'Cili është çmimi juaj?'

755 94 21
                                    

E kishin lene te priste, si edhe nje dite me pare.
Mbeshtetur pas nje muri te piset, perballe deres me mbishkrimin Avokat Petrit Peto, priste me padurim qe ajo dere te hapej dhe te ishte rradha e saj per te hyre dhe per te biseduar me avokatin qe kish qene shume i zene nje dite me pare per te degjuar edhe 'hallin' e Ajles.

Sot nuk do te largohej pa kembengulur qe edhe ajo te kishte 5 minuta me avokatin. Prandaj pa levizur nga korridori i ftohte, vazhdonte te priste.

Mund te trokiste edhe njehere mendonte me veten, por nuk deshironte qe te shqetesonte avokatin dhe kedo qe ndodhej brenda me te. Shume here e frenoi veten, por kur akrepat e ores se saj shenonin 2 dhe durimit te saj po i vinte fundi u afrua per te goditur lehte mbi dere me gishtat e saj te mbledhur.
Pikerisht ne ate çast dera u hap furishem dhe nje mashkull, i gjate e me floket e zeza e fare pak te gjata doli vrikthi prej zyres. Perplasi deren pas vetes. Dukej i nevrikosur, perpos edhe i lodhur.
Shfryu me vete dhe shfyu serisht kur ndjeu Ajlen qe e kurioze ndiqte me sy veprimet e tij.

'Mund te futem?' pyeti e trembur kjo e fundit. Djali i krekosur vetem e pa shtrembur, pa marre mundimin ti kthente nje pergjigje.

U fut e paftuar ne zyren e madhe. Pa perreth, rafte te mbushur me libra te trashe perpara se te perqendronte shikimin e saj mbi tavolinen qe zinte me shume se gjysmen e dhomes dhe burrin e plakur e trupvogel pas saj. Avokati me i suksesshem ne qytet, i kishin thene te tere rreth tij.
Nenqeshi lehte. Ne pamje te pare dukej me shume si nje gjysh i dale ne pension sesa si nje avokat mendjezhdervjelle qe fitonte rast pas rasti.

'Kush te tha te hysh?' zeri i tij nuk ishte babaxhan. Perkundrazi, i ashper dhe kerkues, nenshtrues.

'Dikush doli dhe thashe te futem meqe kam tere diten qe pres per ju, edhe sot' ia ktheu Ajla. Nuk i behej vone, ne fund te fundit ishte aty per te blere sherbimin e tij.

'Nuk pres vizita sot goc. Dil' tregoi me dore deren perpara se te permbyste syte mbi nje dosje te hapur mbi tavoline.
Ngurroi. Mund te dilte ne ate cast dhe nje zot e dinte se kur do te arrinte te hynte serisht ne ate zyre, ose mund te kundershtonte ate dhe ti paraqiste kerkesen e saj. Vendosi.
Duke mos iu bindur, serisht e paftuar, u ul ne njeren prej 3 karrigeve rrotulluese qe ndodheshin ne anen tjeter te tavolines, perballe avokatit te lodhur.

'Te thashe te shkoje' u mundua te dukej i eger ai, por deshtoi te fshihte habine qe dikush kish guxuar ta kundershtonte.

'Dhe une ju thashe qe kam tere diten qe pres, sic ju prita edhe dje. Sot nuk largohem pa nje pergjigje nga ana juaj' u pergjigj e qete Ajla.

'He flit, kush te ka sjelle ketu?' pyeti sa per te kaluar rradhen ai pa i kushtuar vemendje te mjaftueshme asaj.

'Vete. Kam ardhur vete sepse dua te apeloj nje vendim te gjykates se shkalles se pare'

'Dhe pse tek une?'

'Sepse jeni me i miri ne profesionin tuaj dhe kam nevoje per ju qe te fitoj kete ceshtje'

Vetem atehere ngriti syte, i intriguar nga vendosmeria e vajzes se re te ulur perballe tij.

'Dhe sa do ju kushtoje sherbimi im?' pyeti paturpesisht avokati. Ajla nuk uli syte. E kishin paralajmeruar qe ai ishte nje lekist i pashoq, dhe kish ardhur aty gati per te shkundur xhepat edhe nga qindarkat e fundit.

'Cili eshte cmimi juaj?'

'Shume me i larte sec mund te paguash ti.' iu pergjigj neveritshem plaku pasi studioi veshjet e lira te Ajles me nje shikim te percipte. 'Tani ik, se edhe koha eshte flori' e perzuri serisht ai, kete here tere perbuzje.

Iu bind dhe u sigurua qe te perplaste fort deren pas vetes pasi doli nga zyra e vogel, sic kish bere edhe ai mashkulli para saj. Tani kuptonte furine e tij. Avokati me i mire ne Tirane ishte nje prepotent i pashoqe, nje mendjemadh e hundperpjete qe neperkembte te tjeret si te ishin lodrat e tij.
Ne nje situate tjeter do ta kishte share, nuk do te ishte kthyer me kurre ne ate vend te qelbet por nuk ishte ne poziten ku i lejohej te zgjidhte. Ai i nevojitej, vetem ai mund ta ndihmonte per te fituar ate gjyq te mallkuar.

Ai plak antipatik ishte shansi i saj i fundit prandaj terhoqi tere kursimet e saj nga banka, mblodhu parate e lena ne sirtaret e dhomes ku flinte e me pas iu lut edhe te motres per nje borxh te majme duke i premtuar qe do ti paguante cdo kacidhe.
Mjaftueshem, mjaftueshem para per te ngopur oreksin e atij plaku nepsqar.

Te nesermen nuk priti me pas deres se drunjte por paturpesisht uli dorezen e metalte te deres per te hyre e paftuar ne zyren e avokatit te peshtire.
E pa, serisht ulur pas tavolines, zhytyr ne nje tjeter shkrese. Krah tij, ne kembe e perkulur per te lexuar te njejtat fjale ishte edhe burri i nje dite me pare. Lexonte me vetullat e ngrysura .

'Hmm hmm' krroi fytun Ajla per te njoftuar pranine e saj. Te dy ngriten syte, te dy te habitur.

Pershkoi ato pak hapa deri ne tavolinen e madhe me koken lart, duke u lutur qe te mos pengohej ne ate cast, qe guximi te mos e braktiste.

Pa i lene rradhe ndonjerit prej tyre te fliste perplasi mbi tavoline canten e mbushur me para, ato copa letre te ndyra e te pista nga duart e qindra njerezve dhe tere urrejtje, duke u munduar te egersonte ne maksimum zerin e saj, iu drejtua plakut me vetullat e ngritura qe i dridheshin habitshem e me gojen pak te hapur ndonese nuk po thoshte asgje.

'Po keto e blejne kohen tuaj?'

Pa sa canten dhe sa Ajlen dhe vetem pas disa sekondash qe u duken si nje perjetesi i beri shenje te ulej. Kete here ajo nuk u ul.

'Djali im do te merret me ceshtjen tende' tha me ne fund plaku. Zeri i tij me i embel e i bute se nje dite me pare. Ajla nen qeshi perpara se te perqendronte shikimin e saj kurioz mbi djalin qe qendronte pas plakut, dhe qe si ai studionte Ajlen.Ishte me i ri sec kish menduar ndonese fytyra serioze dhe gjithmone e ngrysur i shtonte disa vite. Floket e zinj e te dendur ishin te stiluar mire si edhe nje dite me pare, dhe mbante veshur nje kemishe te bardhe, futur drejte e ne menyre te rregullt nen xhinset e erreta.

'Endri Peto.' u prezantua me zerin e thelle.

'Ajla' tha pa shtuar qe ishte nje kenaqesi qe i njifte. Do te kish qene nje genjeshter, nuk ishte aspak kenaqesi te duroje prepotencen e tepruar te atyre dy individeve.

'Atehere, Ajla, me se mund t'ju ndihmojme?' pyeti tashme ai duke theksuar emrin e saj ne nje menyre perbuzese.

Ne cdo situate tjeter do ti kish kthyer shpinen njerezve delirante si ata por ishte fytyra topolake e Dionit te buzeqeshura jo qe i shfaqej perpara syve dhe e bente te qetesohej, te ulte koken dhe te duronte. Cdo gje per te, cdo gje per te patur serisht te birin e saj...

Afer dhe Larg (shqip)Where stories live. Discover now