'...me burgos ne këtë çast'

763 106 60
                                    

Mbajti frymen. Nje dhimbje therese e shtrenguese e pushtoi, nje dhimbje qe fillonte ne barkun e saj, shtrengonte fort, me fort e me pas zhdukej. Nje dhimbje qe dukej sikur deshironte te perzinte femijen nga streha e tij e sigurte.

E djersitur u ngrit nga shtrati ne mes te nates. Kishte ftohte, shume ftohte. Dridhej, pakez edhe nga ajo dhimbje aq e rende.
Pozicioni i keq mendoi dhe duke terhequr lehte muskujt e kraheve ecte neper dhome per tu çmpire.

Jo, nuk kishte qene pozicioni sepse e njejta dhimbje u rikthye, kete here pak me e forte, pak me e gjate. Ndaloi dhe u mbajt ne murin e akullt.
Kete here nje 'ahh' theres, ashtu si dhe ato kontraksione i shpetoi. Nje klimthe qe zgjoi Saren.

'Cfare? Ca ka?' pyeti e hutuar e pergjumesh. Rrotullonte koken sa majtas e sa djathtas duke u munduar te shikonte ne erresire.

'Me dhemb' tha mes frymemarrjesh te shpeshta e te ceketa Ajla. 'Me dhemb shume'

Kete here e dinte se nuk ishte nje pozicion i keq. Femija i saj po lindte. Po lindte 3 jave me shpejte nga c'kish parashikuar EKO-ja e saj e fundit.

'Mbushu me fryme, thelle, thelle' nisi ta udhehiqte Sara, e cila kerceu nga krevati per te ardhur prane saj. Ne erresire gjeti doren e Ajles per ta shtrenguar fort. Mundohej te mposhte me te sajin shtrengimin e atyre dhimbjeje te urryeshme qe do te sillnin ne jete femijen e saj.

'Ikni, boll. Pushoni' thoshte me kot Ajla.

'Mos flit, vetem mbushu me fryme. Rri e qete' vazhdonte me te sajen Sara.

'Jo bebi, mos dil. Rri dhe pak me mua. Boll' neperdhembte.

Edhe 3 jave, qendro edhe 3 jave me mua perpara se te te marrin pergjithmone. Qendro edhe 21 dite me mamin tend. Une te dua, a nuk e ndjen? deshironte ti thoshte, ta pyeste.
Nuk ishte gati per tu ndare nga ajo krijese e magjishme qe rrotullohej, luante, jetonte brenda saj. Nuk ishte gati ti thoshte lamtumire.
Nuk kishte gjetur asnje pune. Te tere i kishin mbyllur deren ne fytyre kur kishin pare barkun e saj te rrumbullaket ndonese me lot ne sy Ajla u ishte lutur qe do te punonte, do te punonte fort e nuk do te kerkonte asnje ore leje lindjeje. Nuk e kishin besuar.
Nuk kishte gjetur asnje zgjidhje, mendja e saj e mpire i ishte dorezuar stresit e frikes.
Asnje zgjidhje pervec asaj te prinderve te saj. Do ti duhej ti thoshte femijes se saj lamtumire...

Pse nuk duron edhe 3 jave? Edhe pak rri me mua sepse une te dua... i thoshte me mendje. Ai duhet ta ndjente, duhet ta degjonte.

Vazhdonte ti fliste, ti lutej atij femije qe te qendronte edhe me gjate me te. Vazhdonte te qante pa ndjere lotet qe i rridhnin nga syte e pergjakur.
NUk ndjente asgje pervec deshires per te shtremguar ate femije, per ta mbrojtur nga te tere, per ta detyruar si nje mama e rrepte qe te qendronte edhe me gjate brenda barkut te saj.
Nuk i kish ndjere duart e te emes qe mundoheshin ta ngrinin nga toka ku ishte mbledhur kruspull nga dhimbjet, nuk kish ndjere as urdherat qe i ati uleriste sa lart e poshte. Nuk kish ndjere krahet e Sares qe e ndihmonin te zbriste shkallet, apo tronditjet e makines teksa i ati ngiste per here te pare pakujdesisht drejt maternitetit me te afert.

'I plasen dhe ujrat' degjoi te larget edhe zerin e Sares qe bertiste fare prane veshit te saj. Jo, nuk i ndjeu as ato ujerat per te cilat e motra bertiste.

Edhe thirrmat e mjekeve qe e terhiqnin drejt nje salle te bardhe ishin po aq te largeta. Edhe urdherat e tyre per 'te shtyre'.
'Te dhemb pak. Duro' e keshillonte nje infermiere e shendoshe por Ajla nuk ndjente asgje.

Jo, nuk i dhimbte trupi. E c'ishin ato kontraksione te urryeshme qe deshironin ti rrembenin te birin perpara dhimbjes qe ndjente ne shpirt? Ne shpirtin e saj te vrare...

Nuk ndjeu asgje, asgje.

E me pas, gjithcka. Ndjeu gjithcka kur nje e qare çjerrese theu mpirjen e shurdhet.
Ndjeu gjithcka, ndjeu zemren qe i rrihte fort ne kraharor, ndjeu nje dashuri aq te panjohur, aq te thelle, te paskajshme... Ndjeu gjithcka...
Ngriti doren e pafuqishme, e zgjati drejt nje infermiereje qe shtrengonte e duart e saj te ashpra krijesen e saj te brishte.

'Cun' shpalli ajo por askush nuk e honepsi. Askush pervec Ajles. AJo infermiere mbante ne krahe tere boten e saj. E tere bota e Ajles ne duart e nje te panjohure...

Zgjati edhe me fort te sajen.

'Ma jep pak' kerkoi me buzet e thara. Ajo nuk ia dha, por nxitoi ta mbeshtillte me nje lecke te bardhe per ta shtrire diku ne cepin tjeter te dhomes, mbi nje nga ato gjysem inkubatoret qe frynin zhurmshem.

'Te lutem' u pergjerua, por serisht askush se degjoi. Askush pervec nje doktoreshe te lodhur qe e urdheroi te qetesohej e te mos fliste.

Ndjeu qe po rrezohej serisht ne ate humbetiren ku nuk ndjente asgje. Ndjeu trupin qe i leshohej per te rene ne ate renie te lire te pafundme.
E me pas nje peshe mbi gjoksin e saj e syte e te njejten infermiere te vrazhde, doren e saj te rende qe i godiste fytyren.

'Urdhero, eshte gati per ty' zeri i saj u degjua i larget kete here sepse tere vemendja e saj ishte perqendruar mbi krijesen e vockel ne krahet e saj. Ai luante me dockat e vogla, terhiqte kembet e zhveshura. Ne fillim edhe qante, por heshti kur Ajla butesisht vendosi buzet ne ballin e tij te vogel.

Qau, kete here lot gezimi. Ai ishte i vertete, ai ekzistonte, ai jetonte ne krahet e saj.

Zot, me burgos ne kete cast, me deno ne kete perjetesi lutej. 'Kurre mos e largo kete krijese prej meje'

Por Zoti kish te tjera plane. Krahet e te njejten infermiere qe i dhuruan boten, e moren serisht ate prej saj.

'Ma lini edhe pak, ma lini gjithmone' protestoi Ajla.

'Duhet ta cojme lart. Ka lindur i vogel dhe ne duhet te.....' nuk e ndiqte dot. Ajo fliste aq shpejte.

'Ma lini' lutej por ajo e mori gjithsesi.

'Do te ta sjellim prape' i premtoi.

Ajo nuk e dinte qe nuk do te kishte nje 'prape'. Nuk e dinte qe Ajla nuk do ta shtrengonte me kurre ne krahet e saj ate femije...

NJe tjeter grua do ta prekte, do ta ledhatonte. Nje tjeter grua do te gezonte hapat e tij te pare, te paren fjale. Nje tjeter grua do te lumturohej me gezimin me te madh te Ajles. Nje tjeter do ta rriste, nje tjeter do ta edukonte. Nje tjeter qe nuk ishte Ajla.
Dhe ai, ai kurre nuk do te dinte qe femra qe quante 'mama' nuk ishte vertete e tille.... Ai kurre nuk do ta njihte Ajlen. Kurre...

Mbylli syte serisht, e sfilitur. Mbylli syte dhe deshiroi te vdiste... Pse nuk me merr Zot? u pergjerua por serisht Zoti nuk e degjoi, serisht e denoi, e denoi te vuante ne perjetesi...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now