'Unë, që i fala dashuri'

754 102 16
                                    

E pa ate dite te pare. Mbeshtetur ne nje trung peme shumevjecare, pa nje autobus shkolle qe afrohej. Ndaloi perpara shtepise luksoze me oborrin e madh. Prej saj zbriten ne fillim dy djem te gjate e hollake me floket e erret dhe pas tyre, ai. E njohu, zemra e saj prej nene e njohu ende pa pare fytyren e tij topolake. Ishte me i shkurter e me i mbushur se dy djemte e tjere. Te medhenjte mbanin canta te medha e uniforma, ndersa Aroni veshur me xhinse e nje xhup te bukur, mbante hedhur ne shpine nje cante te vogel kopeshti me Minons. Floket e tij ishin te arte, si te Ajles, buzeqeshja e tij rrezellitese, si ajo e Kristit. Ishte ai, i biri.
E ndoqi me sy deri kur u zhduken pas deres se rende te asaj shtepie hijerende dhe vetem kur dera u mbyll u kujtua te mbushej me fryme.

Aq nuk i mjaftoi. U rikthye serisht te nesermen, e serisht diten pas saj. Cdo dreke fshihej aty, pas te njejten peme dhe priste qe autobusi i bardhe te shfaqej ne kthesen ne fund te rruges. Jetonte per ato pak sekonda ne te cilat shihte te birin.

Nuk shkonte me ne shtepi gjate pushimit te saj te drekes, por hipte ne taksine e pare per ta cuar tek Aroni. Nje dite arriti vone, nuk e pa. Ajo ishte nje dite e shemtuar, nje dite e keqe.
Ditet e mira ishin ato kur i biri kthente koken drejt saj, ndonese nuk e dinte aspak qe Ajla fshihej aty. Ditet e mira ishin ato kur shikonte buzeqeshjen e tij.

Deshironte aq shume ti afrohej, ta prekte per ta besuar qe ishte i vertete dhe jo nje vegim i mendjes se saj. Ta ledhatonte sic kish deshiruar te bente prej kaq shume kohesh. Por si mund ti afrohej pa e frikesuar? Nuk dinte, prandaj fshihej, prandaj kenaqej me pak deri sa Zoti ti dhuronte me shume.

Ishte nje dite e enjte si te tjerat. Qendronte serisht ne te njejtin vend. Autobusi u vonua pak, padyshim prej trafikut, por u shfaq.
Kete here prej tij zbriti vetem Aroni. Binjaket kishin munguar ne shkolle.

Ishte rasti i saj. Pa u menduar kaperceu rrugen pa pare majtas e djathtas. Nje makine frenoi fort prane saj - nje shofer i vjeter e shante e mallkonte nen ze. Ngriti vetem doren pe rti kerkuar ndjese dhe nxitoi drejt Aronit qe tashme ishte drejtuar drejt hyrjes se shtepise.

Nuk mund ta humbiste kete mundesi.

E arriti. Po tani cfare? Si ti fliste? Si te terhiqte vemendjen e tij? Zot, si?
Ai ishte vetem nje femije, por perpara tij ndihej e dobet, e nenshtruar.

U mbush me fryme, dhe i foli.

'Ej' vetem aq. Vetem nje thirme e deshperuar.

U kthye drejt saj. Per here te pare pa syte e tij. Ishin te gjelbert, nje e gjelbert e thelle.

'Si je?' u perkul drejt te birit. Hapte dhe mbyllte doren e saj te djathte, per te luftuar deshiren per te perkedhelur fytyren e tij imcake.

'Kush je ti? Mami me ka mesuar mos te flas me te huajt teta' ndjeu syte qe iu mbushen me lot. Lote qe pushtoni syte e saj digjnin pas tyre e ne te njejten kohe buzeqeshte. Degjoi zerin e tij, zerin e tij aq te embel, femijenor.

'Une jam teta Ajla' u prezantua. Ajo ishte e ema, por si mund ti thoshte atij 6 vjecari qe mamaja e tij e vertete nuk ishte gruaja qe ndoshta e priste brenda asaj shtrepie?

'Ti je e huaj. Une nuk duhet tete flas' i ktheu shpinen dhe nxitoi drejt shtepise.
Kembet e tij u ngaterruan teksa nxitonte. Do te rrezohej nese nuk do te kishin qene krahet e Ajles ato qe do ta pritnin. E falenderoi me zerin e mbytur dhe u perpelit per ti shpetuar shtrengimit te saj. E la te shkonte...
E kishte prekur, e kishte ndjere ne krahet e saj. Ajo e enjte kish dita me e bukur e 6 viteve te fundit.

U kthye ne shtepi e vendosur per te luftuar per te birin. Ai do te ishte serisht i saj.
Ne djall vafshin prinderit e saj qe mundoheshin ti mbushnin mendjen qe te hiqte dore. Ai ishte i saji, dhe do te shkonte deri ne fund te botes per ta patur serisht, per tu zgjuar krahe tij cdo mengjes.

---

Te premten nuk priti pas pemes. Te premten priti ne hyrjen e viles luksoze.
Serisht vetem Aroni. Serisht i frikesuar kur e pa.

'Mos u tremb zemer. Dua te takoj mamin tend' i tha Ajla por ai nuk ndaloi.

Dera u hap dhe u mbyll pas tij. Nuk do te dorezohej. Priti. I ra nje zileje dhe priti.

Ishte nje grua trupvogel ajo qe u shfaq.

'Kush jeni ju? Pse e shqetesoni Dionin?' pyeti kercenueshem ajo. Dukej shume e sfilitur dhe kokeulur per te qene Silva.

'Dua te takoj Silva Bekteshin' tha e bindur Ajla.

'Zonja nuk eshte ketu'

'Atehere do ta pres. Ketu' ia ktheu e vendosur.

Nuk priti gjate. Sherbyesja kish genjyer sepse ishte vete Silva ajo qe u shfaq ne te njejten dere pak me pas. Mbante veshur nje fustan te shtrenjte mendafshi e ne qafen e saj tashme te rrudhur nga mosha shkelqenin diamantet e nje vareseje fine. Me duart e kryqezuara para vetes, pa egersisht nga Ajla. E studioi me shikimin e saj prepotent te nje gruaje te pushtetshme, te arrire.

'Kush na je ti?' pyeti hidhesisht.

'Jam Ajla' shtriu doren perpara saj. Silva vetem e pa shtrembur pa bere mundimin me te vogel qe ta rrokte doren e shtrire te Ajles. 'Jam mamaja e Dionit' plotesoi.

'Mamaja e Dionit jam une. Cfare e cmendure je ti qe shfaqesh ne deren time?' humbi qetesine e saj. U duk e acaruar. Ishte e frikshme kur egersohej.

'Une jam ajo qe e kam sjelle ne jete. Une dhe ti e dime mire qe nuk ishe ti ajo qe e ke mbajtur 9 muaj ne bark, apo jo?' e sfidoi ndonese zemra i rrihte e trembur ne kraharor.

'E solle ne jete per ta falur.' tha me shperfillje.

'Ti nuk e di...' nisi te shfajesohej Ajla.

'Une di vetem qe isha une ajo qe mbajta ne krahe ate krijese qe ne diten e tij te pare ne bote. Isha une qe i fala dashuri. Une ajo qe e rrita. Dhe kjo me ben mua mamane e tij. Pranoje ose jo, une jam me shume mama per Dionin sec do te mund te jesh ti ndonjehere. Nje ADN e perbashket nuk ka aspak rendesi perpara dashurise qe nje nene e vertete i fali atij femije' zeri i saj ishte i qete, theres.

'Tani zhduku' tha me te njejten qetesi perpara se ti perplaste deren ne fytyre per ta lene serisht vetem, te copetuar.. Por kete here jo te dorezuar.
Kete here do te luftonte, deri ne fund...

Afer dhe Larg (shqip)Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum