'Me ndihmo tani!'

805 103 31
                                    

Zile pas zile dhe akoma asnje pergjigje ne anen tjeter te linjes - ende shprese qe ai numer te mos ekzistonte me, qe tashme te ishte ne duart e ndonje tjetri, ndonje adoleshenti qe harronte te pergjigjej ne telefonin e lene te heshtur, fshehur ne xhepin e pantallonave per ti shpetuar kontrolleve te drejtorise se shkolles. Kristi dikur pergjigjej qe ne zilen e pare, gjithmone me telefonin neper duar. Ndoshta 6 vitet e kaluara e kishin ndryshuar.
Ose ndoshta ai numer nuk ishte me i tij sic vazhdonte te shpresonte Ajla. Ne kete menyre nuk do ti duhej te ndeshej me me te, ne kete menyre do te ishte e justifikuar para Endit qe insistonte qe Kristi ishte nje faktor kyc ne mbarevajtjen e procesit.

'Alo?' ishte zeri i thelle qe nderpreu ritmicitetin e atyre zileve te zgjatura. Shtrengoi me fort telefonin prane veshit te saj, krejt papritur duke harruar si te fliste, duke harruar edhe ato fjale qe kish praktikuar aq e aq here para se te formonte numrin e Kristit, numer qe vazhdonte ta mbante mend permendesh. Disa gjera kaliten ne memoriet tona, disa detaje te tilla te parendesishme per te zbehur e per te zene vendin e atyre gjerave qe vertete deshirojme te kujtojme.

'Alo' perseriti Ajla.

'Kush eshte?' pyeti ashper Kristi. Kishte menduar qe do ta kujtonte edhe ai numrin e saj, por ishte pergatitur per kete pyetje. E pse ta kujtonte fundja, kur e kish perzene aq thjeshte nga jeta e tij, pa u kujtuar te formonte njehere numrin e saj gjate atyre muajve ne te cilet rriste brenda vetes femijen e tyre.

'Ajla jam' belbezoi duke afruar receptorin edhe me prane buzeve te saj.

'Kush? Kush?' pyeti shperfillshem Kristi. Ndoshta nuk e kishte degjuar, ose ndoshta ne 6 vite nuk kishte harruar vetem numrin e saj por edhe ekzistencen e vajzes qe dikur shpallte qe donte pafundesisht, vajzes qe i premtonte nje pergjithmone per ti mbushur mendjen qe ta shpinte ne shtrat, vajzen budallaqe qe fare thjeshte e genjeu per te treguar fytyren e tij te vertete vetem ne fund, te vetmen here kur ajo me shume se kurre kish deshiruar qe ato premtime te rrema te ishin sadopak te verteta.

'Ajla, ish e dashura jote.' shpjegoi ajo thate. Ne 6 vite edhe ajo kish vrare tere ato ndjenjat qe kish ushqyer dikur per ate mashkull te ulet. Tashme vetem e urrente.. E urrente me forcen e 6 viteve te dhimbshme, e urrente me tere zemren qe ai dikur kish thyer; zemer qe e kishte rifomuar per te qene e forte: zemren e vrare qe zor se dinte te ndjente me per nje mashkull.

'Aaa Ajlaa.' u kujtua dhe si ajo dhe ai nuk dinte cte thoshte. Do t'ja bente me te thjeshte. As vete nuk deshironte te humbiste ne biseda te kota me te, as qe i behej vone se si ishte dhe si kishin qene vitet e fundit per Kristin.

'Duhet te bisedojme.' shpalli prerazi ajo dhe pa i lene rradhe qe ai te pyeste se rreth cfare nisi te shpjegohej 'Per tim bir. Me nevojitet ndihma jote per te rifituar tim bir dhe shpresoj qe 10 minuta nga koha jote mund te mi japesh. Fundja me ke borxh shume me shume se kaq'

'Fituar?' pyeti i hutuar Kristi.

'Nje gjyq.'

'Cfare do prej meje?' nje tjeter pyetje e tij.

'Dua qe te dalesh para  je gjykatesi dhe te ritregosh se si me braktise me nje femije ne bark dhe se si me le ne mes te kater rrugeve pa asnje mbeshtetje. Asgje te veshtire, thjesht te verteten'

'Cfare i ka ndodhur djalit tone?' ngriti pakez zerin. Nuk mundi te mos qeshte, nje nenqeshje e shemtuar.

'Tone? Tani qenka djali jone?'

'Degjo Ajl, atehere isha i ri dhe budalla por tani...' nisi te justifikohej por pas 6 vitesh ato fjale ishin thjesht te tilla, fjale. Nuk sheronin asnje plage... Nuk zgjidhnin asgje

'Dhe tani do te me ndihmosh dhe kjo eshte hera e fundit qe do degjosh prej meje. Dije qe nuk do te te kisha telefonuar nese nuk do te isha ndjere e detyruar. Je personi i fundit qe deshiroj te rishoh ne jete'

Mbyllen telefonin pasi lane te takoheshin ne nje vend te rendomte pas nje ore, ne pushimin e tyre te drekes.
Teksa ecte drejt lokalit te fshehur ne rrugicat e bllokut kujtonte se si dikur zemra i rrihte aq fort kur shkonte ne nje nga ata takimet e tyre ndersa tani me fytyren e ngrysur as qe i behej vone per te. 
Ai e priste ulur ne nje tavoline buze rruges, nje cigare e holle digjej mes gishtave te tij. Shihte mendueshem ne drejtimin tjeter pa vene re Ajlen qe i afrohej.
Perplasi canten ne tavoline per te bere te ditur ardhjen e saj dhe u ul ne karrigen perballe Kristit. Pas 6 vitesh serisht perballe te njejtin djale qe kish menduar qe aq fort kish dashuruar. Pas 6 vitesh nuk ndjente asgje.
Ai kishte ndryshuar, burreruar pakez - ose ndoshta ishte thjesht nje efekt i mjekres pakez me te gjate. Mbante veshur nje xhakete sa serioze edhe sportive, nje stil qe gjithmone i ishte pershtatur me se miri. Nuk mundi te mos vinte re rrethin e florinjte qe shkelqente ne doren e tij te majte.

'Urime' tha Ajla. Fillimisht u duk i hutuar. Ndoqi shikimin e saj dhe veten atehere kuptoi, shkundi shperfillshem doren dhe falenderoi nen ze.

'Nuk ka shume' nisi te shpjegohej .

'E c'rendesi ka' ia preu Ajla. Nuk ishte aspak kurioze rreth jetes se tij.
Nisi ti shpjegonte rreth Dionit, rreth gjyqit duke i kursyer detajet e 6 viteve te fundit. Nuk deshironte te viktimizohej perpara tij, nuk deshironte meshiren e Kristit.

'Pse nuk me the gje?' pyetii pafytyre ai.

'Te te thoja? A nuk e bere te qarte qe as qe doje tja dije per ne.'

'Por nese do ta dija do te te kisha ndihmuar.' foli ndonese as vete si besonte ato fjale.

'Me ndihmo tani.'

'Normal qe do te te ndihmoje. Jam kaq borxhli ndaj teje'

'Mjafton te deshmosh dhe jemi te lare' rrekelleu kafen qe kamarieri kish vendosur para saj dhe u ngrit te largohej, jo pa i dhene me pare kartviziten e Endit.

'Flit me avokatin tim. Ai do te te sqaroje me ne detaje' e informoi.

'Nuk do te shihemi me bashke?' pyeti instinktivisht Kristi, me syte tere shprese te nje femije, syte e njejte me ato te adoleshentit qe dikur kish rrembyer zemren e saj.

'Ne sallen e ftohte te nje gjykate. Do te jem aty kur te deshmosh.' qe pergjigja e ftohte e saj ' Mirupafshim Krist! Qofsh i lumtur' shtoi perpara se te largohej. Ai mirupafshim nje lamtumire; ai urim i sinqerte...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now