1

1.6K 154 304
                                    

Tani qe hyra ne gjimnaz kam nje realitet me te cilin duhet te perballem. Ky realitet me bente tu ngulja syte moshatareve te mia qe visheshin ne menyra te papershtatshme, te rinjve qe rrinin ne cepat e shkolles ku perdornin cantat per tu ulur dhe tymosnin ne qetesi.

Ndalova se pari andej dhe fillova te kerkoja me sy per ndonje shoqe a te njohur edhe pse e dija shume mire qe nuk do i gjeja ketu. Ne fakt nuk u ve faj pasi kjo shkolle mban nam te keq. As une ne fakt nuk duhet te isha ketu por cte beja ishte gjithcka per shkak te "tij".

Ndihesha e huaj ketu. Asgje nuk me lidhte me nxenesit qe vinin ketu. Cantat e tyre kishin me shume ajer sesa libra. Vajzat lyheshin sikur cdo dite te ishte feste ndersa djemt te pakten sillnin veten ne shkolle, ose ndoshta vinin vetem per te luajtur football apo per te pare vajza.
Zilja ra dhe askush nuk e prishi gjakun. Vazhdonin te bisedonin, te uleshin ne bare, te perqafoheshin etj.
Oren e pare kisha frengjisht keshtu qe misioni im i rradhes ishte te gjeja klasen. Teksa ngjisja shkallet si fillim ndjeje nje shtyrje dhe me pas nje leng te ftohte qe me derdhet nga mbrapa.
"Me fal" degjoj nje ze femre qe zgerdhihej mbrapa meje. Kthej koken per ta pare dhe ajo ndryshon fytyre menjehere. Nuk i flas por thjesht mallkoj me vete dhe vazhdoj te eci.
Me cante perpiqem te mbuloj njollen e kuqe qe u krijua ne vendin me te papershtatshem te mundshem. Sikur te mos mjaftonte i kisha xhinset e bardha madje. Me duhet patjeter te gjej nje banjo.

Korridori ishte i mbushur plot kjo e bente me te veshtire kerkimin tim. Shkolla ishte mjaft e madhe dhe te ky korridor kishte shume dyer por ndersa ecja syri me kapi nje vajze qe hynte ne nje dere blu me emrin "tualet" ne balle. BINGO! E gjeta dhe tualetin e vajzave.

Shume me shihnin shtrember teksa i drejtohesha asaj deres por une hyra pa humbur kohe. Nuk mund ta mbaja njollen aty do isha gazi i gjimnazit.

Hedh menjehere canten ne toke dhe hap rubinetin. Per ta pare me mire njollen ngre njeren kembe mbi banak dhe me dore filloj e fshij me pecet. Ne tualet isha vetem une, vajza tjeter duhet te kete hyre ne kabine. Bej mire te mbaroj shpejt para se ajo te me shohi ne nje pozicion te tille.

Por menjehere pas ketyre mendimeve degjohet dera e kabines qe hapet dhe del nje... djale!

"Ouo ke ngaterruar rrugen zemra?" ma ben djali.
Une menjehere ul kemben dhe ngrij ne vend. C'ben nje djale ne tualetin e vajzave?

Behem ti bertas por zhurma tjeter me nderpret.
Doli ajo vajza..

"Ec qerrohu prej ketu Niki. Ta kam thene qe urrej te kem te tjere kur ne tualet jam une. Ec zhduku tani" Iu afrua ajo dhe i dha nje te shtyre.

"Avash Novi. Je e ti ajo qe ngaterron rrugen perhere" rrotulloi syte djali pastaj me shkeli syrin dhe largohet.

"Po ti cben ketu?" ma ben vajza.

"Oh une sa... do dilja" them shpejt dhe kap canten.
Ajo me sheh cuditshem dhe pastaj shfryn.

Ajo del menjehere pas meje.
Duke e ditur qe isha paksa me vonese dhe qe nuk e kisha aspak idene se ku ndodhej klasa e frengjishtes vendosa ta pyesja: "A mund te me thuash se ku mund ta gjej klasen e frengjishtes?" dhe u habita kur vura re se ajo po me veshtronte ngultazi gjate gjithe kohes.

"Frengjisht?? Frengjishtja eshte per idiotet. Nejse eshte klasa B3 atje" dhe e beri me gisht.

Doja ta falenderoja por ajo iku menjehere.
Korridori nuk kishte shume nxenes tani. Kjo eshte shenje e keqe.

Mesimi te klasa kishte filluar, mund ta shihja qe prej xhamit.
Sa bukur e nise diten e pare Kaila!

Hap deren dhe gjithcka ne klase bie ne qetesi.
Klasa ishte e mbushur vetem me djem. Me sa duket vajzat e ketij gjimnazi e urrejn kete gjuhe.
Ok ta pranojme, nuk me pelqente fakti qe isha vetem, do ndihesha perhere...

"Uluni ju lutem" me drejtohet profesori.
Gjej nje karrige afer nje djali me koken ulur dhe ze vend.

Ora vazhdon dhe sa here qe profesori kthehej ndjeja veshtrime mbi vete. Pse valle duhet te qelloja bange e pare?

Nderkohe shoku i banges vazhdonte ta mbante koken ulur. Po flinte? Kishte vdekur? Nuk e bera une! Dua avokatin!

"Hening?" iu drejtua profesori "Z. Hening!" me me shume ze.

Hening? Tha Hening? O zot bej te mos jete ai!

Djali ngriti koken dhe hapi gojen.

Na fiku deren!

Karteri! Ne nje klase me Karterin! Ne nje bange me te! Kjo sduhej!

Me pas ktheu koken nga une dhe u tremb paksa.
"Po ti nga na dole ketu?" me tha

"Gjate kohes se gjumit Ter" u degjua nje person nga mbrapa.

"Hening? Po flinit gjume?" e pyet profesori.

"Jo profesor po praktikoja vdekjen" iu pergjigj.

Ai beri sikur nuk e degjoi dhe vazhdoi mesimin.

Perpiqesha te mos i hidhja syte por ishte e kote.
Kur zilja me ne fund ra u cova e para per tu larguar sa me pare. U perkula per te marre canten kur papritur degjoj te qeshura te forta nga djemte.

"Sot paske rrjedhje te forta vajze, nga emocionet?" ma beri Karteri.
Cpo thoshte ky? Po keta pse shihnin prapanicen time?

Oh mos!
Jo jo jo! Si ka mundesi qe harrova te hiqja njollen?

Marr canten menjehere dhe vrapoj nga dera. Shkoj menjehere ne banjo dhe nuk dola prej aty per 30 min edhe pse mbarova per 10 min.

* * *

Nuk e di me c'guxim do hyja ne ate klase pas kesaj. Ne sy te djemve! Ne sy te Karterit! Ne diten e pare!
Qe ai ishte ne kete shkolle e dija por sma merrte mendja qe do ishim edhe ne nje klase cdo ore frengjishteje.

Tani isha ulur ne mense. Diku nga cepi ku smund te me shihte njeri.
Te tjeret i kisha zili sepse njiheshin dhe benin qejf me njeri tjetrin ndersa une lash nam qe ne diten e pare.

"Me bli nje birre shpejt"
Ndjeva nje dore mbi supe.
Ishte ajo vajza perseri. Si ka mundesi qe nuk e ndjeva?

"Cfare?" i them.
"E degjove" ma pret

"Pse duhet te te blej birre, ketu as qe ka per me teper."

"Nese ka apo jo ate e di une dhe ai burri te mensa, plus qe ti me detyrohesh"
"Te detyrohem?" u cudita.
"Une sapo te shpetova nga nje futje duarsh te sigurt atje ne banjo!"
"Cfare?!" mund ta ndjeja skuqjen ne fytyre.
"E dashur ti ishe ne banjon e meshkujve"
"Banjo meshkujsh?? Po ti?..."
"Une i bie shkurt per atje se deri ne kate te dyte bie 10 kile"

"Ti perdor banjo meshkujsh?!" e pyes plot habi
"Uau vertet? Per zotin" ma kthen. "Nejse une quhem Nova."
"Kaila" pergjigjem.
"Une ste pyeta gjithsesi sme behet qejfi qe te takova"

Vemendja ime shkon gjekundi nderkohe. Shkon nga tavolina e Karterit ku ishin ulur disa djem dhe nje vajze. Me sakt vajza ishte ulur mbi te.

"Oh ajo eshte bitch por eshte rop i mir pz" flet papritur Nova.

Ajo mund te jete e dashura e tij mendova me vete. Hiq dore Kaila! Nuk e konkurron dot ate bjonden!
Ne fakt fraza e fundit erdhi nga goja e Noves.
"Cfare?"e pyeta
"Cfare?" u hutua ajo "Oho, po thosha qe nuk e konkurron dot ate pjeshken. Por nese ben nje twerk para tij atehere ndoshta i terheq vemendjen. Gjelat duan zocka" tha teksa me morri nje patate te skuqur nga pjata.

Nga me doli kjo vajza?
"Pra ate birren desha une" tha dhe mori nje patate tjeter.

Ndoshta po ta perplasja koken ne tavoline mjaftueshem here do mund te vdisja dhe sdo isha me e detyruar te shihja Karterin qe qesh me mua...

"Ehmm... une nuk e di se cfare muzike po zgjedh per twerk por une desha birre"




Faleminderit kushdo qe po e lexon ❤️
Mos harroni te lini mendimiin tuaj ❤️
Tanti baci 💋

LimeWhere stories live. Discover now