'Qante, sepse kish harruar si të qeshte'

847 102 28
                                    

'Prape shi' recitoi si cdo mengjes perpara se te leshonte perden e rende e te largohej nga dritarja e vogel.

'Eshte dimer. Cfare pret zotrore, diell e vape?' ironizoi e motra qe vazhdonte te qendronte shtrire, mbuluar me jorganin e rende.

Shkoi te ulej ne kembet e shtratit te saj. Deshironte te fliste, te ndante me te sekretin qe dita dites e gerryente per brenda, ate sekret qe nuk mund ta ruante me gjate. Barku qe kish nisur te rrumbullakosej do te tradhetonte heshtjen e saj. Do te ishte e veshtire ta fshihte pas veshjeve te gjera sic bente tani. Heret a vone do ti duhej te perballej me prinderit e saj. Heret a vone do ti duhej te pranonte qe brenda saj rritej nje femije, nje femije qe ajo kish vendosur ta mbante, ta rriste e vetme.

'Pse rri aty si mumje mi? Po me tremb' u ngrit pakez per tu mbeshtetur ne jastekun qe pozicionoi pas shpines.

'Mund te me japesh ca leke borxh?' i kerkoi. Kishte viziten e rradhes. Merita i kish thene qe kete here mund te degjonte edhe rrahjet e zemres se bebit; mund edhe te zbulonte nese ajo krijese qe rritej brenda saj ishte nje vajze apo nje djale.

'Prape ti?' pyeti dyshuese e motra. Ishte e dyta here se fundmi qe i lutej per para. I ishte dashur te kryente nje sere analizash disa dite me pare. Kursimet e saj ishin te pamjaftueshme per te perballuar gjithcka. Kishte zbuluar qe te beheshe me femije ishte dicka e kushtueshme, si cdo gje tjeter ne boten moderne.

'Te lutem'

'Per cfare i do?'

'Me duhen. Te lutem. Ti punon' i kujtoi te motres. Kishte disa muaj qe ajo kish fituar nje vend pune prane nje studioje ligjore ne kryeqytet.

'Ke filluar drogen ti?' do te kishte qeshur, por preokupimi dhe frika ne syte e te motres nuk ishin nje shaka.

'Jooo' kundershtoi prerazi.

'Atehere per cfare i do tere keto leke?' vazhdoi me intervisten ajo. Duhet ti thoshte. E dinte qe mund te besonte tek ajo. Mund edhe ti kerkonte ta shoqeronte. Duhej vetem te mbushej me fryme dhe te guxonte. Ishin vetem 2 fjale, mjaftonte te shqiptonte ato dy fjale qe ndryshonin gjithcka: Jam shtatezane.

'Do te ta them. Do i them' peshperiti, me shume per ti dhene force vetes.

'Cfare do me thuash? Ke rrjedhur ti a ca?'

'Une... hmm... une jam.... ' ngurroi.

'Cfare je? Nxirre te shkreten se na hengre'

Mbylli syte perpara se te pranonte per here te pare: 'Jam shtatezane' peshperiti

Sara qeshi dhe pasi fshiu lotet ne cepat e syve te saj tha

'He tani, mos u tall po me thuaj te verteten' ajo nuk e besonte.

'Eshte e verteta. Jam shtatezane' perseriti serisht Ajla.

'Tallesh apo jo?' pyeti tashme serioze e motra. Habia e dukshme ne syte e saj te shkruar.

'Jo.'

'Kur? Si? Pse? Pse sme ke thene?' e bombardoi me nje sere pyetjesh.

'Ka kohe qe e kam zbuluar. Tani jam 4 muajshe. Kisha frike' iu pergjigj pyetjeve te saj me zerin e ulet ndonese e dinte qe prinderit kishin dale qe heret.

'4 muajshe? 4 muajshe dhe vetem tani me thua? Zot, Ajla.'

'Me fal. Kisha frike' perseriti serisht ajo.

'C'thote Kristi?' pyeti si pa te keq Sara. Ajo pyetje ishte si nje grush ne gjoks per te.

'Ne... Ne jemi ndare' belbezoi. Do te kishte qare, nese lotet nuk do ti ishin thare. Kishte qare per jave te tera. Jo me i kish premtuar vetes. Nuk do te derdhte asnje lot me shume per te.

'CFARE?' bertiti. 'SI JENI NDARE?' vazhdoi te pyeste me zerin e larte.

'Shtt'

'S'ka njeri. Si jeni ndare?'

'Me la. Nuk deshironte femije. Donte qe ta hiqja. Nuk pranova. Nuk mundja'

'Legeni' shfryu Sara.

'Po tani?' pyeti pasi u mendua per nje hov.

'Tani jam vetem. Do ta rris vetem.' pranoi Ajla.

'Me ke mua' nderhyri Sara dhe u afrua per ta terhequr ne krahet e saj. Perqafoi te moten, fort.

'Ky femije nuk do te kete nje baba' pranoi per here te pare me ze te larte ajo.

'Por do te kete nje teze te papare' u mundua te bente shaka ajo, por ishte e kote. Syte e Ajles u mbushen me lot.

'Mami dhe babi do te me vrasin. Zot, nuk di si tja them'

'Do te jem krah teje.'

'Do te me vrasin' perseriti serisht Ajla. 'Nuk e dinin as per Kristin. Do me vrasin, jam vetem 19 vjec' perseriste e frikesuar.

'Nuk dua t'ju them kurre. Kam frike, dhe nuk dua. Ato, ato do me vrasin' syte iu mbushen me lot. Kishte qare aq shume sa i dukej e pamundur se si trupi i saj vazhdonte te prodhonte ende lote.

Sara vazhdoi ta perqafonte. E la te fliste, e degjonte... KIshte frike ti thoshte qe ajo kishte te drejte, prinderit do ta 'vrisnin', do ta vrisnin me mospranimin e tyre. Ndjente frike sebashku me Ajlen per te ardhmen e paqarte te saj.

Kerkoi leje ne pune ate mengjes per ta shoqeruar tek mjekja. Shtrengoi doren e saj teksa ne ekran shihnin piken e vogel, ate hijen e femijes se Ajles, nipit te saj.
Degjuan me lot ne sy rrahjet ritmike te asaj zemre te vogel qe kish nisur te punonte, ndoshta edhe te ndjente. A e ndjente dot ajo krijese friken e te emes?

'Faleminderit qe erdhe' e falenderoi Ajla sapo dolen nga klinika moderne.

'As mos e ço neper mend te me falenderosh' ngrysi fytyren.

'Ndihem kaq mire qe te kisha prane sot' pranoi Ajla.

'E di qe do kishe deshire qe te ishte Kristi ai qe mbante doren tende dhe te dy te....'

'Mos e permend ate. Ai eshte i vdekur per mua' e nderpreu. Po, edhe ajo do te kish deshiruar aq shume te njejten gje. Ata te dy, bashke per te pritur krijesen te ciles vete i kishin falur jete.

'Eshte nje plehre. Ende nuk e besoj'

'As une'

'Mos u merzit' i tha per te qindten here ate dite Sara sapo dolen serisht ne ajrin e ftohte te Tiranes.

'Jo' genjeu Ajla. Merzitej. Merzia ishte kthyer ne perdisthmerine e saj, ne normalen e realitetit ne te cilin zgjohej cdo mengjes me syte qe i digjnin nga lotet e nje nate me pare. Po, qante cdo mbremje... Qante sepse kishte frike, qante sepse ndihej e copetuar, e vetmua. Thjesht qante, sepse kish harruar te qeshte...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now