10

849 112 112
                                    


C'eshte nje mbretereshe pa mbretin e saj?
Me e fuqishme...


Shkova me nje fryme ne shtepi. Rruges kisha vrapuar dhe me behet qejfi qe nuk kisha vrapuar me lote por me nerva. Hapa deren dhe vrapova per ne dhome. Dera u perplas aq shume sa nje korniz ra ne toke dhe u thye.

Isha aq e zemeruar,kurre s'kam qene kaq por ja qe isha, dhe gjaku po me ziente si dreqi.
Ai u tall me mua! Luajti me mua! Me perdori mua!
Pa e kuptuar kisha kapur karrigen qe qendronte afer deres dhe e kisha hedhur tutje me sa kisha fuqi duke i thyer njeren kembez. Me vinte te shkaterroja gjera. Nuk ka ndodhur ndonjehere te ndihesha keshtu, madje kjo eshte nje ane e imja qe ende nuk e kisha zbuluar.

Fillova te hidhja librat, te thyeja zbukurimet aq te adharuara nga mami im. Me duhej dicka qe ta shqyeja. Kisha nevoje te shqyeja dicka. Kapa nje bluze timen dhe e shqeva ne copa copa.

Tashme me kishin dale edhe lote, por gjithsesi qendroja ende me nerva, oh sa nerva qe kisha!

Pse duhet te ma bente kete? Une e doja! E adhuroja! Ishte dashuri e sinqert per mua! Kurre nuk kam dashur dike aq sa ai. Jo! Ai ishte i vetmi! Dhe tani une e urrej! Sa ironike kjo.

Te urresh dike. Une kurre nuk kam urryer dike! As njerezit qe me kane degjeneruar ne shkolle.

Karter eshte i pari ne listen urryese. Dhe i vetmi mbase sepse une nuk urrej aq lehte.

Ai e coi lojen me mua teper larg! Me mori gjene e vetme te sinqert qe kisha, gjene e vetme te pafajshme. Virgjerine. Dhe ajo e mbremshmja ishte perdhunim, isha e verber apo si?

Ai me shtriu me detyrim, me zhveshi dhe beri cte donte me mua. Dhe une qe nuk beja asgje, thjesht thosha budalliqe me ze te ulet si "Mjaft" apo "Te lutem jo".

E urrej, e urrej, e urrej! Lotet me binin curg. Po mbytesha me to. Bie ne shtrat e lodhur, me koken qe me pellciste, ende me canten ne kurriz.

* * *

"Zemer?"

Ma?

"Zemer? C'ke keshtu? Te zuri gjumi? U lodhe qe mbreme?"

Ishte mami. Ngrihem pergjumesh.

"Si shkoi festa?" Me sheh me vemendje ne fytyre dhe ngrin.

"Kai ke qare e dashur? Te eshte skuqur fytyra dhe syte"

"Jo mami jam mire thjesht pak e lodhur" genjej

"Jo nuk eshte mire, ti ke qare, me thuaj tani se c'ke"

"Asgje ma seriozisht, me duket se kam fjetur me gishtin ne sy dhe e kam irrituar pak" i them

"Kaila mos mi shit keto mua" merr pamje serioze.

Cfare ti them?

"Jam ne rregull ma, e sheh?" Jap nje buzeqeshje te shtirur.

Mami me sheh ende me dyshim.

"Ne rregull atehere, nese ke dicka ti e di qe mund te hapesh me mua."

Po psikologe e di.

"Erdha per te folur dicka qe kam dashur te flisja por nuk kam pasur kohe, pak puna, gjera..."

Mami fliste dhe une qe mezi e degjoja. Koka me vinte rrotull. Me aq sa po me tregonte, mami ka njohur nje mashkull tjeter. Nje kolegun e saj. Ka kohe qe njihen dhe duan ta bejne marredhenien me zyrtare. Thote se eshte nje burre i mire. Jeton ne qender dhe ka dy djem.

LimeWhere stories live. Discover now