27

1K 104 96
                                    



Diten tjeter e kaluam duke bere asgje. Rremuja qendronte ende ne sallon me copa cigaresh dhe shishesh te derdhura ne tapet.
Stomakun e ndjeja tmerresisht te dobet, si per mos te mjaftuar Piteri kishte qe dje qe nuk ishte kthyer. Jashte ditares po fillonte te errej.

"Kaila shko pak ne kuzhine dhe shiko nese ka ende ndonje shishe" tha duke u kollitur.

U nisa per ne kuzhine per te pare nese kishte ndonje gje per te ngrene gjithashtu. Kembet mezi po me mbanin, nuk kisha energji fare.
Aty gjej pak buke dhe gjalp.

"Karter ndoshta eshte me mire te hame dicka. Mbreme e tepruam shume me pijet."

Por ai therret nga dhoma tjeter: "Jo zemer nuk me hahet thjesht me sill ate qe kerkova"

Per vete lyej nje fete te vogel me gjalp dhe per Karterin nxjerr nje shishe nga frigoriferi.
Shkoj dhe i zgjas shishen.
"Nuk me dukesh mire. Kam gjithe naten qe degjoj ate kollen e tmerrshme. " them teksa i prek ballin.
Me pas ai cohet dhe me buzeqesh.

"Nuk ke pse behesh merak kot, nuk kam asgje"

"Kaq shume pije mund te te shkaterroje Karter." Vetem une mbreme volla tre here ne ate te shkrete banjo.
Ai hedh syte nga muri serioz dhe behet te me thote dicka por me pas nxjerre telefonin nga xhepi.

"Eshte Aleks" me thote.
Ai hap telefonaten dhe shkon per te folur ne kuzhine.

Po qendroja vetem ne sallon dhe teksa shihja nga dritarja edhe nje dite tjeter qe ikte ,mendja me shkoi menjehere te mami. Nuk mund te rrija ketu pergjithmon. Sigurisht qe do kthehesha tek mamaja por bashke me Karterin!

Teksa jashte po fillonte te perendonte dielli  vendosa te ndizja oxhakun.
Sapo u ula dera e kuzhines u hap dhe prej andej doli Karteri me nxitim.

"Ku po shkon?" E pyeta.

"Do dal pak me Aleksin" me pergjigjet teksa vesh kepucet, pastaj vjen tek une dhe me puth fort ne faqe. "Nuk vonohem."

Gjysem ore pasi iken mua me fillon nje dhimbje barku. Per ta qetesuar disi shkoj ne kuzhine per te ngrene akoma por me duket se kjo i perkeqesoi pak gjerat. Shkova menjehere ne banjo per te nxjerre gjithcka qe kisha futur ne stomak. Po filloja te dridhesha, te kisha ftohte, nuk kisha energji per tu ngritur ne kembe dhe me e cuditshmja syte e mi po me digjnin dhe po lotonin.

Ndihesha vertete shume keq. Stomaku im ishte shkaterruar komplet nga shume pije dhe aspak ushqim.  I dhash force vetes qe te ngrihesha nga pllakat e  ftohta te banjos per tu ngrohur ne oxhak.
Duke ecur sikur kisha shkopinj ne vend te kembeve mberrij me ne fund atje.

E cuditshme sesi nuk po pushoja se dridhura dhe se paturi ftohte. Degjova disa sirena policie qe po afroheshin. Me syte e mbushur me lote te pashpjegueshem po shihja sesi disa drita kuqe dhe blu po ndriconin bukur dhomen.
Dera u hap me dhune. Gjithcka e shihja ne menyre jo te qarte.

Nje burre i huaj po vinte drejt meje.
"Gjithcka do te shkoje mire vogelushe"

*     *      *

Hap syte per te gjetur veten ne spital. Ne krahe me ishin ngulur age dhe ne hund po mbaja disa tuba. Ndodhesha vetem ne dhome deri ne momentin kur dera u hap menjehere.

"Kaila shpirt! U zgjove? Se ke idene sa ne merak isha per ty!" U ul prane meje dhe filloi te me puthte "Si ike ashtu? Jam penduar shume per ato qe te thash, nuk duhet te te kisha thene gjera te tilla zemer. Une vetem ty te kam. Vetem ti me ke mbetur. Keto 4 dite ishin nje ferr i vertet. Nuk kisha vene sy ne gjume." Po fliste shpejt dhe me disa pika loti qe po i rridhnin.

LimeWhere stories live. Discover now