti prerazi Silva.

'Nuk ka kaluar asnje dite qe skam menduar per te, por vetem tani zbulova qe jeni ju ato qe rritni ate' pranoi Ajla.

'Prit, ti s'e...' dukej e habitur. Nuk e perfundoi ate fjali dhe menjehere, duke rifituar ate ashpersine e saj karakterstike vazhdoi te thoshte 'Shihemi ne gjyq'

Ia mbylli telefonin pa nje mirupafshim. Silva ishte nje grua e drejtperdrejte ; nuk humbiste kohe me pershendetje te kota.

U pane pas disa javesh ne njeren nga zyrat e gjykates se Tiranes. Ajla priste prapa nje dere qe ne mengjes, ndersa Silva u shfaq shume me vone, maje takave qe kercitnin ne cdo hap te rende qe hidhte. Shtrengonte ne dore nje cante firmato, ashtu sic ishin edhe rrobat qe mbante veshur. E pershendeti thate Ajlen, me nje buzeqeshje te shtirur. Ajla nuk i buzeqeshi aspak por e ndoqi nga pas per ne zyren e gjykatesit te ceshtjes. Ishin aty per te degjuar vendimin qe ai kish marre.

Edhe gjykatesi i pershendeti thate dhe pa ia bere te gjate lexoi vendimin zyrtar, te shkruar ne nje leter te bardhe. Fati i Ajles, fati i te birit mbi nje copez te mallkuar letre te bardhe....

Por ashtu si ngjyra e shkrimit te printuar, fati i saj ishte i zi. Kish qene nje idiote qe kish shpresuar, qe kish shpresuar se drejtesia do te fitonte mbi korrupsionin; qe fuqia e parase nuk do te zhyste ne kellire edhe gjykatesin me te drejte.

'Kerkesa juaj nuk pranohet. Familja Bekteshi fitojne gjyqin' tha prerazi gjykatesi dhe shperfilli tere pyetjete e Ajles se perlotur qe bertiste si e marre.

6 vite me pare kish heshtu, ndersa tani nuk mundej me. Nuk mundej te mbyste brenda vetes deshiren per te shkaterruar cdo gje ashtu sic jeta kish shkaterruar ate.

'Jo, jo nuk mundeni ta beni kete' thoshte ajo mes loteve. 'te lutem, te pergjerohem me jepni tim bir' u gunjzezua ne toke perpara tavolines se gjykatesit.

'Ju lutem eshte i imi, ma moren padrejtesisht. Une... Une e dua...' qante dhe vetem qante sic nuk kish qare gjate ketyre viteve te mallkuara.

Ishin krahet e huaj te Silves ato qe e ngriten. Ishte po ajo qe falenderoi gjykatesin dhe terhoqi Ajlen jashte asaj zyre. Edhe ajo ish perlotur, edhe duart e saj dridheshin teksa udhehiqte Ajlen jashte gjykates. A i kish paguar gjykatesit me te njejtat duart qe dridheshin? Apo kur blinte ate vendim kish qene gruaja e pameshirshme dhe e ashper qe Ajla njihte?

Afer dhe Larg (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora