21

976 99 136
                                    




"Ne rregull ne rregull, mund te perdoresh dhomen andej"

Kap nje rrobe qe me ra dhe i drejtohem dhomes qe me tregoi me gishtin e tij.

Po dridhesha e tera nga uji i ftohte ne trup. Mbyll deren pas meje dhe kthehem per te pare dhomen.

Ishte e vogel, kishte nje dritare te madhe ne murin perballe. Gjithcka dukej melankolike si nga moti i zymte dhe me re ashtu si nga mobiliet e vjetra.

Shtrati ishte i madh dhe dukej i rehatshem gjithashtu.
Plik! Plik!
Po pikoja ne dysheme. Menjehere filloj te nderrohem. Heq rrobat dhe qendroj vetem me te brendshme. Kerkoj ne rrobat ndonje peshqir per tu thare por ai me siguri do e kete harruar.

Kerkoj me sy per dicka te cilen ta perdor...
Degjohet kercitja e deres se vjeter.

Ai mbylli deren pas tij dhe nuk po me shqiste syte.

"Dil jashte! Nuk jam veshur ende" i bertas.

Mu perpara meje ai heq bluzen e tij te trash duke nxjerre ne drite ate trup kaq familiar.

"Perse po e ben? C'ke ndermend te besh?" belbezoj. Nga menyra si me shihte kuptoja shume gjera.

Por jo. Ai shtrihet ne shtrat duke me lene mua si hu.

"Ti po dridhesh, eja shtrihu me mua" dhe ma beri me dore ne dyshek.

Ata sy tani nuk dukeshin aspak te rrezikshem. Aspak.

Ajo fytyre me beri qe ti bindesha. Ti besoja gjithcka ne ate moment.

Une vazhdoja te ruaja ende ndjenja per te.

Karter hap krahet per te me mbeshtjelle forte me to.

Cudi. Karter qe njoh une do me kishte vene poshte sa hap e mbyll syte dhe do me hapte kembet menjehere.

Ai ishte i ngrohte shume i ngrohte. Kisha vendosur koken ne kraharorin e tij teksa shikoja shiun qe binte jashte dhe avujt qe po krijoheshin ne xhama.

"Ke me ftohte?"

"Mhh... Jo me" them teksa shijoj castin.

"Edhe une ia mbatha" deklaron papritur.

Ngre koken per ta pare.

"Edhe ti?"

"Oh kjo nuk eshte hera e pare qe iki apo qe zihem me babin." qesh lehte "Ama jam me mire keshtu. Nuk mund te rri me njerez qe nuk me kuptojne, do te ishte vetvrasje."

"Edhe une u zura keq me mamin, le te themi qe shkaku ishe ti."

Ai hesht per pak dhe sheh tavanin.

"Te kuptoj, eshte faji im per gjithcka" me afron edhe me prane vetes.

"Kam kuptuar nje gje Kaila, vetem nje gje"  thote teksa me pershperit afer duke me pare ne sy. "Ne themi se urrehemi, se jemi nje gabim, qe nuk duhet te rrim bashke por... ku jemi tani? Jemi ketu gjysme lakuriq ne krahet e njeri tjetrit. Ndoshta jam une ai qe te jam vene pas por e verteta eshte, te cilen e kuptova vone, qe une... une nuk rri dot larg teje Kaila."

Ndalon se foluri per pak. Une kam ngrire nga fjalet e tij.

"Une te dua" thote me ne fund.

Nuk e prisja ai kurre nuk ma kishte thene kurre kete gje me.pare.

I kap fytyren me te dy duart dhe e puth fort. Puthja me e ngrohte dhe pasionante qe kemi dhene ndonjehere.

Ai me kap lehte floket dhe me kthen me shpine.

"Ia mbathim bashke. Larg te tjereve. Ne te dy bashke cdo dite."

"Te dua Karter" them me nje fryme. Ndihesha e eksituar. Dhe tani qe ai me ne fund u shpreh nuk doja asgje tjeter ne ate moment pervec Karterit.

Ai sikur me lexon mendjen dhe me heq cdo gje nga trupi. Me puth forte dhe vendoset me mire siper meje.

Jashte ishte ftohte dhe bubullinte, brenda ne djersisnim dhe mbushnim dhomen me renkime kenaqesie...


Hola potatoes 🥔❤️

Goodbye potatoes 🥔👋🏻

LimeWhere stories live. Discover now